E papritur! Vranësira dhe reshje shiu? Moti në 112-vjetorin e pavarësisë sipas meteorologes Tanja Porja

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se ditën e sotme ka pasur një rritje prej rreth 3 gradë të temperaturave në vend.

Porja tha se kjo rritje e temperaturave do të shoqërohet me reshje shiu, të cilat fillimisht do të jenë të pakta dhe pas mesnate do të bëhen më të dendura në Shqipërinë veriore e qëndrore.

Ajo tha gjithashtu se temperaturat minimale në zonat malore janë 3-5 gradë celcius sot, ndërsa në bregdet, temperaturat minimale janë rreth 12 gradë celcius.

“Sot rritje prej 3 gradësh të temperaturave. Orët e mesditës do të shtohen vranësirat në të gjithë territorin. Vonë pasdite presim reshjet e para në veriperëndim dhe perëndim të territorit shqiptar, reshje që sot dhe nesër do të jenë në formë rrebeshesh.

Pjesa e paradites së sotme paraqitet me kthjellime dhe vranësira. Vranësira më të dendura do të ketë në veri.
Sot kemi vlera minimale nga 3 deri në 5 gradë në zonat malore dhe minimumi në vijën bregdetare 12 gradë celcius. Reshjet deri në mesnatë do të jenë në sasi të paktë dhe pas mesnatës pritet të ketë reshje më te dendura”, tha Porja.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes