Familja korçare nuk lë nusen të shkojë në dasmën e vëllait dhe në varrimin e xhaxhait

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë nëna e një djali au tik Antigona. Ajo ka rrëfyer se është nga Bureli dhe u martua në Korçë. Prob lemet më të mëdha në familje nisën kur lindi djali. Burri i saj ndikohej shumë nga prindërit të cilët nuk i jepnin lekë për nevojat e tyre personale. Pasi lindi djali, ai filloi të kishte pro bleme shëndetësore dhe ata nuk dëshironin ta dërgonin nëpër spitale apo t’i blinin ilaçet që i duheshin.

Madje e keq ushqyenin, ndaj e pakënaqur, Antigona e mori djalin kur ai ishte vetëm një vjeç dhe iku nga shtëpia e të shoqit, i cili nuk donte t’ja dinte për ta. Ndarja zyrtare me dokumenta është bërë në muajin Qershor. Antigona para 5 vitesh, u vendos në Durrës, në një shtëpi me qera, ku jeton vetëm me djalin.

Zgjodhi të shkonte në Durrës sepse dhe i vëllai jeton në Durrës, me qera. Antigona nuk punon dot sepse nuk ka me kë të lerë djalin, ai shpesh bëhet agr esiv. Nuk ka ndihmë, prindërit i jetojnë në Burrel. I ati i djalit nuk interesohet fare për të birin, ka 5 vite që nuk do t’ia dijë. Të ardhurat për Antigonën dhe djalin e saj janë vetëm 213 mijë lekë të vjetra në muaj, që merr kemp djali, përfshirë këtu dhe pagesën për kujdestarin që ai ka nevojë.

Antigona ka ndarë me publikun edhe disa situata të pakëndshme që ndodhnin në familjen e burrit. Ata nuk e dërguan Antigonën në dasmën e të vëllait sepse justifikim gjenin lekët, edhe pse sipas saj ata kishin para. E njëjta gjë ndodhi kur i vd iq xhaxhai ata nuk e lejuan të shkonte në va rrim dhe ka shkuar pas 6 muajsh me lekët e të ëmës për të bërë qokën.

Mirela Milori: Kur e kuptuat që djali kishte çrregullim të sjelljes?

Antigona: Pa u bërë 1 vjeç. Kur i thirrje, nuk reagonte, nuk shikont në sy dhe i thashë atyre që djali ka diçka. Kur e çuam tek doktori në Korçë ai tha që dyshoj për aut izëm. Do i bëni një ezhe në Tiranë që ta përcaktoj më mirë. Ata nuk pranuar dhe aty vendosa që të iki pa i thënë asnjë gjë, kam marrë djalin dhe kam ikur. Erdha i bëra të gjithë ekzaminimet dhe doli që kishte çrregullim të spektrit autik.

Mirela Milori: Ia the bashkëshortit?

Antigona: Po, thoshin hë se ka ecur shpejt dhe do flasë me vonesë.

Mirela Milori: Ti u ktheve tek prindërit e tu, çfarë qëndrimi mbajti bashkëshorti jot?

Antigona: Asnjë gjë, kishin bërë një denoncim sepse isha larguar pa iu thënë gjë dhe unë i thashë policisë që jam tek prindërit e mi dhe tek ai nuk kthehem më dhe humbi si çështje. As nuk ka ardhur ta shohë më, asnjëherë këto vite, vetëm e ka parë në seancën e gjyqit.

Mirela Milori: Kur u bë divorci?

Antigona: Në Qershor të këtij viti.

Mirela Milori: Cili ishte qëndrimi i bashkëshortit?

Antigona: E pranoi menjëherë sepse e dinte që unë nuk shkoja më atje. Më ka kërkuar disa herë kur shkova tek prindërit por nuk u ktheva. Kur mu martua një vëlla nuk më lanë të shkoja, më vdiq një xhaxha nuk më dërguan dhe ishte mbushur (qan).

Mirela Milori: Martove vëllain dhe nuk lejuan të shkoje në dasmë, pse?

Antigona: S’kemi lekë, gjej lekë dhe ik më thoshin. Edhe për rastin e xhaxhai, kam shkuar pas 6 muajsh dhe i kam marrë lekë mamit tim që i kam bërë qokën sepse nuk më dhanë.

Mirela Milori: Po prindërit e tu si e pritën kur shkove në shtëpi?

Antigona: Nuk e pritën mirë në fillim, por më pas u bindën. Mami im ka qenë nja 3 herë aty dhe i ka parë reagimet e tyre, ka qenë edhe kur u sëmur djali me temperaturë edhe mami ma ka dërguar një herë në spital në Korçë dhe doktori tha që ky fëmijë duhet të shtrohet patjetër. Mamin e kam pasur përkrahje gjithmonë, edhe babin. /tvklan.al

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes