Tërmeti i fuqishëm shkund këtë vend, lëkundjet ndjehen deri në..

Një tërmet me magnitudë 4.5 shkallësh të Rihterit është regjistruar ditën e sotme në Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në Kroaci.

Sipas qendrës sizmologjike mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit ishte 39 kilometra në veriperëndim të Zenicës, me një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 29 kilometra në verilindje të Knezhevit.

Tërmetin e ndjenë më së shumti qytetarët e Teshnjas që kanë thënë se lëkundjet zgjatën rreth 20 sekonda.

Dridhjet u ndjenë edhe në Travnik, Zenicë, Zavidoviq, Çelnicë, Banja Llukë dhe Gradaç. Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.