Tragjedi në vendin me mijëra shqiptarë/ Bllokohet në makinerinë e xhinseve teksa punonte, humb jetën 25-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Glavki në Larisa, Greqi, ku një 25-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident pune në një fabrikë xhinsesh.

Sipas informacioneve të mediave greke, e reja dyshohet se ka mbetur e bllokuar në një makineri pak para orës 4 të mëngjesit.

Për ta nxjerrë nga situata e rrezikshme, kanë qenë të nevojshëm 12 punonjës të zjarrfikëses.

Megjithatë, kur ambulanca ka arritur në vendngjarje dhe e ka transportuar atë në spital, fatkeqësisht, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.