Kishte vite që nuk ndodhte diçka e tillë! Meteorologia zbulon se si do të jetë moti në natën e ndërrimit të viteve

Meteorologia e njohur Tanja Porja, është shprehur se ditët e fundit të këtij viti, të paktën deri në datën 2 janar të vitit të ardhshëm, nuk do të ketë reshje shiu në vendin tonë.

Porja tha se ky dhjetor është klasik si dhjetorët e para shumë viteve, pasi ka pasur reshje të mjaftueshme shiu dhe temperatura të ulëta gjatë mbrëmjeve.

Gjithashtu, ajo shtoi se parashikohet që ky dimër të jetë ‘i egër’, pasi sipas saj, muajt më të ftohtë pritet të jenë janari e shkurti, por ndoshta edhe marsi.

“Dy dhjetorët e kaluar kanë qenë shumë më të ngrohtë se dikur. Kanë patur edhe reshje në dhjetor. Sepse në këtë dekadë 5 vitet e parë kanë kaluar edhe me zero reshje, një gjë e rrallë. Ky dhjetor ka qenë shumë i pasur me reshje.

31 do të jetë… të paktën deri në datën 2 janar nuk priten reshje. Nëse do të ketë vetëm gjëra të vogla dhe krejt të parëndësishme. Në Tiranë mund të zbresë deri në 0, por jo më poshtë se 0 gradë celcius.

E kemi thënë edhe në parashikimin tonë mujor se ky dhjetor do të ketë tiparet e një dhjetori klasik, shumë afër motit të dhjetorit që ne mbajmë mend në fëmijërinë tonë. Mesditat kanë bërë ndryshimin, sepse temperaturat kanë qenë 3-4 gradë më të larta se ato mesatare. Dimrin e vërtetë e presim në janar, shkurt, pse jo edhe në mars. Pra është hyrja për në dimër ky dhjetor. Pritet një janar dhe një shkurt i egër”, tha Porja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *