Author: admin

  • SHBA paral*jmëron FORTË shqiptarët: Nëse e bêni këtë gjë do e P*SONI KEQ

    SHBA paral*jmëron FORTË shqiptarët: Nëse e bêni këtë gjë do e P*SONI KEQ

    Ambasada e SHBA në vendin tonë njofton se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.

    Me anë të një mesazhi, ambasada thotë se “Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”

    Ambasada thekson se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët.

    “Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë”, thekson ambasada.

  • Lajm i KEQ PÊR EURON, vjen LAJMI FANSTASTIK PËR DOLLARIN, ja cndodhi sot

    Lajm i KEQ PÊR EURON, vjen LAJMI FANSTASTIK PËR DOLLARIN, ja cndodhi sot

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 23 mars 2025, një dollar do të blihet me 91 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.2 lekë.

  • Dhëndri më i ri në Tiranë, familja e Loredanës “ulin a*mët”, Jozi nuk pëmbahet: Ooo vd*ksha unë për vjehrrën time. Më mirë e ëma se e bija

    Dhëndri më i ri në Tiranë, familja e Loredanës “ulin a*mët”, Jozi nuk pëmbahet: Ooo vd*ksha unë për vjehrrën time. Më mirë e ëma se e bija

    Pas rrëfimit, Loredana u takua me mamanë e saj në Dhomën e Surprizave, me banorët e tjerë që nuk i mbajtën dot lotët.

    Kur u pyet për Jozin, mamaja e Loredanës tha:

    “Ka ndryshim, sepse Jozi qëkur është futur herën e dytë në shtëpi dhe e ka respektuar më shumë Loredanën. Fjalët që i tha babai i Loredanës, ai po i respekton”.

    Pas Loredanës, ajo takoi edhe Jozin, ku shkëmbyen dhe një përqafim. Por ky takim u shoqerua me shume batuta dhe humor nga dhendrri me i ri ne kryeqytet.

     

  • Del kënga e plotë e Parashqevisë/ NUK DO E BESONI DOT kush është pjesë e videoklipit

    Del kënga e plotë e Parashqevisë/ NUK DO E BESONI DOT kush është pjesë e videoklipit

    Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer me këngën e saj më të re, “Dashuria”.

    Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me biznesmenin dhe aktivistin Elton Ilirjani, i cili shfaqet gjithashtu në videoklipin e këngës.

    Në fillim, publikimi i një pjese të shkurtër të këngës në rrjetet sociale u prit me komente kryesisht negative.

    Disa ndjekës shprehën zhgënjimin e tyre, duke e cilësuar projektin si të papërshtatshëm për imazhin dhe moshën e artistes.

    Komentet përfshinin shprehje si: “Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim?” dhe “E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten.”

    Megjithatë, pas publikimit të plotë të këngës dhe videoklipit, reagimet e publikut kanë ndryshuar ndjeshëm.

    Shumë fansa dhe ndjekës kanë vlerësuar rikthimin e Simakut, duke e përgëzuar për guximin dhe pasionin e saj për muzikën. Komentet pozitive kanë dominuar në rrjetet sociale, duke treguar mbështetje dhe admirim për artisten.

     

  • Bill Gates lëshon miliona mushkonja në ajër, zbulohet SEKRETI i pabesueshêm se cfarë përfiton

    Bill Gates lëshon miliona mushkonja në ajër, zbulohet SEKRETI i pabesueshêm se cfarë përfiton

    Nëse do t’ju pyesnim se cilat janë kafshët që shkaktojnë më shumë vdekje te njerëzit, jemi të bindur se pak do t’i vendosnin mushkonjat në listë. Këto insekte janë drejtpërdrejt përgjegjës për transmetimin e sëmundjeve të rrezikshme, si dengoja, ethet e verdha apo virusi Zika, dhe në shumë raste as pajisjet kundër mushkonjave nuk janë në gjendje t’i ndalojnë ato. Është një organizatë që po ofron një zgjidhje gjeniale.

    Kolumbia, mes shumë vendeve të tjera, po përfiton nga një prej organizatave të financuara nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, i cili synon të ndërhyjë rrënjësisht në mënyrën se si luftohen shumë sëmundje të shkaktuara nga mushkonjat. Sipas informacionit të publikuar në faqen e internetit të Programit Botëror të Mushkonjave, ka qenë Universiteti Monash ai që ka krijuar një sistem për të mbrojtur komunitetet e pambrojtura në mbarë botën kundër insektit të përmendur.

    Për të fituar ndeshjen kundër sëmundjeve të tmerrshme, një bakter i thjeshtë ka veshur pelerinën e superheroinës. Emri i saj është Wolbachia dhe u zbulua në vitet 20 të shekullit të kaluar, megjithëse kërkimet me të nuk filluan deri në vitet 1970. Nga ky hulumtim u zbulua një çelës themelor për popullsinë botërore: ky është një mikroorganizëm që mund të modifikohet gjenetikisht te mushkonjat për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve me pickimin e tyre.

    Sipas një studimi të botuar në revistën Nature, një grup shkencëtarësh arritën të transferojnë llojin Wolbachia, i cili aktualisht përdoret nga Programi Botëror i Mushkonjave, te speciet e mushkonjave Aedes aegypti, të njohura edhe si mushkonja e dengës, ose etheve të verdha. Përveç kësaj, këto mushkonja të modifikuara gjenetikisht arritën të pushtojnë bashkëmoshatarët e tyre dhe të fillojnë të bëjnë punën për të cilën janë krijuar.

    Që nga viti 2013, ky program ka prezantuar mushkonjat e modifikuara në Kolumbi, një vend ku gjysma e popullsisë, sipas të dhënave nga Programi Botëror i Mushkonjave, është e ekspozuar ndaj dengës, me një total prej 25 milionë njerëz që mund të infektohen në një moment. Përveç kësaj, duket se në vend është shfaqur edhe virusi Zika.

    Që nga marsi i vitit 2023, janë 4 zona ku janë ndërhyrë me mushkonja që mbartin bakterin Wolbachia, duke arritur pothuajse 4.5 milionë njerëz dhe duke mbuluar një sipërfaqe prej 183 kilometrash katrorë. Natyrisht, duhet sqaruar se këto mushkonja lëshohen gjithmonë me pëlqimin e komuniteteve lokale, me pranim në shtetin e Amerikës së Jugut prej më shumë se 90%. Popullsia e tyre do të vazhdojë të përhapet dhe të mbrojë popullsinë e vendeve në të cilat janë lëshuar, si; Brazili, Vietnami, Australia apo Indonezia./oranews/

  • KUJDES! Foshnja 8-ditëshe ndërron jetë pas puthjes së të afërmit/ Nënat NUK DUHET të kenë turp t’jua ndalojnë njerëzve këtë gjë

    KUJDES! Foshnja 8-ditëshe ndërron jetë pas puthjes së të afërmit/ Nënat NUK DUHET të kenë turp t’jua ndalojnë njerëzve këtë gjë

    Më shumë sesa qenië të pavarura në këtë botë, foshnjet janë “zgjatim” i nënës pa të cilën nuk jetojnë dot! Foshnja nuk shkëputet nga kjo e fundit kur i pritet kordoni i kërthizës, por pas muajve të tërë ushqyerje me gji e forcimit të imunitetit. Të sapolindurit kanë një sistem imunitar të dobët dhe antikorpet i marrin pikërisht nga qumështi i gjirit !

    Ata janë më të prirur të preken nga viruset e bakteret që qarkullojnë në ajër apo njerëzit që i mbartin, ndaj kërkohet një kujdes shumë i madh nëse je në kontakt me një foshnje të porsalindur.

    Virusi më i rrezikshëm që mund të merret nga puthja e fëmijëve të vegjël është herpesi dhe mjekët e cilësojnë këtë infeksion të marrë si “puthja e vdekjes” pasi foshnja nuk e mposht dot atë virus që për të rriturin është mëse normal .Historia e dhimbshme vjen nga një nënë amerikane, e cila humbi të bijën vetëm 8 ditësh për shkak të një puthjeje. Rreth 14 mijë fëmijë vdesin çdo vit për shkak të këtij virusi.

    Ndonëse për nënën e re shtatzënia nuk ishte e planifikuar, ajo shprehet se ishte mëse e lumtur për atë fëmijë që do të sillte në jetë! Shtatzënia ishte e vështirë, foshnja lindi para kohe për të qenë në këtë jetë vetëm për tetë ditë.

    “Isha shumë e frikësuar, por ndihesha shumë e lumtur për atë krijesë që solla në jetë. Bërtita kur e pashë dhe e dëgjova zërin e saj. Sa shumë dashuri përjetova kur e mora në krahë. Peshonte 3.6 kg dhe ishte e bukur”.
    Nëna tha se fëmija, në ditët e para të jetës, shpesh mbahej në krahë nga të afërmit dhe të miqtë, por pastaj ndodhi e paimagjinueshmja.

    “Para se të sëmurej, nuk më interesonte nëse dikush e mbante, por nuk doja që të gjithë ta puthnin. Sinqerisht, si një nënë e re unë isha e shqetësuar për gjithçka, por nuk e imagjinoja që një fëmijë mund të merrte herpes”.
    Foshnja, një ditë pas lindjes së saj, filloi të shfaqte probleme shëndetësore.

    Pas 36 orëve të lindjes filloi të përjetonte simptoma që përfshinin mungesë energjie, oreks dhe sheqer të ulët të gjakut. Pas ditë së dytë foshnja duhej të transportohej në një spital tjetër për të marrë një shërbim më të specializuar.
    Vajza filloi të kishte rritje të lëngjeve në mushkëritë e saj. Truri dhe mushkëritë ishin aq të fryra saqë venat në gjoks ishin të dukshme.
    Ajo kishte marrë herpes nga dikush që e kishte puthur, por tek të porsalindurit kjo sëmundje bëhet vdekjeprurëse.

  • KAPRIÇOT E MOTIT! Moti merr kthesën DRASTIKE, bëhuni gati për..

    KAPRIÇOT E MOTIT! Moti merr kthesën DRASTIKE, bëhuni gati për..

    Meteorologia Tanja Porja ka traguar si pritet të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim sipas parashikimeve meterologjike

    Porja tha se megjithëse ka patur një rritje të vlerave termike, kjo në orët e mbrëmjes dhe në vijim do të shoqërohet me kthim të vranësirave dhe reshjeve.

    “Dita e sotme do të jetë dita e fundit me diell, pasi vonë në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme, por edhe gjatë ditëve në vijim do të kemi shtim të vranësirave dhe mot të paqëndrueshëm. Reshje të të gjitha llojeve në territorin shqiptar.

    Ka patur një rritje të lehtë të vlerave termike në mëngjes. Rritja do të vijojë me rreth 2 gradë gjatë orëve të mesditës. Termometri në orët e mëngjesit luhatet nga 0 dhe 1 gradë në zonat e thella malore deri në 10 gradë në vijën bregdetare, ndërsa gjatë mesditës do të kemi temperatura nga 10-19 gradë celcius.

    Orët e natës por edhe paraditja e nesërme vijon me të njëjtën tablo sinoptike”, tha meteorologia

     

  • LEK I MADH për këto shenja, në dashuri parashikohen probleme, ndaj bëjini sytë katër – Horoskopi, e Shtunë, 22 Mars 2025

    LEK I MADH për këto shenja, në dashuri parashikohen probleme, ndaj bëjini sytë katër – Horoskopi, e Shtunë, 22 Mars 2025

    Dashi

    Ju pret një ditë pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi që të bini në sy. Parashikohen mundësi të shumta për tu shfrytëzuar në favorin tuaj, ndaj mos i lini që t’iu ikin. Po ashtu mund të kthehet diçka nga e kaluara.

    Demi

    Kjo e shtunë favorizon takimet dhe kontaktet me të tjerët. Përfitoni nga fundjava për të frekuentuar njerëz të rinj dhe vende të reja. Kjo pasi mund të krijohen situata të cilat do të sjellin zgjidhje për një sërë problemesh.

    Binjakët

    Kjo ditë do ju gjejë nervoz dhe të tensionuar, në çdo sferë të jetës. Tregohuni të kujdesshëm, pasi kjo gjë mund t’iu shtyjë që të bëni gabime. Edhe në dashuri parashikohen probleme, ndaj bëjini sytë katër.

    Gaforrja

    Keni dëshirë që të ndryshoni diçka dhe të jeni më të lirë. Parashikohet një ditë gjatë së cilës nuk do të ketë ndonjë të re, por do të jeni shumë më mirë në raport me ditët e kaluara.

    Luani

    Parashikohet një fundjavë mjaft interesante për gjithë ata që duan të udhëtojnë. Duke frekuentuar ambiente të reja, mund të lindë ndonjë emocion i ri. Sfera sentimentale do të jetë më e përmirësuar.

    Virgjëresha

    Kjo ditë do të sjellë me vete ndonjë shqetësim, por vetëm në lidhjet më të vështira. Duhet të rrini të qetë pasi është një periudhë kalimtare dhe situata e ndjenjave do të vijë duke u përmirësuar.

    Peshorja

    Hëna do të jetë mjaft e favorshme gjatë kësaj fundjave, ku mund të ketë zhvillime interesante. Të shoqëruarit me njerëz të qetë, do të bëjë që të ndiheni mirë. Megjithatë për shkak të ndikimit të Saturnit, do të duhet të lodheni më shumë për të marrë rezultatet e dëshiruara në punë.

    Akrepi

    Kryefjala e kësaj dite është rregulli. Qëndroni larg konfuzionit, pasi në të kundërt rrezikoni që të përballeni me të papritura. Në punë parashikohen të reja interesante, sidomos nëse keni në aktivitet tuajin.

    Shigjetari

    Mos lejoni që të manipuloheni apo të bini pre e shantazheve morale. Doni që t’iu jepni shumë të tjerëve, por në të njëjtën kohë nuk ju pëlqen që të ndiheni të detyruar dhe për këtë arsye disa lidhje mund të ndihen në krizë. Mund të jeni pikërisht ju që do të kuptoni se çfarë ka që nuk shkon.

    Duhet të tregoheni të durueshëm, pasi vetëm kështu do të merrni atë që dëshironi. Shumë prej jush do të kenë avantazhe të cilat deri më tani nuk i kanë patur, shkruan noa.al.

    Ujori

    Gjatë kësaj fundjave, duhet të tregoheni të fortë për të përballuar çdo pengesë. Kjo e shtunë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm. Shmangni sa më shumë komplikimet dhe flisni më shumë për dashurinë. Në këtë moment, keni nevojë për një lidhje të lirshme dhe pa shumë mendime.

  • TR*NDIT Elton Ilirjani: Parashqevia mendon që nuk është e NDARË me bashkëshortin, thotë që

    TR*NDIT Elton Ilirjani: Parashqevia mendon që nuk është e NDARË me bashkëshortin, thotë që

    Historia e Parashqevi Simakut, ikonës së muzikës shqiptare që u gjet e pastrehë në SHBA, tronditi opinionin publik. Një nga personat që e ndihmoi atë është Elton Ilirjani, i cili këtë të mërkurë është kthyer në emisionin “Opinion” për të rrëfyer se çfarë ka ndodhur.
    Ai tregoi se Parashqevi Simaku u nda me bashkëshortin, Robert Nolfe, pas lindjes së djalit. Vdekja e të atit, presioni psikologjik dhe zhgënjimi në vitet e para të karrierë kanë qenë disa nga arsyet që ndikuan në marrëdhënien e tyre. Pavarësisht këtyre, Ilirjani tregon se Parashqevia u bë një nënë e dedikuar“E ka ushqyer djalin e saj Luke dy vite me gji. Në SHBA është diçka që nuk imagjinohet”, tha Ilirjani.

    Sa i përket ndarjes, Ilirjani tregoi se edhe Robert Nolge i ka rrëfyer të njëjtën gjë si Parashqevia.

    Megjithatë ai zbuloi për herë të parë se Parashqevia nuk ka shkuar kurrë në një proces gjyqësor për t’u ndarë me të. Madje ajo mendon se ajo nuk është ndarë me bashkëshortin e saj.

    “Pasi vendosën që të jetonin të ndarë, dua ta them këtë publikisht, Parashqevia asnjëherë nuk ka shkuar në një proces gjyqësor për t’u ndarë është momenti ta them ekskluzivisht te ju. Parashqevia mendon që nuk është e ndarë me bashkëshortin e saj dhe ka të drejtë ta mendojë këtë sepse nuk ka marrë pjesë në asnjë proces gjyqësor. Është shumë e komplikuar dhe ngurroj të them një fjalë të qartë. Dua ta lë të nënkuptuar që nuk është e çuditshme që shumë njerëz ndahen edhe pa dijeninë e tyre”, tha ai.

    Ilirjani tregoi se Gjykata Supreme kishte vendosur që djali i tyre, Luke, të jetonte me të atin pasi e kishin vlerësuar si jo të aftë për të rritur fëmijën. Për këtë arsye, Parashqevi Simaku kishte jetuar plot 15 vite pa e takuar djalin.

     

  • NUK PRITEJ! Moti merr kthesën DRASTIKE, bëhuni gati për shi dhe..

    NUK PRITEJ! Moti merr kthesën DRASTIKE, bëhuni gati për shi dhe..

    Meteorologia Tanja Porja ka traguar si pritet të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim sipas parashikimeve meterologjike

    Porja tha se megjithëse ka patur një rritje të vlerave termike, kjo në orët e mbrëmjes dhe në vijim do të shoqërohet me kthim të vranësirave dhe reshjeve.

    “Dita e sotme do të jetë dita e fundit me diell, pasi vonë në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme, por edhe gjatë ditëve në vijim do të kemi shtim të vranësirave dhe mot të paqëndrueshëm. Reshje të të gjitha llojeve në territorin shqiptar.

    Ka patur një rritje të lehtë të vlerave termike në mëngjes. Rritja do të vijojë me rreth 2 gradë gjatë orëve të mesditës. Termometri në orët e mëngjesit luhatet nga 0 dhe 1 gradë në zonat e thella malore deri në 10 gradë në vijën bregdetare, ndërsa gjatë mesditës do të kemi temperatura nga 10-19 gradë celcius.

    Orët e natës por edhe paraditja e nesërme vijon me të njëjtën tablo sinoptike”, tha meteorologia