Një seri tërmetesh goditën vendin El Salvador të Amerikës Qendrore.
Një prej të cilëve u regjistrua me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter, në jug të vendit, rreth nëntë kilometra në jugperëndim të La Union, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Autoritetet e El Salvadorit njoftuan se aktivizuan protokollet e emergjencës për shkak të tërmetit,
i cili u ndje edhe në Tegucigalpa, kryeqyteti i Hondurasit fqinj, si dhe në pjesën lindore të Nikaraguas, raporton Reuters.