Author: admin

  • Gjendet e pajetë turistja e cila ishte e zhdukur prej ditësh në Greqi, ja çfarë dyshohet

    Këtë të enjte një turiste franceze, e quajtur Violet Giango, është gjetur e pajete 5 km larg nga qyteti grek i Elafonisissi.

    CNN shkruan se trupi i pajetë i 29-vjeçares është gjetur në një përrua. Ekipet mjekësore dhe policia janë drejtuar për në vendngjarje për të mësuar shkaqet e sakta.

    Gruaja kishte shkuar me pushime në Kretë dhe u shpall e zhdukur më 24 qershor. Ajo në këtë datë ka komunikuar me prindërit e saj në Francë, ndërsa i kishte thënë se do të ikte në Elafonissi, për të vizituar edhe këtë qytet.

    Teksa ditët kalonin, prindërit u shqetësuan për fatin e vajzës së tyre dhe menjëherë telefonuan autoritetet për ndihmë.

    Një ditë më parë, policia arriti të gjente makinën e braktisur të së resë, brenda së cilës u gjend një valixhe. Sipas dëshmisë së burrit që e pa për herë të fundit, e reja ishte drejtuar për në autostradën E4 që të dërgonte në Elafonisi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Asnjë humbje jete në Shqipëri, MSH: 5 të shëruar dhe 2 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

    TIRANË
    Edhe gjatë 24 orëve të fundit shifrat e koronavirusit në vendin tonë janë në minimum.

    Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk ka asnjë humbje jete nga virusi i rëndë, ndërsa janë regjisrtuar vetëm dy raste pozitive nga 4024 testime të kryera.

    Sipas MSH, në Spitalin Infektiv o marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

    Njoftimi i MSH:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.

    Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19.

    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

    Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

    Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (1 Korrik 2021)
    Raste të reja ditore 2
    Të shëruar në 24 orë 5
    Të shtruar në spitale 2
    Humbje jete në 24 orë 0
    Testime ditore 4024

    Testime totale 808,786
    Raste pozitive 132,523
    Raste të shëruara 130,014
    Raste Aktive 53
    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 22
    Shkodër 13
    Elbasan 6
    Durrës 5
    Lezhë 3
    Berat 2
    Fier 1
    Vlorë 1

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Tmerri i miliarderëve greke, dalin pamjet e vjêdhjêve spektakolare te Shqiptarëve në Mykonos

    Më shumë se 320,000 euro është vlera e sendeve të vjed hura në shtëpitë luksoze në ishullin grek Mykonos nga një bandë shqiptare.
    Mediat greke raportojnë se banda e drejtuar nga një 35-vjeçar veproi e ndarë në dy nëngrupe.

    Organizata kr iminale u shpërbë pas një hetimi nga policia. Gjashtë persona, mes tyre edhe një 23 vjeçare u arr estuan në ishullin e njohur.

    Autorët kanë marrë para, sende me vlerë, ora, syze dielli, parfume, laptopë, pajisje elektronike, çanta, portofola dhe telefona, të cilët i kanë mbledhur në shtëpitë ku jetonin dhe më pas i kanë dërguar në vendlindjen e tyre.

    Gjatë kontrolleve të shtëpive, automjetet që ata po përdornin në vende të tjera, u gjetën një numër sendesh të vjed hura, të cilat u konfiskuan. Mediat greke kanë publikuar pamje nga sendet me vlerë që kanë vjed hur shqiptarët.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • OSHEE njofton qytetarët: Tirana nesër pa energji elektrike, ja cilat zona

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ditën e nesërme nga ora 09:00 deri në 16:00 do të ketë stakim të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

    OSHEE njofton se energjia do të ndërpritet në zonën e Don Boskos: Rruga “Albanopoli”, Rruga “Ali Kukaleshi”, zona e Baldushkut: Baldushk qendër, Vrap, Parret, Kakunjë, Mustafa koc, Vesi

    Njoftimi i plotë:

    Përshëndetje/ Njoftim për abonentët #Tiranë

    Stakim, 2 korrik

    Në vijim të investimit që po kryhet nga OSSH Tiranë për rikonstruksionin e kabinave, nesër date 2 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:

    Zona e Don Boskos: Rruga “Albanopoli”, Rruga “Ali Kukaleshi”, zona e Baldushkut: Baldushk qendër, Vrap, Parret, Kakunjë, Mustafa koc, Vesi

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lajmi fundit/ 50-vjeçari vetëvṙitét me aṙmé zjarri në Tiranë, ja çfarë thonë familjarët

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Pëllumbas, Tiranë.

    Sipas informacioneve të dhëna nga policia mësohet se një person i ka dhënë fund jetës dhe dyshohet të jetë vetëvr arë me ar më zjarri.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ndërkohë që nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi D.M., vuante nga depresioni.

    “Rreth orës 15:00, në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvr arë me ar më zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç. Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi D.M, vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Një verë si kjo e duan të gjitha shenjat por yjet ja kanë rezervuar Binjakëve

    Dashi

    Ky muaj do të nisë në mënyrë mjaft interesante, veçanërisht sa i takon projekteve të reja lidhur me punën. Ndonëse shumica e cilëson si periudhë pushimesh, për ju, kjo është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Situata sentimentale mbetet kaotike, për shkak se jeni të pakënaqur, madje mund të ketë edhe tensione.

    Demi

    Do të jetë për ju një javë mjaft pozitive, sidomos pasi Venusi do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Bëni mirë që të pranoni ndryshimet, edhe pse mund të mos i dëshironi.

    Binjakët

    Do të jeni të mbushur me energji dhe gjithë grintë gjatë kësaj jave. Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke bërë që muaji të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të nisë për ju një verë e mbarë! Nga pikëpamja profesionale, do ju duhet që të hiqni dorë nga diçka.

    Gaforrja

    Do të ndiheni shumë të motivuar gjatë kësaj dite. Megjithatë përballë një projekti të ri, do të keni frikë se mos gaboni. Dashuria do të rikthehet protagoniste e të lindurve të kësaj shenje, bashkë me muajin e ri. Kështu që nëse ka pasur probleme apo keqkuptime, do të vijë momenti i rikuperimit. Ndërsa për ata që janë vetëm, nuk do të mungojnë mundësitë.

    Luani

    Kjo javë do të jetë mjaft e rëndësishme për ju! Do të keni mundësi që të dilni në pah dhe të vini në dukje gjërat për të cilat jeni të zotët. Yjet janë në anën tuaj, por nuk duhet të gaboni dhe të krijoni armiq. Shmangni humbjen e kohës me persona që nuk e meritojnë.

    Virgjëresha

    Do të jetoni një javë aspak në ritmin e duhur! Do të ndiheni mjaft konfuz, edhe sepse në raportin në çift keni përjetuar shumë tensione. Ju shpesh prireni që t’iu organizoni jetën të tjerëve, sidomos partnerit/es, dhe kjo gjë mund ta acarojë së tepërmi. Sa i takon punës, situata nuk do të jetë shumë e favorshme.

    Peshorja

    Dita e parë e muajit do ju gjejë të dekurajuar. Në sferën profesionale do të keni ndjesinë e ecjes në zbrazëti, duke u ndjerë sikur rrugët nuk iu çojnë askund. Ky është një moment kalimtar, ndaj bëni durim. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që tensionet e punës të mos i reflektoni dhe në sferat e tjera të jetës suaj.

    Akrepi

    Do të jetë për ju një javë mjaft e rëndësishme, sidomos sa i takon situatave të turbullta. Kjo pasi në punë, mund të hasni probleme. Ndërkohë në raport me të tjerët, situata do të jetë më e përmirësuar.

    Shigjetari

    Kjo e enjte nuk do të jetë aspak ideale, ku mund të ndiheni disi të turbullt. Mos u dekurajoni, pasi gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim. Në dashuri këshillohet që ti shprehni hapur ndjenjat. Lidhur me situatën ekonomike, planetet do ju vijnë në ndihmë.

    Bricjapi

    Ky muaj do të nisë i mbushur me dyshime, sa i takon raporteve me të tjerët. Nëse kohëve të fundit keni përjetuar një krizë në dashuri, gjatë këtyre ditëve mund të kthehen tensionet. Jeni të prirur që të mos harroni dhe as të kaloni traumat lidhur me sferën sentimentale. Nëse vini re se diçka nuk funksionon, nuk dini që të shtireni.

    Ujori

    Do të nisë për ju një fazë mjaft konfuze. Megjithatë duhet të qartësoheni me veten, edhe për të kuptuar se çfarë dëshironi realisht. Edhe në sferën profesionale ka diçka që nuk ju lë të qetë. Këshilla jonë është të mos acaroheni.

    Peshqit

    Mund të përballeni me pasojat e disa veprimeve tuaja. Shpesh ju ndodh që ta gjeni veten të përfshirë në situata negative. Nëse për ju një histori dashurie nuk është e mbushur me emocione të forta, mund të distancoheni dhe të përjetoni shumë ankth. Yjet ju ftojnë që të arsyetoni në mënyrë më të qetë, edhe sepse Venusi do ju ndihmojë që ti peshoni mirë gjërat.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Piu doza të mëdha ibuprofeni dhe u intoksikua, mjekja zbulon gjendjen shëndetësore të vajzës nga Ukraina

    Mjekja e shërbimit të pediatrisë në spitalin “Petro Nako” në Sarandë, Eranda Andoni ka njoftuar se e mitura nga ukraina e cila mori doza të larta ibuprofeni është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Në një prononcim për Panorama.al, ajo thotë se vajza kishte pirë 5 tableta 400 miligramshe ibuprofen të cilat ia kishte dhënë gabimisht e ëma në vend që t’i jepte loperamidë pasi e mitura ishte me diarre.

    Mjekja tregon momentin që kur erdhi e mitura në urgjencë e deri në dërgimin e saj me helikopterë në Tiranë.

    “Sot në orën 07:45 në shërbimin e pediatrisë së spitalit “Petro Nako” në Sarandë është paraqitur një shtetas ukrainase 12 vjeçe pasi është intoksikuar nga ibuprofeni. Ka pirë 5 tableta 400 miligramëshe. Këtë ilaç ia ka dhënë nëna pasi ka ngatërruar medicament nga loperamidë në ibuprofen. Fëmija ka qenë ditën e djeshme me diare dhe nëna ka menduar se i ka dhënë loperamidë. Intoksacioni me 5 tableta për një fëmijë e ka kaluar dozën 1.5 gram që është doza e lejuar. Dhe është lajmëruar shefi i shërbimit të spitalit i cili informoi qendrën në Tiranë dhe pastaj erdhi helikopteri për ta transportuar. Gjendja fëmijës aktualisht është e mirë, në Sarandë u paraqit e mirë. Orën e parë ka bërë gjumë, kishte letargji. Parametrat i kishte normale. Gjatë konsultës me mjekët është vlerësuar për trajtim të specializuar në Tiranë” – tha Andoni.

    Gjithashtu mjekja thotë se nëna ia ka dhënë 5 tabletat brenda 2 orësh përpara se ta dërgonte në urgjencë.

    “Doza e madhe tek fëmijët krijon probleme nga më të lehtat tek më të rëndat. Më të lehtat janë dhimbje koke dhe barku. Ajo kishte vetëm dhimbje barku kur erdhi këtu. Efektet më të rënda janë përgjumja dhe koma. Për dy orë ia ka dhënë këto ilaçe dhe erdhi këtu në orën 07:45. Stafi i spitalit të Sarandës bëri ndërhyrjen e nevojshme, duke bërë analizat e nevojshme dhe është bërë konsulta pastaj” – tha mjekja.

    Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në Sarandë ku një e mitur nga ukraina kishte konsumuar një dozë të lartë ibuprofeni. Vajza e mitur ishte me diarre, ndërsa nëna e saj e ka ngatërruar medikamentin.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Skandal me perimet, në tregje/ Produkte me pesticide mbi normat, të ndaluara në BE

    Nga Mariglen Mertiri

    Perimet janë produktet më të konsumuara, por edhe më të rekomanduarat për një shëndet të mirë. Por, nga ana tjetër, konsumatorët shqiptarë blejnë dhe konsumojnë çdo ditë domate dhe kastravecë me pesticide deri në 6 herë mbi normat e lejuara, duke rrezikuar rëndë shëndetin e tyre.

    Ndërsa luleshtrudhet dhe shalqini kanë prezencë të lartë të pesticideve për njësi produkti, duke shtuar përqëndrimin e pesticideve dhe ekspozuar ato në një rrezik potencial për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ndërkaq, Institucionet nuk marrin masa, jo vetëm të parandalojnë shitjen e produkteve të kontaminuara, por edhe të ndëshkojnë përgjegjësit.

    Ato shiten si produkte normale në tregje anormale, por edhe tregje të licencuara me blerës të pandërgjëgjësuar dhe të nxitur nga çmimi i favorshëm. Porl edhe me blerës që për shumë arsye, nuk ka si ta dinë se brenda këtyre perimeve ka norma të larta pesticidesh, por edhe në disa kur ndodhen brenda limiteve, prezenca e 5 apo 6 pestidiceve të ndryshme përbën rrezik serioz për shëndetin.

    Fermerët shtojnë pesticidet për të nxjerr sa më shpejt nga sera në treg produktin, për të rritur fitimit, pasi nëse zbatojnë rekomandimet e agronomeve për afatet e përdorimit të pesticideve (karenca), ndoshta nuk do të marrin fitimin e kërkuar dhe do t’i shesin prodhimet e tyre madje edhe nën kosto. Shtrëngimi i masava ligjore në Kodin Penal i bërë dy vite më parë për “Sigurinë Ushqimore” nuk ka sjellë asnjë ndërgjegjësim, ndryshim të realitetit dhe masa ndëshkuese për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

    Për të vërtetuar abuzimet dhe riskun e lartë që përballen qytetarët përballë këtyre helmeve të paabsorbuara nga bimët, analiza e mbetjeve të pesticideve në perime është shumë e rëndësishme, pas këto produkte konsumohen në mënyrë të vijueshme, në sasira të konsiderueshme dhe janë pjesë e dietës ushqimore për të gjithë konsumatorët.

    Për më tepër, konsumi i tyre të “freskta” mbart nje rrezik të shtuar të mbetjeve të pesticideve, pasi koha që ndan perdorimin e një pesticidi në serë nga koha e konsumit shpesh nuk është e gjatë dhe është e pamjaftueshme për degradimin e tyre.

    Ndaj, në rastin e perimeve që konsumohen të freskëta rekomandohet përdorimi i pesticideve lehtësisht të degradueshme, ose me një karencë të shkurtër për të shmangur mbetjet e tyre në produkt. Porl sido që të jetë afti i karencës, sipas llojit të persicidit apo insekticidit, fermerët duhet ta zbatojnë atë.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, frutat dhe perimet janë kryesisht grupi i ushqimeve më të konsumuara në botë, me një mesatare rreth 30%. Ky konsum, vjen më tepër për arsyen se ky grup ushqimesh konsumohet i pagatuar ose gjysmë i gatuar.

    Nutricionistja Hyrida Basha, domaten dhe kastravecin i renditë si pjesë me rëndësi të dietës tonë ushqimore për shkak të përbërësve ushqimore që mbartin.

    “Kastraveci dhe domatja na furnizojnë me sasi të larta të ujit, antioksidantëve, mineraleve dhe fibrave. Domatja na ofron një mbrojtje edhe prej rrezatimit diellor me gati 20%. Megjithatë, ky është grupi i ushqimeve me të cilat abuzohet më shumë. Nëpërmjet konsumit të këtyre ushqimeve, ne marrim edhe këto pesticide që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me sëmundje edhe gati vdekjeprurëse.

    Ndikim më të madh, këto kanë në zhvillimin e kancerit, defektet në lindje, çrregullime neurologjike, çrregullime endokrine dhe efekte ne riprodhim”, deklaroi nutricionistja Hyrida Basha

    Qendra “Alert” hulumtoi mbi tregtimin e produkteve të kërkuara nga qytetarët në këtë sezon, siç janë domatet, kastravecët, specat, luleshtrydhet dhe shalqiu.

    Në mënyrë rastësore, u blenë 5 kultura të ndryshme bujqësore në tregun Agro-Ushqimor të Tiranës, vend nga ku tregtarët apo fermerët e shumë rajoneve furnizojnë masivisht tregun e kryeqyetit me pakicë, por edhe nga ku shpërndahen në pjesën më të madhe te gjysmës së Shqipërisë.

    Në bashkëpunim me laboratorin e akredituar “Noval”, analizuam mbetjet e pesticideve ne produktet që tregëtohen në raport me kuadrin ligjor në vend, por i krahasuam edhe me atë të Bashkimit Europian.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • A do të jenë efektive ndaj variantit Delta vaksinat që miratoi BE? EMA jep lajmin!

    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë sot lajmin e mirë se vaksinat e miratuara nga Bashkimi Evropian deri më tani kundër Covid-19 janë efektive kundër të gjithë mutacioneve të reja, përfshirë atë Delta.

    Sipas EMA, mbrojtja kundër mutacionit Delta sigurohet pas përfundimit të dozës së dytë.

    Organizata bën thirrje për përshpejtimin e vaksinimeve dhe mbajtjen e masave të Shëndetit Publik si mjetet e nevojshme për të luftuar pandeminë.

    “Është e rëndësishme të sigurohet që personat e prekshëm dhe të moshuarit të përfundojnë vaksinimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për të mbrojtur veten nga përhapja e mëtejshme e mutacionit Delta.

    Duket se 4 vaksinat e autorizuara nga BE mbrojnë nga të gjitha llojet, përfshirë variantin delta. Të dhënat e para të botës reale sugjerojnë se: 2 dozat e vaksinave mbron nga varianti delta. Antitrupat nga vaksinat e miratuara neutralizojnë këtë variant”, thuhet në njoftimin e EMA.

    Vaksinat e miratura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Si u tall “Për’puthen” me ndjekësit e tyre, ja si gjithçka ishte e planifikuar

    Emisioni i ‘dashurisë’ – “Për’puthen”, këtë vit përfundoi sezonin e dytë. Pothuajse të gjithë konkurrentët e këtij emisioni arritën të bëheshin të famshëm, duke “bërë lojë” në shumicën e rasteve. Në disa video të publikuara u panë afër tyre edhe letra të ‘skenareve’ .

    Nga sezoni i kaluar kishte dal vetëm një çift – Ina me Gerin, të cilët u “kurorëzuan” dhe pastaj për të vazhduar ‘njohjen’, që më pas përfundoi e gjitha, duke deklaruar vetë dyshja.

    Ina dhe Geri në emisionin të cilin u larguan si çift.
    Gjatë këtij sezoni, ky emision pësoi rritje të madhe të audiencës, e që shkaku i tyre, Tea dhe Andi kishin deklaruar se e gjitha ka qenë e imponuar nga produksioni. Pas daljes nga emisioni si “çift”, Tea konfirmoi lidhjen e saj me Beartin e cila nuk zgjati aq shumë, ndërsa Andi më vonë konfirmoi lidhjen me Melisën, e cila ishte aluduar mjaftë në media gjatë kohës që dyshja ishte brenda.

    Skandalet e shumta në të cilat nuk kishte “dashuri” gjatë emisionit, arriti që këtyre personazheve të iu rritej fama në rrjete sociale, e madje për reklama kërkonin shuma të mëdha të parash, të cilët përmes edhe disa lojërave dhe famës arritën të hapnin biznese e të bëhen pjesë e estradës shqiptare me muzikë si, Melisa, Ana dhe dy personazhe të “Për’puthen 40+”, të cilët u kritikuan shumë nga artistët të cilët vite në skenën muzikore.
    Që pas përfundimit të emisionit, produksioni i “Për’puthen”, me disa ish-konkurrentë dhe stafin të udhëtonin nëpër qytete shqiptare për të përzgjedhur konkurrentet e sezonit të ardhshëm.

    Burime të “Kryefjala.com” pranë produksionit kanë zbuluar se produksioni i ka përzgjedhur konkurrentet e rinj dhe nuk kanë lidhje me audicionit që janë bërë nëpër qytete.

    Të njëjtat burime thonë se audicionet janë bërë për shumë faktorë të tjerë si fitimi nga sponsorët, por në asnjë mënyrë nuk përzgjidhen konkurrentët.

    Kujtojmë, se audicionet në qytetet mbusheshin plot e përplot me grupmosha të ndryshme që donin një të ardhme në televizion, pa e kuptuar se asgjë nuk është reale siç ka thënë burimi i “Kryefjalës”, apo të shumët që dëshironin një fotografi me ish-konkurrentet.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP