Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan.

JOQ Albania mori disa mesazhe nga qytetarë të ndryshëm të cilët raportuan për tërmetin.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 8 km në verilindje të Elbasanit dhe 37 km në juglindje të Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 22:50, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 kilometra sipas raportimeve paraprake të Institutit Sizmologjik Europian

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes