Burime nga Trauma kanë thënë për ABC News, se mjeku Vanion Cinari, i cili u përfshi në një aksident të trefishtë në Sauk, ka humbur jetën.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës. 40-vjeçari Cinari mbeti i plagosur rëndë, teksa këtë të mërkurë mësohet se ka ndërruar jetë.
E plagosur mbeti 32-vjeçarja Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al