A do të ketë reshje? Meteorologu Osmani zbulon surprizat e motit për javën: Duke filluar nga e enjtja..

I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ishte meteorologu Hakil Osmani, për të dhënë parashikimin javor të motit.

“Pritet që orët e pasdites të sjellin kalime të lehta të vranësirave në territorin Shqiptar. Më të dukshme pritet të bëhen në orët e vona të natës, ku pritet të sjellin vranësira të dendura të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu.

Dita sot ka sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm, por gjithashtu kemi patur edhe rritje të temperaturave.

Dita e martë sjell një rënie të lehtë temperaturash.

Edhe pse ditën e martë edhe të mërkurë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave, ditën e enjte do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit, duke bërë që në fundjavë të kemi maksimume të cilat të luhaten rreth vlerës 32 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët. Në vijën bregdetare do të kemi temperatura deri në 30 gradë celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike, dita e martë dhe e mërkurë mbeten në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje shiu.

Duke filluar nga dita e enjte e në vazhdim kemi përmirësim të kushteve të motit”, tha meteorologu.