“Mos e provoftë njeri këtë dhimbje”! Drithëruese, reagon mamaja e Martinit jep mesazhin e ndjerë

Protesta e qytetarëve e nisur nga shkolla “Fan Noli” për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur në Ministrinë e Arsimit.

Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., ka dërguar një mesazh në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit për të birin.

“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kureë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira.

S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja.

Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan ajo.

Me foton në duar, shoku i adoleshentit tregon bisedën e fundit me Martinin: Më tregoi që…
Me foton e Martinit në dorë, edhe shokët e 14 vjeçarit iu bashkuan marshimit protestë që vijon drejt Ministrisë së Arsimit.

Një shok i klasës së Martin Canit teksa marshon tregon se të hënën, ditën kur dhe ndodhi vrasja ai i kishte treguar për sherrin që kishte me autorin. Shenjë që 14 vjeçari ka qenë i shqetësuar.

“E kisha shok klase. Ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën” tha shoku i Martinit.

Sapo ka nisur protesta për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Qytetarët nisën marshimi për të sensibilizuar institucionet dhe shoqërinë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martinit Canit 14 vjeçar të mos ndodhin më. Marshimi nisi nga Shkolla ‘Fan Noli’ ku mësonte Martini drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ‘prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve’.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes