Historia e bujshme/ Parashqevi Simaku, ikona që rizgjoi sot mijëra shqiptarë, si u largua për në SHBA dhe intervista e fundit

“Dashuritë, harresa! Deri më sot, unë kam mësuar, eksperimentuar 1997,”-këto ishin fjalët e fundit që Parashqevi Simaku tha për Shqipërinë dhe më pas u zhduk! Parashqevi Simaku (lindur më 1 shtator 1966, në Kavajë) ka qenë një nga këngëtaret më të mirënjohura të brezit të saj që u kthye në emblemë e hijeshisë dhe të bukurisë shqiptare. Por edhe jeta “e fshehtë” larg Amerikës dhe heshtja e saj shtoi misterin rreth saj duke e kthyer në një mit të muzikës shqiptare. Në Shqipëri numëronte dhjetra këngë dhe çmime të shumta të fituara, por edhe ajo si shumë të tjerë vendosi të ikte larg, drejt një toke të premtuar, drejt ëndrrës amerikane.

Pas rënies së komunizimit, Parashqevi Simaku iku nga Shqipëria në vitin 1992. Në Shqipëri nuk kishte asnjë lajm prej saj, përkundrazi kur u kthye u zbulua se ishte larguar drejt Amerikës. Por zgjodhi kohën e gabuar! Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri, ajo u rishfaq në skenë në vitin 1997. Shqipëria ishte në luftë civile dhe armët e vrasjet ishin normaliteti absurd për kohën. E zhgënjyer, u largua sërish. Por kësaj herë për të mos u kthyer më!

Herën e fundit që ajo foli, ishte në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga.

“Edhe pse në Shqipëri kishte luftë, të gjitha pyetjet janë për dashurinë. Intervista nuk u botua për shkak se gazeta “Koha Jonë” u dogj më 2 mars 1997. Ajo u botua e plotë, vetëm pas rihapjes, më 4 maj 1997. Prej asaj kohe Parashqevei Simaku nuk ka folur më kurrë, askush nuk di çfarë ndodhi me të. Përveçse dimë me siguri që e duan akoma,”-shkruan gazetarja pasi ka rikthyer edhe njëherë në rrjetin dixhital, atë që dikur shkruhej me letër.

Dhe vërtetë e duan akoma! Dje e sot, rrjetet ku ka shqipfolës po “çmenden” nga ngjashmëria e një gruaje me këngëtaren shqiptare. Veçse është shumë ndryshe nga ajo që ishte menduar për jetën e saj. Në vitin 2006, ajo nënshkroi një kontratë me Sony dhe BMG për CD-në e saj në gjuhën shqipe me titull “Echoes from Iliria”, por duket se në një moment, jeta i ka marrë kthesën në 180 gradë. Nga një yll që vetëm premtonte, ajo sot është e pastrehë, ose të paktën kështu konfirmojnë edhe familjarët e saj.

Por çfarë ka ndodhur me këngëtaren dhe përse është rikthyer në vëmendje?

Një video e postuar nga gazetari Blendi Fevizu ishte shkëputur nga televizioni amerikan “Abc 7”. Gruaja, e cila ka ngjashmëri me këngëtaren merr nga fëmijët një “Çantë Bekimi (BackPack)” për të pastrehët. Në video, gruaja që merr çantën dhe flet prezantohet me emrin “Simaku Nolfe”, në fakt ky është mbiemri i ish-bashkëshortit të saj, Robert Nolfe. Kështu që, përveç ngjashmërisë, shqiptarët që jetojnë në SHBA kanë bërë lidhjen edhe me emrin e saj dhe të të shoqit.

Disa orë pas publikimit të videos, Fevziu tha se kishte kontaktuar me shqiptarë që jetonin në SHBA, të cilët ia kishin konfirmuar se ajo ishte këngëtarja! Sipas tij, nga ato që i kanë thënë, Simaku ka përfunduar e pastrehë dhe jeton me ndihmat që merr nga shteti, por edhe nga bamirësit amerikanë. Po ashtu, Fevziu tha se ai ka komunikuar me disa biznesmenë nga New York, të cilët janë ofruar të gatshëm për ta gjetur atë dhe për t’i ofruar ndihmë. Por ka një problem; sapo dëgjon shqip apo dikush i flet shqip, ajo largohet!

Gjithashtu, mjekja Donalda Surducku, kushërirë me Parashqevi Simakun tregoi se edhe ata si familjarë nuk kishin pasur kontakte me këngëtaren. Madje, lajmi i fundit që kishin marrë vesh për të ishte se ajo kishte pësuar një hemoragji cerebrale. Ndër të tjera, ajo zbuloi edhe ndarjen nga bashkëshorti, i cili mori edhe kujdestarinë e djalit të tyre.

“Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët. Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit. Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë.”

Duket se sfidat dhe jeta e kanë vënë përfundi, por kjo nuk do të thotë që askush nuk kujdeset për të. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, më konkretisht në Amerikë janë angazhuar për gjetjen e saj. Dhe ashtu siç kanë bërë në raste të tjera, do të ndihmojnë edhe atë që dikur, në Shqipërinë e errët dhe të izoluar i jepte një rreze drite përmes artit të saj.

Por edhe në Shqipëri, jeta e saj nuk ka qenë kurrë e thjeshtë! Kështu la të paktën të kuptonte vetë në intervistën e saj të fundit. Nga thashethemet, tek dashuria e pamundur me një politikan, ishin disa nga sfidat që ajo kaloi në jetë, por fatkeqësisht nuk kanë qenë të fundit. Ka kaluar edhe të tjera më të forta! Të tjera stuhi që nuk i ka vënë dot përfund me dashurinë e saj më të madhe dhe më të pashtershme; muzikën.

Janë rikthyer të gjithë intervistën e saj të fundit, ndaj ju ftojmë që ta rilexojmë edhe njëherë për të kuptuar se kush ishte vërtetë Simaku dhe cili ishte impakti i saj në realitetin tonë të vogël.

*Na thoni një datë që e veçoni nga të tjerat?

Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti, ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pas mësova se po në atë restorant ishte mar- tuar dhe Merlin Monro.

*Si u njohët?

Nuk pata ndonjë romancë dashurie, sepse e vetmja dashuri që më ka lindur, më zhvillohet dhe besoj s’do më vdesë kurrë, është muzika, por s’kam harruar kurrë se në jetën time familja zë një vend të rëndësishëm. Njohja jonë erdhi për shkak të punës së përbashkët. Ai ishte instrumentist, i binte kitarës dhe këndonte në grupin, ku e shoqëruar nga 6 muzikantë, unë këndoja. Ndërsa po i jepnim dorën e fundit punës për të përfunduar albumin tim, më pyeti një ditë nëse mund të dilnim bashkë.

*Përgjigja juaj ishte menjëherë po?

Një shqiptare nuk thotë menjëherë po, qoftë dhe në Amerikë. Unë kujtoj t’i kem thënë: “Puno me mua, ose dashurohu me mua”, ndërsa ai m’u përgjigj se nuk do t’i pëlqente t’i ndante. Ai është shumë simpatik dhe unë duke i lënë refuzimet mënjanë, i shpjegova, që më parë duhet të respektonte traditën e vendit tim, pra t’i kërkonte dorën e vajzës, prindërve të mi, me anë të një letre. Kjo në fillim s’i pëlqeu shumë, por duke shkruar një letër të gjatë, të gjatë, nisi t’i dukej gati zbavitës fakti që iu shkruante dy njerëzve të panjohur, kundrejt undrejt të cilëve ndjente detyrim shpirtëror. Prindërit e mi mi i kthyen i kthyen përgjigje pas dy javësh dhe pasi U prezantova në familjen e tij, për të dy nisi një jetë tjetër, një jetë e përbashkët që na duket sikur do të vazhdojë përjetësisht. Me kohë, kam kuptuar se ia vlen të ndash jetën tënde me një njeri të mrekullueshëm si Robert.

*Robert është i mrekullueshëm, pse është i bukur, apo ka të tjera veti dhe karak- teristika të padukshme për syrin e të panjohurit?

Është vështirë të flasësh për burrin tënd, por ajo që më duket kryesorja është ndjeshmëria e tij, ngrohtësia njerëzore me të cilën të rrethon, dashuria që të dhuron.

*Ju e kishit thirrur ngaherë në ëndrrat tuaja një njeri si ai?

Unë kisha shkruar një listë dikur, me 10 veti që duhet t’i kishte bashkëshorti i ar- dhshëm. Roberti ka 13.

*Pra në vitin ’92 kur u larguat nga Shqipëria ishit pothuajse e bindur, se, askush këtu nuk do mund të qe i denjë për listën tuaj 10 kërkesëshe?

Nga Shqipëria ika zemërthyer prej lidhjes me një njeri i cili dukej se ecte në një rrugë krejt të kundërt nga e imja. Kur kuptova se sado të përpiqesha, rrugët tona s’do e kishin kurrë një pikë të përbashkët, sakrifikova dhimbjen time, për t’u larguar drejt së panjohurës, por jo me ide krejt të paqarta, pse ajo që gjithmonë më ka udhëhequr, ka qenë ambicia për të ecur në rrugën e artit.

*Tani që jeni mirë, ç’kujtoni nga koha kur ishit keq?

Unë jam munduar të ruaj nga ajo histori dashurie vetëm të mirat, të bukurat, të cilat i kam bërë pjesë të jetës sime. I jam mirënjohës atij njeriu për ç’më dha dhe kam hedhur në harresë gjithë vuajtjet dhe dhimbjet.

*Ç’e bënte të pamundur lidhjen tuaj?

Mospasja e idealeve të përbashkëta.

*Ideali juaj ishte muzika. Po i atij?

Politika. Unë i jam dedikuar e gjitha idealit tim dhe them se nuk do e braktis kurrë. Për të s’di gjë.

*Personit që s’doni t’i përmendni emrin, është pra një aventurë e harruar?

Ndjenja për të ishte plotësisht dashuri.

Pra dhe kur zemra thyhet një herë, sipas jush ngjitet sërish. S’ka gjë të pariparueshme?

Ka gjëra më të rëndësishme në jetë se dashuria…

*Si për shembull martesa?

Jo pikërisht ajo. Për mua më e rëndësishme ishte riedukimi i vetvetes. Nëse ke synim të ecësh para, duhet të mos e harrosh të shkuarën, por të mos guxosh kurrë të kthesh kokën pas. Në të kundërt rrëzohesh.

*Ju keni kaluar gjithë vështirësitë e mundshme dhe tani jeni një zonjë elegante dhe e qetë, apo pavarësisht nga ndryshimi i mbiemrit keni ngelur Parashqevi Simaku?

Deri tanimë unë kam mësuar, eksperimetuar, gabuar dhe pësuar. Tani po nis jetën e vërtetë.

*Tregoni një gabim tuajin sentimental, pse ai ndikon dukshëm tek puna, sidomos kur puna është arti?

Jam zemërbutë dhe duhet ta kenë shkelur me mua. Kaq.

*Pa emra?

Sigurisht.

*Pra sipas jush thashethemet e pazakonta kanë krijuar një imazh irreal për ju?

Thashethemet për artistët, janë nga më të paimagjinueshmet, por unë mun- dohem t’i marr për kompliment. Madje të tilla ngacmime për mua dikur ishin bërë pjesë e jetës, aq sa gjatë qëndrimit në Amerikë ndjeja se më mungonin. Shkollën 8-vjeçare dhe të mesme në Kavajë. Mandej befas e famshme dhe më tej studente e dramës. Një gjah i mirë për thashethemet… Unë jam vajzë e dy prindërve që që si shumë të tjerë në Shqipëri nuk kanë pasur mundësi të përfitojnë nga puna e tyre. Kësisoj më është dashur të luftoj si për ëndrrat dhe për mundësitë ekonomike. Jam munduar sidomos të ndihmoj mesa mundem familjen time. Babai dhe nëna ime janë dashuria dhe mbështetja shpirtërore më e madhe që kam pasur nga- herë. Atyre iu dedikoj jetën dhe ëndrrat e mia. Ata ishin artistë të lindur dhe kul- tivuan e lejuan tek unë ndjenjën artistike, me gjithë thashethemet dhe ngacmi- met e zakonshme që më rrethonin, e që asnjë prind s’dëshiron t’i dëgjojë për bijën e vet. Unë nuk kam bërë asnjëherë me ta artisten, por fëmijën e përulur, vajzën që lan, pastron shtëpinë, që s’del, kur ata nuk duan, që para se të futet në shtëpi nga shfaqja, fshin trukun që ata s’e durojnë dot, që ju kërkon kohë, pak kohë për martesë, duke ju premtuar se padyshim një ditë do t’i gëzojë si cilado vajzë, prindërit e vet, me martesën e aqpritur.

*A ju ka kërkuar nëna juaj të martoheshit me ndonjë djalë të mirë në Kavajë?

Si jo. Madje më kishte zgjedhur një djalë simpatik, nga familje e mirë, që sipas saj ishte ideali.

*Mendoni se do të vazhdonit të këndonit tani, po të ishit martuar me djalin nga Kavaja?

Mendoj se do të kishte nisur dhe ai të këndonte duet me mua.

*Nëna juaj s’është penduar që ju la kohën të cilën kërkonit?

Prindërit e mi janë të kënaqur nga zgjedhja ime, madje një mbrëmje nëna më hapi dy valixhe ku ishin ruajtur ato që kishte blerë me rrogën e ruajtur në vite, për pajën time. U lumturova dhe i premtova se do t’i merrja të gjitha në Amerikë. Kur blinte ato, duke kursyer nga ushqimi i përditshëm, me siguri ajo ka ëndërruar për të bijën një burrë si ai që unë kam tani. Ndaj jam e lumtur që e bëra të lumtur.

*Robert është shqiptaro-amerikan?

Prej 100 brezash amerikan.

*Çfarë i treguat nënës suaj për Robert, kur e sollët në Shqipëri?

I thash se ne jemi të dy heronj, pse prej ditës që jemi njohur bashkë, nuk jemi ndarë asnjë moment dhe kjo jo vetëm që nuk na lodh, por na lidh më shumë. Bashkëpunojmë, bisedojmë, argëtohemi dhe nuk e kuptojmë s’i kemi bërë, kur nuk njiheshim.

*Ju duket e pamundur ekzistenca e të tretit, fëmijës?

Fëmija është i mirëpritur, po erdhi, por për ne të dy do të që mirë të mendonim ende për të ardhmen tonë profesionale, para se ai të na trokasë në jetën e për- bashkët. Robert është laureuar në ekonomi, është një instrumentist i shkëlqyer, por e ka lënë në pritje karrierën e tij duke m’u përkushtuar mua, pse ka shumë besim tek talenti dhe dëshira ime për të ecur. Ne porsa kemi përfunduar një album “Fluturoj brenda tempullit tim” ku këngët janë shkruar dhe kompozuar 80% nga unë dhe 20% nga ai.

*Ju në Shqipëri vetëm keni kënduar. Tani si keni mundur dhe të kompozoni?

Më parë unë nuk e kam provuar. Në Amerikë kam studiuar dhe punuar duke mundur së fundi të kompozoj, sidoqoftë jo krejtësisht vetëm. Krahë më ka dhënë sidomos kënga popullore shqiptare që e kam kënduar për aq shumë kohë në Shqipëri.

*Dhe në Amerikë fillimisht?

Po, në Amerikë më ftoi një familje dibrane e cila më lidhi një kontratë pune nën restorantin e saj në Nju Jork. Vetëm se nuk këndova ato këngët e trishtuara pop- ullore që linin shije të keqe, por shfrytëzova fillimisht repertorin tim të muzikës popullore dhe asaj të lehtë. Ndjenjat që përcillja tek shqiptarët në Amerikë, fitimi fillestar, nisi të më pëlqente, por pa harruar që sapo kisha hyrë dhe duhej të vazhdoja. U njoha me Antoni Athanas, i cili është heroi i ëndrrës sime. Ai kishte arritur majat e suksesit dhe përderisa Amerika atij ia kishte dhënë këtë mundësi, pse të mos ma jepte mua. Ndaj i kërkova një mendim të sinqertë dhe ai së pari më këshilloi hapin e parë, të mësoja gjuhën. Mandej më prezantoi me Stan Dragotin, të cilit i thashë se nuk kërkoja prej tij të më bënte artiste, por si thotë fjala e vjetër amerikane: “Fati është të njihesh me njerëzit e duhur në kohën e duhur”. Për mua njeriu i duhur ishte ai, koha më ngelej ta përcaktoja. Për një vit jetova e vetme në Nju Jork, ku fillova një kurs intensiv gjuhe, të shoqëruar nga njohja e muzikës amerikane.

*Si e siguronit financimin e kurseve?

Duke punuar padyshim shumë dhe duke dëshiruar shumë të arrij. Në Amerikë mjafton të duash dhe të dish të kërkosh atë që do, është i vetmi vend, ndoshta, ku cilido qofsh, s’ka ëndërr që s’të bëhet realitet.

*Veç martesës suaj, jeta juaj sentimentale në Amerikë ka qenë e bardhë, e zbrazët?

Ka qenë e mbushur me eksperienca të ndryshme, por jo të rëndësishme. Dashuria e vetme që më mbante ka qenë afrimi tek ëndrra që sa më shume i afrohesh aq më shumë të largohet. Unë kam temperament, di të kërcej, të josh, të vishem, mësohem shpejt me të renë, por të gjitha di t’i tregoj me masë, e aty ku duhet. I përkas një vendi konservator si Shqipëria, një familjeje ku nëna rrinte në radhë për ushqimin tonë, ndaj s’ka si të mos e njoh ndjenjën e masës.

*Si tentuat mandej Hollivudin?

Një profesor i imi, pasi nisa të këndoj anglisht në restorantet amerikane më këshilloi: “Simaku provo Hollivudin. Konkurrenca duhet parë në sy që të përballet dhe konkurrenca e artit është Hollivudi”. Takova sërish z. Dragoti që u habit nga anglishtja ime e përmirësuar dhe më ndihmoi duke më prezantuar me njerëz që dikur për mua ishin copëza të ëndrrës, e cila në saj të dashamirësisë së njerëzve që kisha rrotull dhe këmbënguljes sime, po bëhej realitet.

*Ka aq shumë amerikanë që këndojnë. Pse një shqiptare duhet të fitojë lojën në tokën e tyre?

Sepse ata janë të gjithë njësoj. Unë jam ndryshe, muzika ime, të kënduarit tim, folklori i vendit tim, shpirti im, ambicia ime është ndryshe, është shqiptare. Një origjinalitet ngaherë e kudo mirëpritet.

*Ju jeni e mirëpritur në Amerikë?

Kam 4 vjet që jetoj atje. Pas kaq kohësh munda të arrij në pragun e ëndrrës amerikane për të qenë dikush. Tani për mua dera është e hapur. Puna është në do futem me këmbën e majtë, apo atë të djathtë.

*Dhe ndërsa gjendeni në prag të ëndrrës befas ju e lini mënjanë për t’ju kthyer të shkuarës, Shqipërisë.

Shqipëria është vendi të cilit i përkas unë dhe gjithë ç’do mund të realizoj në jetë. Më është dukur këto kohë se isha gati profesionalisht të nisja koncertet në Europë dhe si pikënisje do të ishte vendi im. Situata përkohësisht nuk më duket e përshtatshme, pasi punët s’duken se po shkojnë mbarë, por mendoj se vështirësitë si në jetën e një njeriu dhe të një kombi janë pjesë e rimëkëmbjes. Unë nuk munda të jap këtu koncerte, por kjo s’do të thotë se s’do kthehem sërish. Im shoq që është njëkohësisht dhe menaxheri im po lidhet me disa firma të huaja që do na mundësojnë shfaqjet në disa vende të Europës dhe unë mendoj se kënga popullore shqiptare e përpunuar, e moderuar, kënduar prej meje jo vetëm do të pëlqehet, por edhe do të duartrokitet në skenat e Europës që e kanë njohur dikur këtë këngë nga zëri i paharrueshëm i Vaçe Zelës dhe duhet të vazhdojnë ta njohin e ta dallojnë nga muzika e popujve të tjerë, pse vërtetë kënga jonë është ndryshe, është e bukur, është e mrekullueshme. Ajo është vetë fati dhe çelësi i suksesit për kë provon ta paraqesë në skenat e huaja dhe të pretendojë duartrokitje, lule dhe sukses. Unë kam investuar shumë për të ardhmen time. Kam harxhuar gjithë ç’kam fituar për edukimin tim profesional e atë njerëzor. Tani kam gjithë mundësitë jo vetëm për ta paraqitur shkëlqyeshëm vetveten, por dhe vendin tim, folklorin tonë të jashtëzakonshëm.

*Besoni tek ato që thoni apo siç e treguat në skenën e festivalit ju pëlqen ekzibicioni?

Në festival nuk bëra ekzibicion, por thjesht u kënaqa kur im shoq m’u afrua e më puthi ndërsa këndoja për herë të parë bashkë më të, në një skenë ku ngaherë kisha qenë e vetme. Besoj se nuk është i mençur ai që tregon përralla, por ai që bën përrallën e vetë realitet.

Realiteti nuk ishte aq e butë me të sa ta përkëdhet me një jetë si në përralla, por për diçka ishte; dashurinë që i ka dhënë dhe do vazhdojë gjithmonë t’i japë publiku i saj. I njëjti publik që është i gatshëm që ta ndihmojë edhe sot, edhe ngaherë, për sa kohë ajo do të ndihmohet!

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes