Tërmeti ‘tr*ndit’ Italinë, banorët kalojnë natën jashtë

Një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rajonin e Kozencës në Itali.

Tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda duke shkaktuar panik te banorët e zonës,

një pjesë e të cilëve e kaluan natën jashtë.

Paraprakisht nuk raportohen të lënduar apo dëme, teksa vijojnë verifikimet nga autoritetet lokale në terren.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes