Tragjedi në vendin me mijëra shqiptarë! Vd*es në aksident i riu shqiptar, baba i një djali 6-vjeçar

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të nodhur në Forli.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar po lëvzite me skuter kur u godit nga një makinë e drejtuar nga një 60-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, të premten.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë pas më shumë se 24 orësh.

Aksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të errësirës dhe motit të keq.

Trupi i pajetë është ende në dispozicion të organeve të drejtësisë për autopsi.

I riu shqiptar ishte baba i një djali 6-vjeçar./vizionplus.tv