Vjen dimri! Ja çfare pritet te ndodhe sot me motin

Vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, duke sjellë në vendin tonë, reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, por sasia e tyre do të jetë më e pakët.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të ketë shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territori Shqiptar, ku edhe temperaturat do të jenë tipike dimri.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera më e lartë, e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor, duke krijuar në brigjet detare Valëzim 3 – 4 ballë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes