Tr*nditet vendi me mijëra shqiptarë/ Burri vr*t gruan dhe vajzën, pl*gos nënën dhe dy fëmijë, më pas i jep fund jetës

Mëngjesin e sotëm, Italia është tronditur nga një krim i rëndë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Nuoro të Italisë.

Sipas informacioneve të para, numri i viktimave, është tre të vdekur dhe katër të plagosur.

Një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij dhe plagosi dy fëmijë të tjerë të vegjël, dhe një fqinj.

Më pas, ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij, duke e qëlluar me armë dhe duke e plagosur rëndë në kokë.

Mësohet se pas krimit të rëndë autori vrau edhe veten.

Ambulancat, Policia dhe Karabinierët ndodhen në vendngjarje dhe po rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes