Author: admin

  • Duan të punojnë me muzikë deri në 12 të natës, bizneset sërish protestë në Vlorë

    Përfaqësuesit e disa bizneseve në qytetin bregdetar të Vlorës kanë dalë sot sërish në protestë.

    Ata ndodhen para Komisariatit të Policisë pasi kërkojnë që të zgjatet ora e lejuar e muzikës.

    Biznesmenët kërkojnë që muzika të vazhdojë në lokale deri në orën 00:00 dhe mbyllja të bëhet më vonë, në orët e para të mëngjesit rreth orës 02:00, teksa sot kanë zhvilluar një takim me shefin e komisariatit në Vlorë.

    Nuk dihet ende se çfarë është biseduar konkretisht mes tyre dhe përfaqësuesve të bizneseve, por Ervin Sota, përfaqësues biznesi në Vlorë theksoi për mediat se ata do të qëndrojnë të palëkundur nga kërkesat e tyre dhe se ranë dakord që do të ketë një moderim të muzikës në disa zona.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Horoskopi ditor, e diel 1 gusht 2021

    Dashi

    Dashuria: Këtë të diel do të keni një ditë të qetë me partnerin/en tuaj nëse keni, pa debate dhe pa telashe. Puna:Mos u jepni shumë pas punës. Puna të bën mirë, por edhe shëndeti duhet ruajtur.

    Demi

    Dashuria: Dashuria po vazhdon në mënyrë rutinë tek ti dhe nuk duket se jeni duke përjetuar ndonjë gjallëri të veçantë me partnerin/en tuaj.Puna: Mos pranoni të nënshtroheni apo të duroni kolegët e punës apo shefin tuaj, me tepri. Dinjiteti shkon mbi të gjitha.

    Binjakët

    Dashuria: Çiftet favorizohen shumë këtë ditë, nga një mundësi e mirë për të qëndruar në harmoni.Puna: Pas një periudhë pauze apo stopimi, duket se jeni gati për të rifilluar, me forca të reja.

    Gaforrja

    Dashuria: Keqkuptime ka. Ato ndodhin edhe në lidhjet apo martesat më të qeta.Puna: Një telefonatë pune mund t’ju shkaktojë ankth, por mos u shqetësoni, bëhet fjalë veç për t’ju treguar mirënjohje ose falënderime.

    Luani

    Dashuria: Mos jini kaq dyshues. Partneri/ja juaj ju do dhe është besnik/e.Puna: Çlodhuni ca. Jeni duke punuar ca si fort këto kohët e fundit.

    Virgjëresha

    Dashuria: Mos kërkoni gjilpërën në kashtë, në të kundërt partneri/ja do të nxehet dhe telashet dihen.Puna: Po vijnë të reja të mëdha në aspektin e punës, që nuk do t’ju zhgënjejnë. Ka ardhur koha për ndryshim.

    Peshorja

    Dashuria: Dashuria për ju është një gjë shumë e bukur. Por aktualisht, nuk funksionon.Puna: Mos i qani më shanset e humbura sepse të tjera po vijnë.

    Akrepi

    Dashuria: Këtë fundjavë merreni me qetësi dhe veproni me kthjelltësi për çdo gjë që i përket ndjenjave dhe afeksionit që keni për një person. Do të jeni në gjendje të shpreheni më mirë dhe më qartë, duke i bërë atij/asaj të kuptojë se thjesht nuk ju ka ndjekur me vëmendje e nuk ju ka dëgjuar me kujdes.

    Puna: Këtë ditë të diel, janë të favorizuara kontaktet për punë dhe udhëtime pune. Nëse keni në horizont një të tillë, fiksoni datën.

    Shigjetari

    Dashuria: Një gjendje jopozitive do të mbulojë raportin tuaj. Por mos u trembni, bëhet fjalë për një situatë të përkohshme që do ta tejkaloni brenda një kohe të shkurtër.Puna: Dita e diel nuk premton shumë sa i përket aspektit tuaj të punës. Nuk është premtuese as sa i përket parave tuaja. Debate të mundshme do të bëhen irrituese dhe ju do të ndjeheni të neveritur nga një situatë që tashmë ju ka lodhur ca si shumë.

    Bricjapi

    Dashuria: Tension dhe nervozizëm do të ketë në raportin tuaj gjatë kësaj fundjave. Ka nisur të shtunën dhe do të mbyllet të dielën duke jua bërë të pakëndshëm vikendin. Kujdes, ju mund të merrni zjarr edhe për gjënë më të vogël, ndaj matuni. Madje nëse mund t’i rrini ca larg këtë ditë partnerit/es tuaj, s’do të ishte keq.Puna: Në horizont duken disa propozime interesante për punë, por ende të pamjaftueshme për t’i vlerësuar dhe për të vendosur. Do të ishte më mirë të përpiqeni që vendime në lidhje me këto ide, t’i lini për javën që vjen.

    Ujori

    Dashuria: Një person do të bëjë që zemra t’ju rrahë fort, shumë fort. E do t’ju zgjojë ndjenjat e zhytura dhe fshehur brenda jush.Puna: Jini të kujdesshëm në disa gjëra me të cilat duhet të merreni këtë fundjavë, gjëra të cilave do të duhet t’i jepni zgjidhje.

    Peshqit

    Dashuria: Në dashuri do të ndjeheni i/e vlerësuar prej tij/saj. E po ashtu, do të ndjeheni i/e kënaqur nga sjellja e njerëzve që ju rrethojnë. Ata do t’ju falin dashuri.Puna: Dikush po përpiqet t’jua fusë. Sytë katër!

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çdo ditë 3 mijë infektime të reja me Covid-19, Greqia merr vendimin e rëndësishëm

    Duke parë rritje të konstanteve të infektimeve që vazhdon të jetë mesatarisht mbi 3000 raste në ditë, zv/ministri iMbrojtjes së Qytetarit, Nikos Hardhalias ka paralajmëruar mesditen e së shtunës për lockdown-in e lokaleve në ishujt grekë, si ai që u vendos në ishullin turistik të Mykonos para dy javësh.

    “Nëse shohim se situata po del jashtë kontrollit, se kemi vazhdimisht raste të reja dhe se nuk po përballojmë dot ato që kemi , padyshim që do marrim masa të paktën në disa ishuj”, ka thënë, ai duke veçuar madje ishullin Ios ku situata është tepër shqetësuese.

    “Ne u bëjmë thirrje autoriteteve lokale dhe vizitorëve që t’i kushtojnë vëmendje të madhe masave të mbrojtjes personale dhe rregullave të funksionimit, veçanërisht në zonat me mbingarkesë të lartë turistesh. Përveç kësaj, kontrolle intensive do të vazhdojnë në të dy ishujt, ndërsa mekanizmat e kontrollit do të përforcohen”, tha Nikos Hardalias, Zv/Ministër i Mbrojtjes Civile.

    Zonat e tjera në Greqi që gjithashtu tregojnë një rritje të infeksioneve ndër të tjera janë Spetses, Paxous , Chios, Evia si dhe Selaniku, Halkidikia, Kozani, Florina, Viotia dhe Messinia.

    Përveç infektimeve ,ku shumë raste duket se janë me variantin Delta të koronavirusit , janë rritur shtrimet në spitale dhe numri i të intubuarve.

    Autoritete greke shprehin shqetësim të madh sidomos këto ditë kur është rritur jashtëzakonisht numri i pushuesve që shkojnë drejt ishujve megjithëse te gjithë udhëtaret I nënshtrohen kontrolleve të rrepta sipas protokolleve.

    Ndërsa 99% e të intubuarve janë të pa vaksinuar, specialistët shprehen se ende me vaksinimin e plotë të vetëm 55% të popullsisë nuk mund të sigurohet një mur mbrojtës sidomos ndaj variacionit të ri të virusit që është shumë më infektiv dhe i rrezikshëm se ai fillestar, ndaj bëjnë thirrje për vaksinimin jo vetëm të të rriturve, por edhe të fëmijëve nën moshën 12 vjeç që kanë probleme shëndetësore.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Burrat i çuan në Siri, dalin DETAJE për gratë që do të riatdhesohen në Shqipëri

    19 gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen në Shqipëri janë nxjerrë nga kampi Roj. Gazetari Muhamed Veliu bën me dije për Top-Channel se ishin bashkëshortët e tyre ata që gjatë viteve 2013-2014 i kanë çuar gratë në Siri.

    Drejt Tiranës do të udhëtojnë gratë me inicialet: B.K nga Tirana me 5 fëmijë; E.V nga Dibra me 4 fëmijë; L.K nga Tirana me 2 fëmijë; K.Z nga Tirana me 3 fëmijë; R. B nga Librazhdi.

    Fillimisht lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave bashkë me fëmijët e tyre. Në Liban ka shkuar dhe vetë Rama.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Marina dhe Getoari së shpejti prindër? Ja detajet që shtuan dyshimet e shumta (Foto)

    Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po pëfliten e se po bëhen prindër në katërvjetorin e martesës. Burime të afëta pranë çiftit kanë treguar se Marina është shtatzënë në muajt e parë.

    Burime shumë kofidenciale thanë, se çifti është lidhur kohët e fundit me një mjek të një klinike private me emër, që i ka ndjekur për t’u bërë realitet dëshirën e tyre prej vitesh.

    Sipas të njëjtave burime gjërat kanë ecur mbarë dhe Marina është shtatzënë. Dyshimet e para lindën kur Marina mungoi në ekran muajin e fundit te ‘Klanifornia’, ndërkohë më pas postoi një foto në “Instagram” pas një mungese të gjatë, ku dukej se si kujdesej të mbulonte barkun, shkruan panorama.com

    Ne foton e fundit, të shumtë janë ata që kanë komentuar duke e pyetur moderatoren se si e ka bebushin. Në foton e postuar Marina ka fotografuar vetëm portretin dhe mban veshur një bluzë të gjerë që me siguri ky detaj ka bërë ndjekësit të mendojnë se bukuroshja e ekranit është në pritje të ëmbël.

    E duke njohur anën e saj diskrete, vështirë se do të konfirmojë gjë vetë prezantuesja. Do të na duhet të presim kalimin e muajve për të mësuar nëse një nga emrat më të dashur të shoëbizzin tonë do të bëhet nënë për herë të parë, apo edhe këtë herë lajmet janë ‘një alarm fals’.

    Megjithatë ajo shtoi dyshimet pasi bëri një postim në instastory, ku shkroi: “Faleminderit zot për gjithcka”.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ana e “PërPuthen” kapet “mat”, i publikohen pamjet me të dashurin (Foto)

    sh-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, para pak kohësh ka treguar se është në lidhje dashurie, teksa nuk ka zbuluar më shumë detaje për të dashurin.

    Së fundmi, faqja e njohur në rrjetin social “Vipat e Bllokut” kanë publikuar një fotografi të ish-konkurrentes me të dashurin.

    Në mbishkrimin e fotografisë thuhet se është Ana dhe Erjoni, e që edhe ky i fundit ka qenë pjesë e këtij emisioni.

    Bëhet fjalë për Elton Maksuti, i cili hyri pak muaj para përfundimit të emisionit.

    Në fotografinë e publikuar dyshja shihen të shtrirë pranë njëri-tjetrit, teksa Eltoni puth në kokë Anën.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Kush tha që jam…”, moderatorja e njohur shqiptare i rrëfen të gjitha: Më pelqejnë meshkujt e pjekur

    Modelja Lei Kraja ka rrëfyer së fundmi detja nga jeta e saj personale, për shijet e saj por jo vetëm. Në një intervistë të dhënë për “Pushime on Top”, Lei Kraja u shpreh se është shumë romantike dhe nëse partneri nuk do i sillte kafen në shtrat do preferonte të qëndronte vetëm. E pyetur nëse aktualisht është në një lidhje, ajo u përgjigj pa dhënë shumë detaje.

    “Flirt kemi, por … publicitet. Jam romantike, e pres kafen në shtrat, dua të përkëdhelem. Nëse jo, më mirë vetëm. Kush tha që jam vetëm?! Jetën private e kam thënë nuk e zbuloj, por kur të martohem do ta tregoj.”

    Gjatë intervistës, prezantuesja sportive tha se sipas saj, politikani më sharmant është kryeministri Edi Rama dhe do të pëlqente ta intervistonte, ndërsa futbollisti më simpatik është Marash Kumbulla, por që nuk do dilte në takim me të, pasi është më i vogël në moshë.

    “Edi Rama është politikani që do të doja të dëshiroja ta intervistoja, pasi është gaforre. Më pëlqen, është nice. Më pëlqen si vishet, nuk e votova por më pëlqen. Votën e mbaj të fshehtë. Më simpatiku nga futbollistët është Kumbulla, duke qenë se është shkodran dhe do bëhet një super yll. Më pëlqen më shumë kumbulla. Nga ana e pamjes është mirë. Në date s’do pranoja sepse është më i vogël se unë dhe nuk do dilja me një mashkull më të ri se vetja, kurrë se kam bërë. Asnjëherë, s’më ka rastisur, por më pëlqejnë meshkujt më të pjekur”, tha ajo.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Nuk më lë…”, aktorja e njohur shqiptare tregon pse nuk e zbulon identitetin e partnerit dhe djalit

    Aktorja Olta Gixhari ka vendosur të jetë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, pasi ende nuk ka zbuluar imaxhin e djalit të saj, madje as të partnerit. Dhe arsyeja është bashkëshorti i saj, i cili nuk e lejon të publikojë foto pasi “i marrin më sysh”.

    “Nuk më lë burri ta shfaq as atë, as çunin. Na marrin më sysh thotë”, iu përgjigj Olta Gixhari ndjekësve, gjatë një bashkëbisedimi online.

    Çifti u bënë prindër për herë të parë në gusht të vitit të kaluar. Ndërsa pyetjes se a po mendon të zgjerojë familjen, Olta Gixhari iu përgjigj: “Së shpejti.”

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Nuk gjendet shkaku/ Fenomeni i çuditshëm në këtë shtet, liqenet marrin ngjyrë rozë (FOTO)

    Dy liqene në rajonin bregdetar të Patagonias në Argjentinë janë bërë rozë për shkak të fenomeneve ende të pashpjeguara.

    Ekologët vendas shfaqin frikën se ato mund të shkaktohen nga ndotja industriale.

    Liqenet janë të vendosura pranë një parku industrial në periferi të qytetit argjentinas Trelevo, në rrafshinën e Patagonianias.

    Sipas Forbes, në njoftimet në faqen zyrtare të komunës së Trelevit thuhet se zyrtarët lokalë së fundmi hasën një kamion që po hidhte mbeturina aty pranë.

    Autoritetet kanë dhënë opinione kontradiktore për mediat lokale nëse ndryshimi i papritur i ngjyrës së liqenit është i dëmshëm, por ambientalistët janë shumë të shqetësuar.

    Aktivisti lokal Pablo Lada, anëtar i Rrjetit Ekologjik Kombëtar të Argjentinës (RENACE), tha se kjo potencialisht mund të jetë pasojë e ngjyrës që i jepet karkalecave të kultivuara aty pranë, për të marrë ngjyrën e saj tipike rozë.

    “Unë mendoj se kjo lagunë rozë zbulon se sa keq u trajtuan mbeturinat aty pranë dhe në vetë liqenin”, tha Lada.

    Zyrtarët mjedisorë lokalë dhe rajonalë po hetojnë shkakun dhe dëmtimin e mundshëm të liqeneve, por ende nuk kanë arritur në përfundime.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ç’po ndodh me pandeminë në vend? Rriten sërish shifrat në 24 orët e fundit

    Shqipëria ka regjistruar një tjetër rritje rastesh nga COVID-19. 45 të infektuar u shënuan këtë të shtunë.

    Lajmi i mirë është se edhe sot nuk ka patur viktima.

    Nga ana tjetër 17 pacientë janë shëruar ndërkohë që dy qytetet me më shumë raste ishin Tirana me 10 dhe Shkodra me 9.

    NJOFTIMI NGA MSH

    COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3684 testime, 45 raste të reja dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

    Muaji i hapur i vaksinimit i jep mundësi çdo qytetari +18 vjeç të vaksinohet ndaj Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

    Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

    Janë kryer 3684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 45 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.

    Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.

    Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

    Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (31 Korrik 2021)

    Raste të reja ditore 45

    Të shëruar në 24 orë 17

    Të shtruar në spitale 21

    Humbje jete në 24 orë 0

    Testime ditore 3684

    Testime totale 900,346

    Raste pozitive 133,081

    Raste të shëruara 130,222

    Raste Aktive 402

    Humbje jete 2,457

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 146

    Elbasan 56

    Kukës 34

    Vlorë 32

    Shkodër 31

    Lezhë 30

    Fier 21

    Berat 18

    Korçë 15

    Durrës 14

    Gjirokastër 5

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP