Dy tërmete me një distancë të shkurtër kohore nga njëri-tjetri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Halkidiki, pranë Selanikut në Greqi
Siç raportojnë mediat greke, tërmeti i parë më ka pasur një intensitet 5.2 Rihter me epiqendrën e vendosur 12 kilometra në jug të New Moudania, Halkidiki me thellësi 5 kilometra
Ndërsa tërmeti i dytë, kishte një intensitet 4.3 Rihter me epiqendër 10 kilometra në jug të New Moudania, Halkidiki me një thellësi 5 kilometra.
Tërmetet janë ndjerë veçanërisht në Selanik, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale.