Parashqevisë i ndodh e keqja, shtrohet me urgjencë në spital

Biznesmeni Elton Ilirjani, i ka qëndruar pranë që në momentet e para këngëtares së njohur shqiptare Parashqevi Simaku.

Ai i ofroi mbështetje, strehim madje edhe bashkimin me djalin dhe ish-bashkëshortin.

Ditën e sotme biznesmeni ka zbuluar se prej dy javësh diva e muzikës shqiptare është shtuar në një spital psikiatrik në New York. Për të është diçka shumë e trishtë por e nevojshme për shëndetin mendor të këngëtares.

“Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto 2 javë? Nesër ajo bën dy javë që është shtuar në një spital psikiatrik në New York. Ka dy javë që është në një pavion psikiatrik të një spitali të New York-ut.

Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një nga momentet më të vështira por e kuptoj që çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe për kurim. “- thotë Iliriani në një video të postuar në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *