Tragjike në Durrës/ U dëmtua aksidentalisht nga një makineri, humb jetën punëtori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Mësohet se një punëtor i një firme për përpunimin e duraluminit, ka humbur jetën.

Raportohet se ai është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës nga një makineri. Si pasojë, e plagëve të marra ka vdekur në spital.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes