Frederik Ndoci tregon si e zbuloi se ish-gruaja ishte l*zbike, si me tradhtonte ne komunizem, i hyja ne krevat dhe

Frederik Ndoci është rikthyer në një intervistë pas shumë kohësh dhe nuk ka ngurruar të bëjë deklarata të bujshme rreth jetës së tij private e jo vetëm.

Duke u ndalur te vajza e tij e dytë, Klea, ai tha se me të ka marrëdhënie shumë të mira. Gjatë një show televiziv kohë më parë, Klea ka thënë që ka filluar rrugën e drogës që 12 vjeç,

ndërsa 13-vjeç e kishte gjetur veten duke konsumuar drogë. Këtë periudhë artisti e përshkroi si më të keqen për të bijën duke u shprehur:

“Ishte një periudhë shumë e keqe e vajzës sime Klea. Duket se e ka ndjerë largimin tim, sepse ishte shumë e lidhur me mua dhe ka parë realitetin në anën tjetër që nuk ishte shumë pozitiv për të dhe më kollaj e kanë ato jetën e vagabondazhit se të të dhurojnë një tufë me lule.

Edhe Klea ishte addiction ( e varur nga lëndët narkotike). Shansi ishte që iku nga ky addiction dhe hapi një emision televiziv.”-tha ai në “Glamour Zone” në RTV Ora.

Më tej ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me aktoren Sesilia Plasari, krah të cilës u shfaq në filmin ‘Edhe kështu, edhe ashtu’, përkatësisht me rolin e Andit dhe Almës.

Frederiku sqaron se mes tyre kishte, flirt, kimi dhe jo vetëm, ndërsa ka qenë i martuar në atë periudhë.

Këngëtari tha se gjatë xhirimeve të filmit ata kanë patur dhe 2 skena me puthje të cilat më pas nuk u transmetuan në film.

“Kishim ca skena me puthje, edhe në fillim të filmit edhe në mes, por duhej ta bënim shumë organike. Duke i provuar për qejf, për të parë a dukemi mirë te kamera… Edhe pastaj më duket se punoi kimia, edhe shyqyr na ikën dritat atë natë.”

Siç ka bërë me dije prej vitesh, martesa e tij e parë, përfundoi pak pas zhvendosjes në Amerikë pasi ish-bashkëshortja e tij ishte lezbike.

I pyetur, si e zbuloi këtë, Frederiku tha: ‘Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha ‘Unë dua Suzanën, jo ty’.

Unë merrja pjesë në filma nga 2-3 muaj, ajo merrte një shoqe se kishte frikë të flinte vetëm. Po, ku i dinim ne këto punë?

Këto janë gjëra të studiuara, edhe në shkollë bëhet edukatë të dish prirjet e njeriut. Kurse atëherë nuk i dinim ne. Nëse nuk shkonte me mashkull, thoshim se e kam te ndershme, e kam në rregull.’

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes