Një 17-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë dje pasi ishte prekur nga sëmundja e meningjitit akut.
Gazetarja Ervina Garo ka zbardhur detaje mbi ngjarjen e rëndë, ku e reja mësohet se ishte drejtuar në spitalin rajonal me shenja fillimisht si grip, por më pas është adresuar për në QSUT, ku dhe nuk arriti të mbijetonte.
“Fill pas rastit, familjarët dhe personeli mjekësor janë urdhëruar të vaksinohen.
Ditën e djeshme, e reja me inicialet N.Ç. u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes së rënduar ajo është transferuar në Tiranë, ku paraditen e djeshme ka ndërruar jetë.
Ajo të premten kishte qenë në shkollë normalisht më pas me shokët është drejtuar për kafe dhe një ëmbëlsirë për të vazhduar më pas në shtëpi.
Të shtunën i janë filluar simptomat, për tu drejtuar në spitalin rajonal dhe më pas e kanë drejtuar për në Spitalin Infektiv në QSUT, ku dhe nuk arriti të mbijetonte duke rezultuar fatalin për jetën e saj.
Ndërkohë në bazë të protokollit, Drejtoria e Shëndetit Publik ka udhëzuar të gjithë personat që e kanë asistuar, si personelin mjekësor, ashtu edhe familjarët të vaksinohen, pasi është një sëmundje ngjitëse dhe e rrezikshme, edhe pse vaksina nuk është te kalendari i vaksinimit vjetor.
Me dhjetëra personel i spitalit të Durrësit dhe familjarët e tyre janë urdhëruar të bëjnë vaksinën.”