Acari ‘mbërthen’ vendin, IGJEO: Ky dimër do të jetë më i ftohti i 5 viteve të fundit, do ketë..

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, tha përmes një interviste televizive, se presim që këtë javë të jemi nën ndikimin e reshjeve të shiut, ku më i lartë intensiteti do të jetë të mërkurën dhe të premten megjithëse nuk parashikohen përmbytje veç disa problematikave të vogla në zonat urbane.

“Presim që për këtë javë të jemi nën ndikimin e reshjeve të shiut. Presim që sot në veri të ketë reshje të dobëta. Duke nisur nga nesër presim që në qarqet e veriut (Shkodër dhe Lezhë) të kemi reshje mesatare dhe lokalisht shkojnë deri në intensive. Intensiteti shtohet të mërkurën. Temperaturat në bregdet shkojnë nga 9 gradë minimale, ndërsa maksimalet do të regjistrojnë vlerat 19 gradë Celsius. Në zonat e ulëta temperaturat do të luhaten nga 7-18 gradë, ndërsa në zonat malore presim që temperaturat të vijojnë nga 2-11 gradë Celsius.

Nuk jemi të rrezikuar, nuk parashikojmë të kemi reshje. Të mërkurën priten reshje me intensitet dhe të premten. Mund të shfaqen problematika në qendrat urbane, por sa i përket ditës së sotme dhe të nesërme do të jetë situatë e qetë.

Të mërkurën mund të ketë problematika në qendrat urbane të mërkurën dhe të premten. Nuk parashikojmë stuhi dhe përmbytje këtë javë.”

Gjoni tha se ky dimër do të jetë me temperatura më të ulëta sesa ato që janë regjistruar gjatë 5-vjeçarit të fundit.

“Presim që ky dimër të jetë me temperatura më të ulëta, sesa ato që janë regjistruar gjatë këtij 5-vjeçari dhe do të kemi prani të reshjeve të dëborës, kur kemi pasur në mungesë pjesën e reshjeve të dëborës.”