Author: admin

  • Të lodhur nga pandemia? Aeroporti “Nënë Tereza” nis fluturimet me Sharm El Sheik dhe qytetin turistik Hurghada në Egjipt

    Duke filluar nga 6 korriku Aerporti “Nënë Tereza” do të nisë fluturimet me Sharm El Sheik, Egjipt.

    Lajmi është konfirmuar nga “Tirana International Airport”, e cila shkruan në faqen zyrtare se udhëtimet drejt këtij vendi mund të rezervohen pranë çdo agjencie turistike.

    Përveç Sharm El Sheik, fluturimet do të fillojnë edhe me Hurghada, Egjipt në datën 19 korrik, i cili është një qytet i bukur turistik.

    Postimi i plotë i TIA-s:

    Fillojnë fluturimet me Sharm el-Sheikh, Egjipt

    Sharm el-Sheikh është një qytet turistik egjiptian midis shkretëtirës së Gadishullit Sinai dhe Detit të Kuq. Është i njohur për plazhet e saj me rërë, ujërat e pastër dhe shkëmbinjtë nënujorë me korale.

    Fluturimet nga Tirana drejt Sharm el-Sheikh fillojne nga data 6 Korrik 2021. Udhetimet mund të rezervohen pranë çdo agjencie turistike.

    Fillojnë fluturimet me Hurghada, Egjipt

    Hurghada gjithashtu është një qytet turistik plazhi që shtrihet rreth 40 km përgjatë bregdetit të Detit të Kuq të Egjiptit. Hurghada i njohur për zhytje dhe njihet për shkollat e saj të zhytjes. Ka shumë restorante, bare dhe klube të natës, ndërsa qyteti i vjetër, El Dahar, është shtëpia e kafeneve tradicionale egjiptiane.

    Fluturimet nga Tirana drejt Hurghada fillojne nga data 19 Korrik 2021. Udhetimet mund të rezervohen pranë çdo agjencie turistike.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Audicionet për konkurrent të rinj të “Për’puthen” ishin një màshtrím, ja për çfarë arsye

    Audicionet për konkurrent të rinj të “Për’puthen” nuk ishin të vërteta

    Që pas përfundimit të emisionit, produksioni i “Për’puthen”, me disa ish-konkurrent dhe stafin të udhëtonin nëpër qytete shqiptare për të përzgjedhur konkurrentet e sezonit të ardhshëm.

    Burime të “Kryefjala.com” pranë produksionit kanë zbuluar se produksioni i ka përzgjedhur konkurrentet e rinj dhe nuk kanë lidhje me audicionit që janë bërë nëpër qytete.

    Të njëjtat burime thonë se audicionet janë bërë për shumë faktorë të tjerë si fitimi nga sponsorët, por në asnjë mënyrë nuk përzgjidhen konkurrentët.

    Kujtojmë, se audicionet në qytetet mbusheshin plot e përplot me grupmosha të ndryshme që donin një të ardhme në televizion, pa e kuptuar se asgjë nuk është reale siç ka thënë burimi i “Kryefjalës”, apo të shumët që dëshironin një fotografi me ish-konkurrentet.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Apartamente, garazhe e makina, gjyqtarja e Apelit të Tiranës del para Vettingut, nuk justifikon dot…

    TIRANË
    Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku, u përball të enjten, më 1 korrik, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të Vettingut, ku u evidentuan probleme të shumta me pasurinë e saj. Hetimi administrativ për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

    Gjyqtarja e Apelit ishte e pranishme në seancë dëgjimore publike, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në cilësinë e avokatit. Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Sollaku kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

    Gjyqtarja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme për kriterin e profesionalizmit. Në raport thuhet se nuk janë gjetur indicie edhe në 58 denoncimet e kryera nga publiku, ku 20 prej tyre kanë qenë të përsëritua dhe të depozituara nga i njëjti person. Relatori Hamitaj tha se gjatë hetimit për profesionalizmin janë evidentuar vonesa në fillimin e seancave gjyqësore ose në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara.

    Avokati Sollaku i kundërshtoi gjetjen e komisionit. Ai tha se, sikurse ka rezultuar edhe nga hetimi administrativ, të gjitha transaksionet financiare janë kryer nga ana e tij, ndërsa shtoi se e shoqja gjyqtare kishte qenë gjithmonë e fokusuar te detyra.

    Ai paraqiti para komisionit një përmbledhje të bilanceve të të ardhurave dhe shpenzimeve të tij që nga viti 1991 e në vijim, duke pretenduar se ka pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për krijimin e pasurive. Në fund të seancës, Zegjine Sollaku i kërkoi komisionit ta konfirmojë në detyrë, ndërsa vendimi për të pritet të shpallet më datë 8 korrik.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Makina fluturuese kryen fluturimin e parë midis aeroportëve, qëndron në ajër për më shumë se gjysëm ore (VIDEO)

    SHBA– Makina fluturuese nga Stefan Klein është vënë në provë dhe ka përfunduar me sukses fluturimin për 35 minuta mes dy aeroportëve.

    BBC raporton se ajo është e pasiur me një motor BMË dhe funksionon si automjetet e tjera me pompë benzine. Ajo mund të fluturojë rreh 1.000 km ose ndryshe 600 milje në një lartësi prej 2500 metra dhe se deri më tani ka qëndruar në ajër rreth 40 orë.

    Krijuesi i saj Stefan Kein ka përshkruar përvojën e tij të parë dhe e ka përshkruar sit ë mrekulueshme. Ai tha se automjeti në ajër kiste një shpejtësi prej 170km/h dhe se mund të mbajë dy persona me një peshë prej 200kg. Pas uljes së tij në pistë ai I lejoi gazetarët ta fotografonin makinën fluturuese

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E RËNDË/ Makina bie në HUMNERË në Elbasan, plagosen 5 persona, dyshohet edhe për viktima

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Selcë të Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

    Sipas raportimeve paraprake, 5 persona janë plagosur, ndërkohë që dyshohet edhe për viktima. Policia dhe ambulanca janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

    Vijon…

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Morena ‘i vë flakën’ rrjetit teksa … (foto)

    Morena Taraku është një nga këngëtaret më të dashura për publikun.

    Ajo gjithmonë është shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit fotografi nga jeta e përditshme.

    Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh të vetes teksa shihet e veshur me xhinse në ngjyrë blu, kombinuar me një korse shumëngjyrësh dhe dukej mjaft bukur.

    Mirëpo, në pjesë e gjoksit ajo kishte vendosur vetëm duart dhe pozonte e qeshur përballë kamerës.

    Ky postim u pëlqye menjëherë nga fansat dhe mori shumë komente pozitive.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E rrallë në shtetin europian, ṿṙitét një polic për herë të parë pas gati një dekade e gjysëm

    Një polic është vr arë në Suedi, duke u cilësuar si një rast i rrallë, pasi një akt i tillë nuk ndodhte prej 14 vitesh në vendin nordik. Sipas mediave të huaja, vr a sja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin Gothenburg, kurse autori nuk është identifikuar ende.

    “Ne jemi vendosur në kërkim të autorit. Është ende herët për të thënë nëse vërtetë polici ishte shënjestra i su lm it”, ka thënë Klas Johansson, zëdhënësi i policisë

    Mësohet se policia ishte duke patrulluar në një periferi i qytetit kur oficeri u që llua. Më pas ai u dërgua për në spital, ku dhe ndërroi jetë nga pla gët e marra.

    Gjatë vitit të kaluar, ka pasur më shumë se 360 incidente me ar më zjarri, 47 të vd ekur dhe 117 të pl agos ur, që është një rekord negativ sipas policisë.

    Sipas Këshillit të Parandalimit të Kri mit, numri i njerëzve të vr arë është dyfishuar në një dekadë dhe tani përbën gati 40 për qind të vd ekje ve të dhu nshme në Suedi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • UPSSS! 21-vjeçari “flakë fare” i vihet pas ambulancës për të kaluar me të kuqe, i jep 20 mijë lekë policit por arrestohet (VIDEO)

    Policia Rrugore vijon me kontrollet në të gjitha rrugët e vendit për parandalimin e aksidenteve të mundshme.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 shoferë, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 pa leje drejtimi.

    Janë pezulluar 57 patenta, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

    Policia Rrugore vijon kontrollin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

    Goditen nga Policia Rrugore e Tiranës, dy raste të mitdhënies. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë 2 drejtuesit e mjeteve, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht shtetasit:

    K. H., 40 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në rrugën “Jordan Misja”, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë;

    D. I., 21 vjeç, i cili qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Zhan D’ark”, pas një autoambulance, me qëllim që të kalonte semaforët dhe shmangien e trafikut. Pas kontrollit nga Policia Rrugore rezultoi se mjeti ishte i papajisur me siguracion. 21-vjeçari, për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, që shkelnin semaforin apo përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që nuk vendosnin rripin e sigurimit dhe kryenin manovra apo parakalime të rrezikshme në rrugë.

    Janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

    Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

    Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2345 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

    Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Me shpejtësi marramendëse dhe të ḋehùr në timon, momenti kur policia ndalon makinat luksoze (VIDEO)

    Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në akset kryesore nacionale dhe qendrat e qyteteve për të evidentuar shke lësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Në 24-orët e fundit në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se janë vendosut 2345 gj oba, janë hequr 57 leje drejtimi dhe janë arre stuar 14 drejtues mjetesh.

    Siç shihet dhe në videon e publikuar nga policia shkeljet konstatojnë në drejtimin e mjetit tej normave të lejuara, vozitje në gjendje të de hur dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, pasi shtetasi K. H., 40 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alk olit, në rrugën “Jordan Misja”, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë me pr erje 2000 lekë.

    Njoftimi i plotë i policisë: Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

    Policia Rrugore vijon kontrollin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksid enteve rrugore.

    Goditen nga Policia Rrugore e Tiranës, dy raste të mit dhënies. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë 2 drejtuesit e mjeteve, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht shtetasit: K. H., 40 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alk olit, në rrugën “Jordan Misja”, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë me pr erje 2000 lekë;

    D. I., 21 vjeç, i cili qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Zhan D’ark”, pas një autoambulance, me qëllim që të kalonte semaforët dhe shmangien e trafikut. Pas kontrollit nga Policia Rrugore rezultoi se mjeti ishte i papajisur me siguracion. 21-vjeçari, për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë me p erje 2000 lekë.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që drejtonin mjetin në gjendje të de hur apo nën ndikimin e alko lit, që shkelnin semaforin apo përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që nuk vendosnin rripin e sigurimit dhe kryenin man ovra apo parakalime të rrezi kshme në rrugë.

    Janë arr estuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të de hur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

    Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti nën efektin e alk olit apo në gjendje të de hur.

    Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2345 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

    Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Delta “rrethon” Shqipërinë: Mutacioni mbërrin në Serbi e Kosovë

    Ministria serbe e Shëndetësisë konfirmoi se ne vend janë shënuar dy raste me variantin Delta të koronavirusit.

    Të dy pacientët e identifikuar janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Mësohet se ata kanë qenë janë shtetit dhe nuk ishin vaksinuar kundër koronavirusit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës sesa të tjerët. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raste me këtë variant ka konfirmuar Kroacia në 28 qershor dhe pastaj Kosova në 29 qershor.

    Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se varianti Delta mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në Bashkimin Evropian deri në fund të gushtit.Simptoma të këtij varianti janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundëve. Sipas disa ekspertëve, ai prek shumë dhe fëmijët e adoleshentët, por ka simptoma më pak të rënda.

    Së fundi , EMA pohoi se vaksinat mbrojnë edhe ndaj këtij variant të koronavirusit. Katër vaksinat e aprovuara nga Bashkimi Europian, Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson and Johnson janë sipas saj efikase edhe kundër variantit Delta.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP