Nuk i erdhi as në varrim, pse nuk donte t’ia dinte për mamanë Parashqevia? Vajza e tezës përlot: Shkuam te..

Rajmonda Xhafa, vajza e tezes së këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Report TV historinë e hidhur amerikane të këngëtares ikonë të muzikës shqiptare. Një video e publikuar në rrjet teksa ajo merrte ndihma, trazoi shqiptarët, por mbi të gjitha familjarët e saj që kanë prej më shumë se 1 dekade që nuk kanë asnjë kontakt me të.

Për herë të fundit, takimin me Parashqevi Simakun, vajza e tezes tregon se e kanë pasur në vitin 1997 kur këngëtarja erdhi në Shqipëri dhe prej asaj kohe iku për të mos u kthyer më. Pas kësaj periudhe, Simaku është përballur me sfida të shumta, që kulmuan me divorcin nga bashkëshorti rreth vitit 2006, i cili i mori edhe kujdestarinë e djalit, Lukës, i cili sot është 22 vjeç.

“E vërteta, erdhi këtu para ‘97 se do jepte koncert me të shoqin. Ai arriti rrëmujën dhe i thonte tezes sime, brenda se na vijnë huliganët. E thonë shqip huliganët. Kur ishte ’97. I pret e ëma biletën që të nisën urgjentisht se në Shqipëri po bëhet rrëmujë. Për tre ditë do niseni i thotë. Bënë dasmën në Amerikë, na e ka treguar videon tezja. Lindi fëmijën, Lukën. Shkoi tezja një vit dhe nuk ia panë pasaportën që duhet ta shkelte çdo 6 muaj dhe mori ekspuls. Nuk shkeli më në Amerikë, gjithë jetën lot ka derdh se nuk e pa më atë fëmijë. Shkoi dhe vëllai ndejti një vit.

Diku filluan debatet, bëri disa disqe në anglisht. Nuk u eci, u divorcuan. Ia mori djalin. Ne mësuam me të dhëna, kemi vite që nuk komunikojmë me të. U bë shumë vite. Nuk na lejonte tezja. Se daja thonim ta kërkojmë tek Aida Shtino.

Jo thonte e ëma, mos mi nxirrni namin gocës. Të gjithë janë lodhur për ta kërkuar, nusja vëllait, goca e vëllait që ka në Francë. Ai përgjigjej ashpër, hajdeni merreni se nuk e dua më, kam marrë tjetër. Se një ditë do ta gjeni në koshat e plehrave thonte ai. Ne u mërzitëm shumë. Ajo u nis edhe njëherë, e kaloi Francën, por e kthyen. Kam kontaktuar njëherë edhe me një gazetar, me dha një adresë në Manhattan. E kemi kërkuar, por nuk e gjetëm”, tregon ajo për Report Tv.

Rajmonda Xhafa thotë se familjarët kanë bërë përpjekje të shumta për ta gjetur, por gjithçka ka rezultuar e pasuksesshme. Sipas tyre, këngëtarja nuk ka kontakte as me djalin dhe as me pjesën tjetër të familjes.

“Na thanë që kaloi në depresion prej djalit. Ishte shumë e lidhur me djalin, e paguajti me kokën e vet. Ka qenë kënaqësia e këtij populli. Ka qëndruar në shtëpinë time në Durrës. Aman më thonë, ti të flesh në tokë unë ne krevat. Të keqen i thoja vetëm të kesh sukses. Është njeri shumë i mirë, por fatkeqësia të çon në këtë gradë.

Çuni është sot 22 vjeç, ajo mbase nuk kontakton fare me djalin. Thonë që kaloi paralizë parciale, ajo ka dhimbjen e djalit. I thonte gocës së vëllait të vet, Roberto: Hajde se s’kam lek t’i paguaj qiranë se jam martuar kam marrë grua tjetër. Nuk e di pse e braktisi, të paktën të ishte brenda në shtëpi. Çfarë mund të bëjë një nënë kur nuk e ka fëmijën në duar. Ajo është për të qenë, ne i njohim zërin, mimikën, fytyrën.

Ju lutem ndihmojeni të bashkohet me fëmijën e vet. Nëna e saj ka vdekur, s’ka pasur kontakt. Ajo s’ka fol fare me të ëmën, ka vdekur me shpirtin plagë prej vajzës. I ati ka vdekur herët, është operuar në Amerikë, e pati atje. Fliste ndonjëherë me nusen e vëllai të vet, i ka treguar që mësueset e kanë përzënë nga shkolla.

I kanë thënë po erdhe njëherë dënohesh me tre muaj burg nëse i afrohesh djalit. Në fillim ka pas kaluar mirë bashkë me burrin. Ne nuk e kemi parë më fare që në ’97. Fliste me nusen e vëllait ndonjëherë shumë rrallë. I lutem shtetit shumë, meqë ajo ka kontribuuar, ka qenë këngëtare e mirë. Të bëjnë diçka, ta bashkojnë me djalin e vet.

Ajo nuk vjen në Shqipëri po nuk pati djalin te sytë. E shkatërroi veten e vet për atë djalë. Ne nuk kemi asnjë të dhënë që ka kontaktuar me djalin. Ju lutem shumë kushdo që ka mundësi, ta ndihmojnë, ta shërojnë. Kemi ngelur të surprizuar që foli shqip”, thotë ajo për Report Tv.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes