Ishin prindër të 4 vajzave! Kjo është gruaja që vr*u burrin e saj pa pikë mëshire teksa ishte ne gjumë

Mesohet se Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja që mëngjesin e sotëm vrau me sëpatë bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj, 55-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, në banesën ku ata jetonin.

Mesohet se çifti ishin prindër të 4 vajzave, të cilat ishin në gjumë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Kohët e fundit, Elvira e njohur si Vila kishte probleme, zënka dhe konflikte me banorët e lagjes. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Llazari, përpiqej ta qetësonte dhe kujdesej për të, pasi ajo ishte shkëputur edhe nga puna.

Banorët e lagjes thonë se Elvira ishte gjatë gjithë kohës e acaruar, por nuk dinë të thonë nëse ajo vuante nga depresioni apo jo.

Pas ngjarjes së rëndë, policia e Sarandës ka shoqëruar 49-vjeçaren e cila ende nuk ka treguar shkaqet që e çuan drejt një akti të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *