Mas*kër/ Gjenden 10 të vr*rë

Dhjetë persona u vranë mëngjes të së dielës në një zonë rurale në jugperëndim të Ekuadorit. Ndërkohë mësohet se njëri prej viktimave u gjet i copëtuar. Provinca ku u gjetën viktimat është në gjendje të jashtëzakonshme.

“Nëntë kufoma u gjetën me plagë plumbi dhe, rreth një kilometër larg, në një fushë u gjet një kufomë plotësisht e copëtuar në një thes. Në total, dhjetë kufoma në kantonin El Guabo të provinca El Oro,” tha për shtypin këtë mëngjes komandanti i policisë në zonë, Pablo Fajardo.

Të gjitha viktimat kishin plagë plumbash, tha një zëdhënës i policisë më herët. Në vendngjarje u gjetën plumba dhe gëzhoja për një automatik dhe një kalibër më të vogël nëntë milimetra, ndoshta të një pistolete.

“Ata janë sulmuar teksa po pushonin”, tha komandanti i policisë Fajardo, i cili theksoi se disa nga viktimat ishin të huaj, duke sqaruar se ende nuk është bërë e ditur kombësia e tyre.

Disa nga viktimat u gjetën brenda një rezidence, të tjerët ishin të shtrirë në një rrugë aty pranë. Personat që u vunë në shënjestër kishin shkuar në El Guabo disa ditë më parë. Ata morën me qira pronë në këtë zonë rurale të njohur si La Victoria.

Policia po kryen hetimet dhe në këtë fazë nuk mund të bëjnë vlerësime për autorët e masakrës apo motivin. Krahina El Oro është ndër zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të përshkallëzimit të dhunës së bandave . Lista përfshin gjithashtu provincat e Los Rios, Manavi, Santa Elena, Orejana (në Amazon) si dhe qytete të tilla si kryeqyteti Quito (në provincën e Picincha) dhe Camilo Ponce Enriques (Asuai).

Vdekjet e dhunshme në Ekuador janë rritur me një shkallë alarmante vitet e fundit për shkak të aktivitetit të bandave. Shkalla e vrasjeve u rrit nga 6 për 100 mijë banorë në 2018 në 47 në 2023.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes