Author: admin

  • Në Greqi u lajmërua se pika e kalimit me Shqipërinë do të hapej, ja çfarë ndodh në Kakavijë

    Edhe pse u njoftua se pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të hapej për udhëtarët që duan të shkojnë në Greqi për arsye turistike apo familjare autoritetet greke ende nuk e kanë zyrtarizuar vendimin e tyre.

    Kjo ka bërë që në këtë pikë kalimi situata të mbetet e njëjtë. Autoritet tona kufitare vazhdojnë zbatimin e vendimit në fuqi që lejon daljen e 400 personave në ditë kryesisht punëtorët sezonalë dhe ata që kanë një pasaportë greke, ndërsa janë në pritje të njoftimit të ri.

    Lajmi për hapjen e Kapshticës bëri që kamionat e mallrave të vihen në radhë për të kaluar, por për të disatën herë autoritetet e vendit fqinje vonojnë hapjen e kësaj pikë kufitare.

    E mbyllur prej më tepër se 7 muajsh Kapshtica është një prej pikave më të rëndësishme kufitare me Greqinë sa i takon lëvizjeve në rajonin juglindor qoftë për import eksportin apo edhe udhëtarët dhe mbyllja e saj u ka shkaktuar këtyre të fundit kosto të larta financiare.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Asnjë humbje jete në Kosovë, 10 raste të reja me Covid-19 të regjistruara në 24 orët e fundit

    KOSOVA
    Kosova ka regjistruar 10 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë.

    Prej ditësh Kosova nuk ka më asnjë të humbur ndërkohë 12 pacientë së fundmi janë shëruar .

    Në gjithë territorin janë ende 165 raste aktive me virus teksa shifrat vijojnë të jenë në rënie.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Allianz Arena” me vetëm 20% të kapacitetit, ja çfarë shifre marramendëse kap një biletë për Belgjikë-Itali

    Ka nisur numërimi mbrapsht për ndeshjen Belgjikë-Itali, që do të luhet të premten në orën 21:00 në Allianz Arena të Mynihut. Biletat janë shiur të gjitha, përafërsisht 14,500 në dispozicion u blenë të gjitha brenda disa orësh. Gjermania ka kuotën më të ulët të tifozëve në stadiume Europë, vetëm 20% të kapacitetit.

    Në pak orë, çmimet e biletave, fillimisht mes 75 dhe 225 euro, janë rritur në tregun e rishitjes, duke u bërë të përballueshme për shumë tifozë. Një biletë të enjten ishte e pamundur ta merrje nën 1200 euro.

    Në Allianz Arena, ndryshe nga stadiumet e tjera të Evropianit, maska është e detyrueshme, edhe pse shumë pak e zbatuan gjatë ndeshjes Gjermani-Hungari, sidomos tifozët miq. Ndërkohë, duhet patjetër certifikata e vaksinës dhe e testit të fundit negativ brenda 48 orëve.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Erdhi me një shpejtësi marramendëse”, Turisti slloven tregon si u ῥërῥlasén 4 makina në Sarandë

    Paraprakisht mësohet se mjeti tip KIA me drejtues Emro Cela, banor i Sarandës, ka zbritur nga një rrugët dytësore dhe ka pësuar defekt teknik duke përp lasur fillimisht mjetin e një turisti slloven dhe më pas i ka prerë rrugën një mjeti që po kalonte, duke përp lasur këtë të fundit dhe një maine tjetër pas tij.

    Drejtuesi i mjetit KIA është pl a go sur lehtë dhe ndodhet në spital. Ndërkohë që dëmet janë të konsiderueshme.

    Miha, turist slloven, i ardhur sot me bashkëshorten e tij në Sarandë, drejtues i njërit prej mjeteve i përfshirë në aksi dent tregoi si ka ndodhur ngjarja:

    “Unë po rrija në makinë, sapo kisha ndaluar në këtë vend, ndërsa gruaja imë sapo kishte dalë nga makina. U përpoqa që të mos zija rrugën por të futesha në një qoshë, siç e shihni, dhe brenda 2 minutash, një makinë po vinte me një shpejtësi dhe dukej sikur s’i funksiononin frenat. Kishte një shpejtësi marramendëse, dukej që ishte pa frena, u për plas me makinën time nga ana e shoferit dhe më pas në rrugën kryesore u përp las me një makinë tjetër. Mua më dhe mb pak krahu, pastaj ka dëme materiale makina, u prish pasqyra, dy dyer të makinës nga krahu i shoferit, madje nga fuqia e madhe e përp lasjes u hapën air2 begët e makinës. Kishim vetëm pak orë në Shqipëri, sapo kishim arritur në Sarandë, po presim për një përkthyes që të japim dhe deklaratën tonë në polici.”

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Shqipëria ‘e mbërthyer’ nga i nxehti afrikan, në këtë qytet të Shqipërisë bashkia hap rrugët e mbuluara nga bora (VIDEO)

    Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë prej ditësh nga vala e të nxehtit afrikan. Javën e kaluar temperaturat në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vednit i kaluan 42 gradë celcius, ndërsa këtë javë temperaturat janë ulur disa gradë por përsëri jemi në korrik dhe i nxehti do jetë prezent.

    Por, një tjetër situatë është në Tropojë.

    Bashkia atje prej ditësh ka nisur punën për hapjen e rrugëve të Bjëshkëve, sepse ato janë ende të mbuluara nga dëbora. Vetë i pari i Tropojës, kryebashkiaku Rexh Byberi ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga puna për hapjen e rrugëve nga dëbora.

    Siç shihet, trashësia e dëborës në Bjëshkë është shumë e madhe, madhe më e madhe se ekskavatori që ka shkuar për ta pastruar atë. Megjithatë, autoritete atje ia kanë dalë të hapin rrugën për të gjithë turistët dhe banorët që duan të shkojnë në Bjeshkët e Malësisë së Gjakovës.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘S’ka zgjatje të orarit të muzikës’, flet zv.ministrja Rakacolli: Jemi në alert për variantin ‘Delta’

    Në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të virusit COVID, ‘Delta’, i cili është edhe më infektues. Kështu tha në një intervistë për Report Tv, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se lajm i mirë është se vaksinat anti-COVID mund ta parandalojnë.

    ‘Varianti Delta është e mundur që të identifikohet nga ISHP, por përderisa është fillimi na duhet të jemi të sigurt dhe na duhet edhe nga laboratorët jashtë, deri tani nuk kemi të dyshuar për variantin Delta. ndryshimi me variantet e tjera është me infeksioz, Lajm i mirë është që vaksinat mund ta parandalojnë. Njerëzit duhet të vazhdojnë që të kenë në vëmendje vaksinimin, pasi është e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e virusit.’- tha zv.ministrja.

    Sa i përket zgjatjes së orarit të muzikës, një kërkesë kjo e bërë nga operatorët e bareve dhe culb-eve, Rakacolli tha se tashmë jemi një moment alerti sa i përket virusit Delta dhe se nuk mund të mendojnë për një shtim të orarit të muzikës.

    ‘Ne jemi në alert për Deltan dhe nuk mund të mendojmë për një shtim të orarit të muzikës për momentin. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme çdo gjë mund të rivlerësohet. Masat ne nuk i kemi marrë kot.’- tha Rakacolli.

    Në ditët e hapura të vaksinimit +18, Rakacolli tha se janë vaksinuar mbi 25 mijë qytetarë. Zv.ministrja tha se vihet re një rënie e gadishmërisë së qytetarëve për të kryer vaksinën dhe bëri thirrje që ato të vaksinohen pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

    ‘Gjatë këtyre dy ditëve patëm mbi 25 mijë veta 18+ që u vaksinuan. Është në varësi dhe të vaksinave që kemi në dispozicion të cilat vijojnë duke ardhur në sajë edhe të marrëveshjeve që kemi kryer. Jemi në gjendje të bëjmë deru në 20 mijë vaksinime në ditë. Stina e nxehtë nuk e favorizon shumë bërjen e vaksinës për disa mosha për shkak edhe të temperaturës. Mund të bjerë edhe për këtë arsye ritmi i vaksinimit, por njerëzit të mos frenohen dhe të mendojnë se sëmundja është zhdukur.

    Gadishmëria nga qytetarët për të bërë vaksinën ka rënë, por qytetarët duhet të interesohen që të bëjnë vaksinën pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.’- tha Rakacolli.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Nuk vonon shkarkimi i dytë, largohet një tjetër drejtor policie (EMRI)

    Pas shkarkimit të drejtorit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka, nga detyra është larguar edhe kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Alban Çela.

    Ky i fundit është shkarkuar me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Çela e mbante këtë detyre prej nëntorit të vitit të kaluar, kur zëvëndësoi Erigert Mitrin.

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shprehën se ndryshimet në strukturat e policisë, të cilat ishin planifikuar të bëheshin në vjeshtë, të realizoheshin menjëherë tani.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • BE vendosi të “kyç” derën, flet zyrtari amerikan Palmer: I zhgënjyer që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk nisën negociatat

    Nis punimet Samiti i Prespës, me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, si presidente e Bashkimit Evropian.

    Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, gjatë faljes së tij në takim u shpreh se liderët e rajonit duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave ekonomike dhe politike.

    Ai tha se mbështet nismat e Bashkimit Evropian për të përkrahur rajonin duke shprehur edhe zhgënjimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mundën të nisnin negociatat, teksa bëri thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovë.

    “Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha ai.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ja kush është shenja më e favorizuar, del parashikimi i horoskopit për muajn korrik nga astrologe Meri Gjini

    Korriku pritet të jetë muaji i dyshimeve në pjesën e karrierës për pothuajse të gjithë shenjat,megjithatë sipas astrologes Meri Gjini në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ do të ketë plot ngjyra dhe është muaji perfekt për pushimet. Ndërsa për të gjithë ata që kanë çështje me sistemin bankar është koha e duhur për t’i mbyllur ato.

    Parashikimi i yjeve për muajin korrik

    Dashi- muaj që do rezultojë shumë I mirë për cështje që do i përkasin profesionit. Ka oferta, ka lajme, ka diskutime në lidhje me punën, ditët në vazhdim mund të rezultojnë shumë të mira për diskutimet profesionale. Për ata që kanë planifikuar pushimet, gjysmën e vëmendjes do ta kenë nga puna dhe nga lajmet për zhvillimet e karrierës së tyre.

    Demi- Pushimt e tyre do të ishte mirë që ti planifikonin pas datës 20 të korrikut. Pjesa e tolerancës është shumë e rëndësihsme për demat, ditët më të rëndisishme sidomos në ambientet profesionale janë data 4 dhe 5.

    Binjakët- Muaji më I mirë për binjakët. Më shumë kujdes në mënyrën se si do pozicionoheni, do të kenë muaj fantastic ata që do luajnë pak rolin e oportunistit apo të ndjekëseve jo pozicionin e liderit. Kanë levizje të mira me çështjen e lekut deri në datën 12.

    Gaforrja- Në datën 12 do tju ndryshojë humori, lum si ata gaforre që kanë caktuar pushimet pas kësaj date. Të lehtësuar shumë nga detyrimet familjar, nga axhenda dhe disa do të kenë gjëra të rëndësishme për të rënë në ujdi, për të qartësuar cështje që I përkasin jetës personale por edhe projekimit professional.

    Luanët- Protagonistët e verës, kanë një tendencë për tonacione të larta për shkak të mostolerancës në pjesën e kohës. Kontrolli I komunikimit e drejta e tyre përfundon atje ku nis e tjetrit dhe gjithmonë vërtetësia është cështje këndvështrimi.

    Virgjërsha- për cështjet profesionale duhet të menaxhojnë kohën dhe axhendën në një kohë të tillë që në varësi të gradëve të diellit, pra 10 ditëshi parë duhet e patjetër ti bëj pushimet në korrik sepse ka impenime shumë të mëdha dhe serioze në 10 ditëshin e parë të gushtit.

    Peshorja- Rrespektimi I faktorit kohë në cështje të rëndësishme të profesionit është ajo që mund të lehtësojë totalisht muajin dhe ta bëjë një muaj shumë të bukur dhe shumë të thjeshtë. pë rata që janë të lodhur nga pritja e zhvillimeve të tyre profesionale kjo mudn ta bëjë pak disforik dhe pak të vështirë. Kemi faktorin e papritur për peshoren që nuk e menaxhojmë dot dhe do të jetë I ndjeshëm deri në datën 12.

    Akrepi- nevoja për tu marr me veten është shumë e madhe. Ata që gjejnë ekuilibrin ndërmjet gjërave që duan dhe detyrimeve janë ata që do kalojn muajin korrik shumë mirë dhe shumë të qartë e produktiv. Të tjerët do të mbartin nervozizëm në familje ose me eprorët e tyre kështu që do të duhet të ruajnë tonacionet.

    Shigjetari- Do të kenë mundësira shumë të mira për t’I shijuar të dyja pjesët dhe adrenalinën e verës dhe të bashkimit të marsit dhe venusit në pjesën e tyre personale por edhe pjesën e përshpejtimit të gjërave në pjesën profesionale të tyrë.Sido që ti kenë vendosur gjërat në axhendën e tyre do të kenë një planifikim shumë të mirë.Më shumë kujdes me lëvizjet këtë fundjavë.

    Bricjapi- Ajo që do të ngjyrosi është luhatja dhe paqëndrueshmëria në humorin e tyre. Kanë shumë detyrime profesionale, kanë shumë gjëra të hapura me të cilët do merren në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër është nevoja për të pasur ngjyra të forta dhe të bukura në ambientet e tyre familjare apo në jetën e tyre personale. Do të duhet të ndryshojnë këndvështrimin për ti gjetur dhe për ti jetuar dhe të qëndrojnë larg xhelozive apo kontrollit, mënyrës se si do ti gjykojnë gjërat.

    Ujorët- kanë një bashkëpunim shumë të mirë përsa I përket pjesës sociale. Një cështje e rëndësishme apo një ide e rëndësishme praktike apo profesionale duket sikur ngec ne vend apo mbetet pezull. kjo deri nga data 12. Rezymeja përfundimtare do të jetë shumë e mirë. Pra të mos prishn terezinë e tyre pavarësisht cështjeve pezull profesionalisht.

    Peshqit- Muaj fantastic për peshqit për pushime. Fiziku dhe leju kjo është ngjyrosja e muajit. Deri në datën 12 është shumë e rëndësishmë që të mos i imponohemi njerëzve që na rrethojnë. Dashuria mund të rezultojë kryefjala e muajit korrik.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Djali që dashuronte u martua me dikë tjetër, Fifi nuk mban lotët teksa këndon

    Fifi është lënduar shumë së fundmi dhe këtë e ka treguar disa herë. Së fundmi, ajo ka shpërndarë një video ku duket shumë e prekur. Teksa këndon një pjesë nga kënga “Jetike” e artistes Semi Jaupaj, asaj i mbushën sytë me lot. Fifi ka zgjedhur që të mos e tregojë arsyen e përlotjes dhe ndër të tjera ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson.

    “Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP