Shoqëria shqiptare po drejtohet gjithnjë e më shumë tek të shiturit mend nëpër rrjete sociale dhe kjo shihet fare lehtë nga postimet e miqve apo atyre që njohim.
Duke parë kërkesat e shumicës së vajzave kohët e fundit, një rast i veçantë rrëfehet për redaksinë JOQ nga një djalë nga Korça.
I riu ka deklaruar se megjithëse jeton në Michigan në luks, nuk ka qenë asnjëherë në një lidhje.
Ai shkruan se sa herë është përpjekur nuk ia ka dalë t’i bjerë në sy ndonjë vajze. Djali kërkon ndonjë ndihmë nga bashkatdhetarët e tij në lidhje me situatën në të cilën gjendet.
Për më shumë ai ka rrëfyer me detaje historinë e tij për JOQ Albania:
“Pershendetje Joq.. jam nje djale nga Korca dhe si cdo korcar edhe une jam ne amerike edhe per momentin jam ne Amerike …kam nje problem … qe e cilat nuk jan parate …falenderoj zotin per kete…
Une kam 5 makina 2 Mercedes benz 1 HUMMER 1 FORD edhe 1 cadillac …. Por problemi im eshte se nuk po gjej nje vajze qe te jem ne lidhje .. edhe nuk nuk kam qen ndonjere i lidhur me ndonje vajze edhe
ndihem shum i vetmuar edhe pse kam ven lek….. kam pare shum postime edhe rastin e fundit me djalin me X6 qe e ndiqte mbrapa gocen….. Pse nuk ndodh me mua .kjo gje sa do jam perpjekur … Dua nje mendim nga shqiptaret. nuk me interesojne sharjet apo tallejet ….Flm jeni me te mirët”.