Dhimbje e madhe/ Humb jetën në një aksident tragjik ish-“Miss”-i , të pla*gosur mbeten motra dhe vëllai i saj(Foto)

Mbretëresha e bukurisë vdes në një aksident të tmerrshëm pasi kamioni i saj u përplas në luginë dhe më pas mori flakë. Një ish-Miss humbi jetën në një aksident të tmerrshëm, që la pas la të plagosur edhe dy persona të tjerë, kur kamionçina që ajo ishte duke udhëtuar doli nga rruga dhe pas përplasjes në një luginë, shpërtheu në flakë.

Samanta Villarreal po udhëtonte me një Ford Lobo në Nuevo León, Meksikë, kur pësoi aksident. Zjarrfikësit dhe mjekët e Kryqit të Kuq kanë mundur të nxjerrin të tre viktimat nga automjeti. Villarreal, nënë e një vajze katërvjeçare, nuk kishte shenja vitale dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.

Samanta Villarreal, e cila në vitin 2018 u kurorëzua Mbetëresha e Turzimit në qytetin meksikan, “El Carmen”, humbi jetën në aksident, ndërsa mbetën të plagosur motra dhe vëllai i saj.