Vr*sja m*kabre e Alba Cenkos! Tr*ndit e afërmja e viktimës çfarë i tha Kastriot Cenko motrës së gruas: Ajo pr**tituta iku me dëshirë dhe..

Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen makabre e Alba Cenkos, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi.

39-vjeçari pasi e vrau me çekiç të shoqen dhe e mbyti, fshehu trupin e pajetë të 32-vjeçares për një javë në papafingon e banesës së tyre në Amopelikipoi.

Përgjatë javës që mbante kufomën e gruas në papafingo, Cenko përmes telefonit të saj i dërgonte mesazhe të afërmve të Albës në mënyrë që ata mos të dyshonin asgjë për krimin makabër.

Por motra e viktimës dyshoi që në momentin e parë që Kastrioti i çoi mesazhe nga telefoni i Albës.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 vjehrra e motrës së Albës tha se nusja e saj dyshoi që në fillim.

Ajo tha se një komunikim që Kastrioti pati me nusen e saj, ai i kishte thënë se e motra kishte ikur me dëshirën e saj nga shtëpia. Në komunikimin me motrën e Albës, ai e cilësoi viktimën “Prostitutë”.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes