Tr*nditëse në Greqi! Shqiptari v*et gruan dhe fsheh trupin në papafingo, fëmijët..

Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi së fundmi, teksa raportohet se një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij.

Sipas asaj që raportohet nga gazetarja Ira Londo, burri ka thënë para autoriteteve se e ka goditur gruan me çekiç dhe se trupi i saj ndodhet në papafingo të shtëpisë së tyre në Ampelokipi, Athinë.

Telefonata ka ardhur rreth orës 18:00, dhe menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Sapo ata janë futur në banesë, kanë ndjerë një aromë të rëndë dhe, pasi janë ngjitur në papafingo, kanë gjetur çanta të zeza ku ishte fshehur trupi i gruas.

39-vjeçari ka thënë se e ka vrarë duke e qëlluar me grushte dhe me çekiç, teksa fëmijët ishin në shkollë.

Raportohet se motiv për ngjarjen tronditëse ka qenë xhelozia e bashkëshortit, ndërsa mësohet se gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi pa e ditur se trupi i nënës ndodhej i fshehur aty.