E DHIMBSHME/ Ndahet nga jeta artisti i madh shqiptar, një infarkt i papritur

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi kur u zbulua se piktori i famshëm Leon Çika është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare pas një infarkti.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se ai vuante nga probleme të zemrës, por edhe diabeti.

Por kujtojmë se Çika ka qenë aktiv sa i përket jetës artistike, ndërkohë që kohët e fundit punonte dhe ndante të njëjtën studio me piktorin Adrian Devolli.

Leon Çika lindi në vitin 1954. Në vitin 1976, ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në degën grafikë – dizajn.

Herën e parë që Çika u njoh me fotografinë ishte pas përfundimit të studimeve, kur u emërua si piktor skenograf në Pallatin e Kulturës në Gramsh.

Pas viteve ’90 ka punuar si pedagog i fotografisë në Akademinë e Arteve, si reporter dhe si producent i disa televizioneve dhe agjencive të lajmeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *