Tërmet i fortë tro*ndit vendin me mijëra shqiptarë, sa ishte mangituda

Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar këtë të shtunë 19 tetor në mesditë, në Ankara të Turqisë.

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet janë regjistruar në orën 14:41 me qendër në zonën e Dulkadiroğlu.

Lëkundjet u gjetën në një thellësi prej 10.53 kilometrash, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha: “Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në zonën Dulkadiroğlu të Kahramanmaraş. AFAD dhe të gjitha ekipet tona të agjencive përkatëse filluan menjëherë skanimet në vend. I uroj shëndet të mirë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësia”.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes