Dhimbje e madhe! Nëna vr*et fëmijën e saj 5-vjeçar, më pas i dërgon mesazh ish-bashkëshortit: “Mos u frikësoni, nuk kemi më djalë…”

Është tronditëse vrasja e një 5-vjeçari nga vetë nëna e tij në Alaskë, e cila më pas i ka dërguar një mesazh zanor babait të fëmijës dhe ish-bashkëshortit të saj, ku ndër të tjera i ka thënë “mos u frikësoni, nuk kemi më djalë”.

Sipas dosjes hetimore, 43-vjeçarja Cedar Mae Sarten vrau djalin e saj Bodhi më 13 tetor duke i lënë atij një sërë mesazhesh rrëqethëse.

“Robert kjo është shumë serioze, duhet të vish këtu tani”, mësohet t’i ketë thënë fillimisht 43-vjeçarja ish-bashkëshortit të saj përpara se të shtonte “të lutem mos u mërzit, nuk kemi më djalë”.

Siç thuhet më tej në dosje, 43-vjeçarja fillimisht e ka goditur fëmijën dhe më pas e ka qëlluar me thikë kuzhine.

Ekipet e shpëtimit që kanë shkuar me shpejtësi në shtëpinë e 43-vjeçares kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijës 5-vjeçar në një shtrat, ndërsa gruaja ka tentuar të vrasë edhe veten.

Sipas informacioneve, 43-vjeçarja i ka dërguar një mesazh babait të fëmijës nga spitali duke i thënë “E di që je i inatosur sepse fëmija ka vdekur. Nuk po ju akuzoj, thjesht po ju raportoj”