Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhe, ku një mjet tip fuoristradë, më të cilin udhëtonte një familje, burrë e grua dhe katër fëmijë, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën nëna, e identifikuar si Matilda Zogu dhe është plagosur rëndë një nga katër fëmijët. Pesë anëtarët e mbijetuar janë transportuar drejt spitalit të Bulqizës.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimin.