Një avion pasagjerësh i kompanisë ajrore azerbajxhane, i tipit Embraer 190, është rrëzuar ditën e sotme në Kazakistan, pranë qytetit Aktau, gjatë fluturimit nga Baku për në Grozny, Çeçeni. Avioni, i cili transportonte 70 pasagjerë, u përplas me një tufë zogjsh, duke shkaktuar aksidentin.
Nga personat në bord, të paktën 6 kanë mbijetuar, sipas autoriteteve lokale. Pasi ka ndodhur ngjarja, janë dërguar 52 ekipe shpëtimi dhe 11 automjete të Ministrisë së Emergjencave të Kazakistanit për të ndihmuar në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit.
Një hetim i posaçëm është duke u zhvilluar për të sqaruar rrethanat e aksidentit.