Tragjedi e madhe! Shpërthimi i telefonit në karikim shkakton zjarr, katër të vd*kur, mes tyre dy fëmijë

Katër anëtarë të një familje humbën jetën në Spanjë, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Guillena, në provincën e Seviljas, kur bateria e një telefoni në karikim shpërtheu duke shkaktuar një zjarr të madh, që iu mori jetën çiftit të bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre 16 dhe 21 vjeç.

Zjarri raportohet të ketë rënë në orët e para të mëngjesit, teksa kanë qenë hetuesit ata që kanë zbardhur shkaqet e fillimit të flakëve.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë për katër anëtarët e familjes Rendon.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes