Author: admin

  • Data e prezantimit të iPhone13, çmimi, specifikimet dhe gjithçka duhet të dini

    Nëse data e prezantimit të iPhone 13 ndjek modelin e Apple për lançimet e mëparshme, ne mund ta shohim këtë pajisje të dalë në rafte të Premten e katërt të Shtatorit 2021. Kjo do të ishte 24 Shtator.

    Për sa do të kushtojë iPhone 13, ne do të presim që çmimet të gjurmohen me diapazonin e iPhone 12 – përkatësisht 699 $, 799 $, 999 $ dhe 1,099 $. Apple ka tendencë të mbajë çmimet e saj për çdo brez të ri të iPhone relativisht afër asaj që i parapriu asaj.

    Thashethemet e hershme për iPhone të kësaj vjeshte kanë përdorur iPhone 13 si emër për modelin e ardhshëm, pasi Apple kaloi nga iPhone 11 në iPhone 12 vitin e kaluar. Por një pjesë e thashethemeve të fundit i janë referuar iPhone të pa publikuar me një emër tjetër – iPhone 12s.

    Gjëja më e afërt që kemi tani në një dizajn përfundimtar mund të jenë njësi të dyshuara të iPhone 13 të zbuluara nga Sonny Dickson. Ato tregojnë vetëm pjesën e pasme të përbërjes së Apple, por duket se përputhen me thashethemet se iPhone 13 do të ketë një rregullim diagonal të kamerës.

    Për më tepër, iPhone 13 Pro Max mund të jetë pak më i madh se paraardhësi i tij.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • I arrestuar për ḋṙogé dhe ῥṙoṣtitùcion, kush është arbitri që do të drejtojë supersfidën Itali-Belgjikë

    Slloveni Slavko Vincic do të jetë arbitri i sfidës së vlefshme për çerekfinalet e “Euro 2020” mes Belgjikës dhe Italisë, ndeshje e parashikuar për mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 në “Allianz Arena”.

    Në maj të vitit 2020 arbitri slloven që ka ka drejtuar ndeshje në Champions e Europa League, u kap në flagrancë dhe u arr estua në një vilë në Bijeljina në Bosnje Hercegovinë së bashku me 9 femra dhe 25 burra me dyshimin për përfshirje në një rrjet pros titucioni.

    Gjatë aksionit blitz, policia lokale ka sekuestruar kok ainë e a rmë bën të ditur e përditshmja kroate 24Sata.Në të vërtetë arbitri nuk ishte i përfshirë dhe u shpreh që ndodhej në momentin e gabuar në vendin e gabuar.

    “U ftova në një festë pas një takimi biznesi, – shpjegoi në atë kohë për një të përditshme kroate, – por nuk i njihja ata persona. Ia shpjegova policisë dhe më lejuan menjëherë të kthehesha në shtëpi”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Rolandi: Ti vjen në takim dhe tallesh me mua, Shqipja ia kthen: Edhe një ujë që të kërkova, e bleva me lekët e mia!

    Shqipja dhe Rolandi kanë pasur disa diskutime në puntatën e sotme të “Për’puthen”. Madje Shqipja nuk e kurseu të tregonte edhe një situatë kur i kishte kërkuar një ujë Rolandit, ndërsa ishin duke udhëtuar me makinë dhe se i kishte dhënë lekët e saj për ta blerë. Sipas saj Rolandi nuk ishte treguar xhentil.

    Shqipe: Me ty nuk kam in at, por kam domethënien e gjithë kohës që kur jemi njohur dhe po vazhdojmë të njihemi.

    Roland: Po ti vjen në takim dhe tallesh me mua.

    Shqipja: Ju unë nuk vij në takim të tallem me ty, kur vij në takim me ty të shoh ty, kur dal me Xhuzepen shoh Xhuzepen.

    Xhuzepe: Ti nuk e di ku je dhe po mbaron emisioni, ndaje mendjen o mua o atë nuk do jemi dot të dy.

    Shqipja: Mban mend Roland kur më more me makinë nga Topi dhe të thash më bli një ujë se ishte shumë vapë. Ti më the që nuk qëndroje dot, por nejse u gjet mundësia.

    Rolandi: Po kjo pra është unë bëj xhentilin me ty, por ti nuk ma kthen xhentilesën.

    Shqipja: Prit se nuk kam mbaruar, nxorra dy mijë lekëshin, bleve ujin, më ktheve kusurin dhe ja pra kjo është xhentilesa jote. Unë piva ujin tim atë ditë.

    Xhuzepe: Pse nuk më bëre mua telefon se vija të merrja unë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Nënshkruhet peticioni/ 240 mijë sportdashës kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Francë-Zvicër, ja çfarë dyshohet

    Franca tashmë është eli minuar nga EURO 2020, por ndeshja me Zvicrën mbetet në qendër të debatit.

    Kritika të mëdha në drejtim të Didier Deschamps, por në anën tjetër edhe me mënyrën se si ‘gjelat’ i elim inuan ndaj Zvicrës.

    Ishte në gjuajtjen e penalltive, një moment jete dhe vde kje, dhe tifozët kanë një dyshim në lidhje me elim inimin e kampionëve të botës.

    Siç raportohet nga RTL Sport, janë më shumë se 240,000 njerëz që kërkojnë të përsërisin ndeshjen midis Francës dhe Zvicrës .

    Ata kanë nënshkruar peticionin përmes faqes ‘Les Lignes Bougent’, ku ky peticion ka marr mbështetje në orët e fundit.

    Kjo po bëhet pasi shumë tifozë kanë dyshime që penalltia e fundit e gjuajtur nga Kylian Mbappé, ylli i Francës, e që u prit nga Yann Sommer, portieri zviceran.

    Në ankesë thuhet se portieri i Borussia Mönchengladbach, nuk e respektoi rregullin që portierët nuk duhet të lëvizin nga vija e portës.

    Kjo shihet edhe me imazhet nga ai moment.

    Por si përfundim UEFA nuk do të pranojë përsëritjen e ndeshjes, pasi e gjithë situata u rishikua nga VAR dhe vendimi nuk ndryshoi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Hapet kufiri me Greqinë/ Kakavijë dhe Kapshticë 24 orë në shërbim, ja çfarë duhet të mbani mend

    Pas shumë ditësh i mbyllur dhe pjesërisht me orare të reduktuara, është hapur sot kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas. Tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendit fqinj.

    Lajmi është bërë me dije nga zyra e kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis. Pika kufitare e Kakavijës dhe e Kapshticës do të qëndrojnë të hapura 24 orë për udhëtarët nga Shqipëria.

    Personat që duan të kalojnë kufirin, duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19, të kryer jo më shumë se 72 orë më parë, si dhe të kenë plotësuar 24 orë para formularin PFL (protokoll i shtetit grek).

    Përveç punëtorëve sezonalë, tashmë do të lejohet të udhëtojnë edhe turistët nga Shqipëria, apo kushdo që ka planifikuar të vizitojë të afërmit në vendin fqinj.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Dashi rikthehet në program dhe debaton me konkurrentët: Keni injoruar një djalë, gjithë shqiptarët…

    Sot emisioni “Për’puthen” nisi me një përp lasje mes ish-konkurrentit Dashi, i cili u largua dje nga programi dhe konkurrentëve të tjerë meshkuj.

    Dashi u rikthyer për sqarim, pasi th se është ndjerë i bu lliz uar për shkak se ata kanë komentuar tipin e tij.

    Pjesë nga diskutimi:

    Dashi: U ndjeva i bu ll izuar. A kanë një fakt se jam një person i tillë se ka të bëjë me imazhin dhe punën time.

    Çimi: Unë i jap respekt të gjithëve, me Çimin mos e kruaj.

    Olti: Ku fola mbi imazhin tënd, që nuk je qeros?

    Dashi: Krejt shqiptarët ju nxjerrshin edhe ju blloc se keni injoruar një djalë të ri.

    Olti: Të thash që je gej. Se edhe ti na the qofte.

    Dashi: S’mund të më thuash gej pa asnjë provë.

    Olti: Nuk jam këtu për të gjykuar unë dhe nuk të thash gej.

    Dashi: Atëherë pse u ndjeva keq unë?

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Zbardhet aksidenti me 4 të plagosur në Elbasan, shoferi harroi makinën pa frena dhe hyri në banesë

    Policia sqaroi rrethanat e aksidentit te ndodhur diten e sotme ne Elbasan ku per pasoje jane plagosur kater persona.

    Sipas policise, mesohet se shkak i ngjarjes ka qene levizja e mjetit nga vendi ku e kishte lene drejtuesi i cili kishte zbritur per te mare dicka ne banese.

    Duket se shoferi i makines ku nukshte vendosur frenat e mjetit dhe per pasoje ka ndodhur edhe aksidenti.

    Elbasan/ Informacion paraprak

    Në fshatin Shelca, Elbasan, një mjet në oborrin e banesës ka rrëshqitur aksidentalishtë pasi drejtuesi i mjetit shtetasi A.Q., 27 vjeç kishte zbritur nga mjeti për të marrë dicka në banesë dhe mjeti ka lëvizur nga vëndi dhe për pasojë janë plagosur pasagjerët shtetasit, J.N., V.Ll. F.Q., G.N., dhe A.N.,të cilët janë transportuar në Spital për ndihmë mjeksore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Covid-19/ Varianti “Delta” i afrohet Shqipërisë, Tomini: Sigurisht që jemi të rrezikuar!

    Varianti “Delta” i koronavirusit ka vënë në alarm të gjithë botën, pasi shifrat e infektimeve dhe humbjeve te jetes janë rritur ndjeshëm në javët e fundit.

    Lehtësimi i masave anti-COVID duke filluar nga dita e sotme do të rrisë rrezikun e përhapjes së COVID-it në vendin tonë, pasi orari i lëvizjes dhe hapjes së aktiviteteve do të jetë deri në orën 12 të natës, ndërkohë që do të lejohen edhe aktivitetet sportive dhe kulturore me pjesëmarrjen e publikut.

    Zv.ministrja e Sëhdnetësisë, Eugena Tomini në një intervistë për Abc është shprehur se deri më tani në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast me variantin “Delta”, por vendi ynë është i rreikuar për shkak se ky variant ka ardhur edhe në Ballkan.

    “Situata epidemiologjike është vërtet nën kontroll, por të gjitha strukturat janë në alert për të kapur në kohë raste. Deri në këto momente nuk kemi konfirmuar asnjë rast. Sigurisht që jemi të riskuar,” tha Tomini.

    Ajo u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë kalendarin e vaksinimit, pasi sipas saj, vaksinat po shfaqin efikasitet edhe ndaj variantit “Delta”.

    “Është shumë e rëndësishme të bëjnë kalendarin e plotë të gjithë individët që kanë aplikuar një dozë, të gjithë ata që e kanë kaluar që të mbrohemi nga variantet,” theksoi ajo.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Elseid Hysaj ben te PAPRITUREN ndryshon skuadër

    Futbollisti Elseid Hysaj do të jetë lojtar i ri i Lazio. Palët kanë arritur akordin parimor dhe tashmë pritet vetëm firma në kontratë.

    Përveçse një hap i rëndësishëm në karrierë, nga ky transferim 27-vjeçari do të bëhet edhe “i pasur”.

    Pas largimit me parametër zero nga Napoli, mbrojtësi shqiptar pritet të firmosë kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për vitin e pestë.

    Sipas marrëveshjes, Hysaj do të përfitojë 2,5 milionë euro rrogë në sezon, të cilave u shtohen edhe bonuset për paraqitjet individuale dhe rezultatet e skuadrës.

    Me llogari të thjeshta, vetëm nga kontrata bazë për katër sezone, ylli i Kombëtares shqiptare do të përfitojë 10 milionë euro rrogë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Erion Veliaj takohet në New York me djalin e filantropit George Soros, ja mesazhi i tij

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar sot në New York me djalin e filantropit George Soros, Aleksandër Soros.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aleks Soros në rrjetin e tij social “Instagram”, ku ka shpërndarë një foto me kryebashkiakun e Tiranës.

    Postimi i plotë i Aleks Soros

    Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në New York! Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë. Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në 2022! #visittirana # albania # tirana

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP