Aksident i fr*kshëm në Durrës/ Makina me shpejtësi ngjitet në trotuar, shpëtojnë ‘për fije’ këmbësorët

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Bulevardin e Durrësit pak pas mesnate ku një makinë ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kaluar mbi trotuar.

Pas kalimit të rreth-rrotullimit, një 22-vjeçare ka dalë nga rruga dhe mjeti i drejtuar prej saj u përplas me një pemë, një automjet tjetër, si dhe një nga dyqanet buzë rrugës. Mjeti ka përfunduar në hyrjen e një pallati.

E reja u dërgua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet e policisë por bëhet me dije se automjeti ka marrë para dy makina të parkuara aty pranë.