“Po vështirësohen martesat në Shqipëri?”, kjo është dhe tema e cila po diskutohej gjatë mbrëmjes së mërkurës në studion e “Opinion”.
Pjesë e panelit të diskutimit ka qenë edhe gazetarja e Sportit, Sabina Mete e cila ka dhënë opinionin e saj sa i përket marrëdhënieve intime përgjatë ditëve të sotme.
E shqetësuar, gazetarja theksoi se në Shqipëri nuk ka meshkuj pasi këta të fundit po tërhiqen më tepër nga personat të së njëjtës gjini.
Sabina Mete: Unë mendoj që nuk ka meshkuj Shqipëria, meshkuj, meshkuj që të kenë një raport, të krijojnë një raport.Fevziu: Aq e keqe është situata?
Sabina Mete: Shumë e keqe është situata. Sepse ti ulesh në një kafe në një lokal e pëlqen një çun dhe ai pëlqen një çun tjetër. Çfarë të bëj unë?