Author: admin

  • E FUNDIT/ Nis ristrukturimi në polici, lirohet nga detyra zyrtari i lartë

    Lirohet nga detyra Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Gjovalin Loka është liruar nga detyra e Drejtorit të Sigurisë Publike dhe pritet të emërohet diku tjetër.

    Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese, i fundit drejtor i DVP Shkodër.

    Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, z. Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës./shqiptarja

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • I fundit! Hapet pika kufitare e Kapshticës, mund të udhëtojnë të gjithë

    Pika kufitare e doganës së Kapshticës është hapur për të gjithë shiptarët.

    Burime për media bëjnë me dije se në këtë pikë kufitare do të kalojnë të gjithë kategoritë e udhëtarëve dhe jo vetëm punonjësit sezonal që nga dita e sotme.

    Gjithashtu pritet që të hiqet numëri i kufizuar i personave që udhëtojnë në doganën e Kakavijës dhe të zgjatet ora e punës.

    Sakaq bëhet me dije se edhe porti i Sarandës ka marrë dritën jeshile prej autoriteteve greke dhe ka nisur lëvizja e trageteve mes portit të Sarandës dhe atij të Korfuzit.

    Pritet njoftimi zyrtar për të dhënë më shumë detaje rreth vendimit për lehtësimin e masave për shqiptarët.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Mos u lodhni kot! Këto shenja horoskopi është e pamundur që t’i bësh për vete

    Ka njerëz që kanë kritere të larta kur gjejnë një partner, zgjedhin shumë, nuk bien dakord për kompromise dhe për këtë arsye presin gjatë për personin ideal. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për tiparet, pamjen apo statusin e tyre, ata gjithmonë duan gjithçka të përsosur. Sipas ekspertëve, astrologjia gjithashtu luan një rol në atë.

    Demi; Kjo shenjë e horoskopit kujdeset që të mos takojë kurrë personin e gabuar. Lëvizja e parë bëhet nga Demat vetëm kur ata janë të sigurt që personi i plotëson kriteret e tyre. Kur të gjejë personin e duhur, ai do të përpiqet ta bëjë për vete atë.

    Akrepi; Akrepat janë njerëz të pasionuar dhe intensivë kur bëhet fjalë për romancën. Edhe pse ndoshta e keni të vështirë të besoni, ata kanë standarde tepër të larta dhe thjesht nuk janë të gatshëm për kompromise. Ata e dinë se çfarë duan dhe nuk bien dakord lehtë.

    Shigjetari; Kjo shenjë zgjedh shumë kur kërkoni një partner. Ai ka një imazh të projektuar të një personi të përsosur në kokën e tij dhe beson se atë ai ka paracaktuar fati. Shigjetari kurrë nuk do të pranojë më pak edhe nëse kjo do të thotë që të mbetet i vetëm për një kohë të gjatë.

    Bricjapi; Kjo shenjë ka një listë të tipareve që ai dëshiron te partneri i vet. Ata janë njerëz të sigurt dhe të besueshëm që me të vërtetë nuk nxitojnë të hyjnë në një marrëdhënie. Prandaj, nuk është e vështirë për ta të presin një person i cili do të plotësonte kërkesat e tyre jorealisht të larta.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Nuk mendoja se isha…”, Ami zbulon pse e ka refuzuar ftesën e Ermal Mamaqit

    Amarda Toska ka zbuluar së fundmi detaje mjaft interesante për fëmijërinë, fillimet e karrierës së saj në televizion, njohjen me Ermal Mamaqin e shumë të tjera.

    Gjatë një interviste në “Pardon My French”, ajo tregoi se Ermali i ka propozuar të jetë në një nga filmat e tij, por Ami e ka refuzuar. Gjithashtu, edhe Joelit i është ofruar një rol, por vogëlushi nuk e ka gjetur veten.

    “Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme.

    Ndodhi diçka në lidhje me serialin. Duke qenë se Joeli ka qejf të jetë pjesë e këtyre stafeve, Ermali donte ta përfshinte. Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua”, tregoi Ami.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pasi takuan Ramën e Bashën, Reeker dhe Yuri Kim takim me Princ Lekën në rezidencën e Familjes Mbretërore

    Princ Leka ditën e djeshme ka pritur në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

    Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Pric Leka bën me dije se kanë biseduar për miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.

    “Ditën e djeshme patëm kënaqesinë të prisnin në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.

    Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë,” shkuan Princ Leka në postimin e tij.

    “Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në shtëpinë tonë ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Biseda e ngrohte dhe e çiltër reflekton mardhënien e sinqertë të miqësisë mes dy vendeve tona. Në përfundim të takimit i prezantuam koleksionin e Adamidi Frashërit, si dëshmi të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore. Sigurisht në takim nuk mungoi as përshëndetja plot ëmbëlsi e bebe Geraldines❤️” shkruan Elia Zaharia në lidhje me takimin në një postim në Instagram.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Varianti Delta në Shqipëri? Manastirliu jep lajmin e mirë: Nuk kemi verifikuar asnjë rast

    Në Shqipëri nuk ka hyrë ende varianti Delta i koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në seancën e sotme të Kuvendit.

    Megjithatë sipas Manastiliut nuk duhet ulur vigjilenca, ndërsa ka shtuar se institucionet shëndetësore vijojnë të jenë në alert për këtë variant të ri që rezulton të jetë më i ashpër se varianti normal i koronavirusit.

    “Në Shqipëri nuk kemi asnjë rast me variantin Delta. Megjithatë jemi nën në alert” tha ministrja Manastirliu mes të tjerash.

    Kujtojmë se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid, ku qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin një orë më shumë, ndërsa mbyllja do të bëhet nga ora 00:00 – 06:00.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Hyn në fuqi ligji i ri për sigurimet e detyrueshme, rritje e kufirit të dëmeve dhe …

    Ditën e sotme, (e enjte, 1 korrik) ka hyrë në fuqi ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin mars të këtij viti.

    Ligji do të sjellë disa risi të rëndësishme në lidhje me produktin më të rëndësishëm të sigurimeve në Shqipëri, atë të sigurimit të përgjegjësive motorrike ndaj palëve të treta.

    Ligji i ri parashikon për herë të parë mundësinë e aplikimit të sistemit bonus-malus në për këtë sigurim. Ky sistem nënkupton “shpërblimin” e drejtuesve të mjeteve pa historik dëmesh me prime sigurimi më të ulëta dhe penalizimin e drejtuesve që kanë shkaktuar dëme në të shkuarën me prime më të larta. Sistemi gjithashtu mund të përmbajë edhe elementë të tjerë rreziku për diferencimin e primeve, të përcaktuara nga vetë kompanitë. Megjithatë, sistemi bonus-malus nuk do të jetë i detyrueshëm dhe aplikimi i tij në projektligj parashikohet si e drejtë e kompanive të sigurimit. Nga pikëpamja ligjore, nuk kanë ekzistuar pengesa që sistemi bonus-malus të përdorej edhe më parë, madje në vitin 2019 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përgatiti një udhëzim të posaçëm për këtë qëllim. Asnjë kompani sigurimesh nuk e ka parë me interes deri më sot ta aplikojë sistemin bonus-malus. Sidoqoftë, tashmë koncepti i bonus-malus do të përfshihet shprehimisht edhe në ligjin bazë që rregullon këtë produkt.

    Risi tjetër e rëndësishme e ligjit të ri është edhe rritja e limitit të përgjegjësive për çdo ngjarje sigurimi dhe person të dëmtuar në aksident. Sipas ligjit të ri, prej 1 korrikut 2021 kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në aksident do të rritet në 22 milionë lekë, nga 20 milionë lekë që është aktualisht. Në periudhën 2022-2026 ky limit do të rritet më tej me dy milionë lekë çdo vit, duke arritur në nivelin final prej 32 milionë lekësh në vitin 2025.

    Të njëjtën shtrirje do të ketë edhe rritja e kufijve të përgjegjësive për çdo ngjarje sigurimi. Sipas ligjit të ri, kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo mjet nga 1 korriku do të jetë 55 milionë lekë, ndërsa në rastin e autobusëve ky kufi do të jetë 150 milionë lekë. Gjatë katër viteve të ardhshme, kufiri do të rritet gjithsej me 16 milionë lekë (4 milionë lekë çdo vit).

    Ligji parashikon që afati për trajtimin e dëmeve ndaj personave nga kompania e sigurimit do të jetë 90 ditë, ndërsa afati i dëmtimeve në pronë do të jetë 30 ditë. Megjithatë, për dëmet në vlerë të vogël, deri në 100 mijë lekë është përcaktuar një afat më i shkurtër prej 14 ditësh. Më tej, shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit brenda 14 ditëve pas përfundimit të afatit të trajtimit të dëmit dhe nënshkrimit të deklaratës së pranimit të dëmshpërblimit. Në rast të mosrespektimit të afatit të përcaktuar në këtë nen, palës së dëmtuar i lind e drejta e përfitimit të interesit të pagueshëm për çdo ditë vonesë në shlyerjen e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit.

    Ligji rregullon edhe nivelin e përftimit që mund të shkojë për mbrojtësit ligjorë të të dëmtuarve në një ngjarje sigurimi. Kompanitë kanë akuzuar shpesh avokatët se shfrytëzojnë çështje të dëmeve në sigurime për të nxjerrë përfitime të mëdha dhe abuzive, në kurriz të siguruesve dhe vetë të dëmtuarve. Projektligji vendos një kufi lidhur me shumën që mund të përfitojnë mbrojtësit ligjorë dhe që nuk mund të jetë më shumë se 5% e vlerës së dëmshpërblimit të përfituar. Gjithashtu, saktësohet se shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit në llogarinë bankare personale të të dëmtuarit ose të përfituesit./Monitor

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Gabimi që e bëjmë të gjithë/ Pse nuk duhet ta varni asnjëherë peshqirin e kuzhinës në derën e furrës

    Shumë amvisa për vite me radhë zgjedhin të varin peshqirin e kuzhinës në derën e furrës, pasi ai është menjëherë i disponueshëm sa herë që ata kanë nevojë për të. Por, kjo nuk do të thotë se është e drejtë.

    Dera e furrës është vendi më i keq në kuzhinë për të varur peshqirin. Kjo pasi doreza e derës së furrës është e mbushur plot me mikrobe dhe mbetje ushqimore.

    Po ashtu, është pjesa e kuzhinës që shumë anëtarë të familjes ndoshta e prekin disa herë gjatë ditës.

    Më e mira që mund të bëni është të keni një varëse pranë furrës vetëm për peshqirin

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Nuk është burrë”/ Pas deklaratës së saj të fortë, Princi përballet me Aristelën

    Aristela dhe Princi kanë pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar në emisionin “Për’puthen”. Ata shfaqeshin herë të afërt dhe herë shumë të ftohtë e në përfundim nuk dolën bashkë si çift. E njëjtë ka qenë situata mes tyre edhe pas daljes nga programi.

    Ndërkohë së fundmi ata të dy janë përballur me njëri-tjetrin në emisionin “Abc e Pasdites” për shkak të një deklaratë të fortë që Aristela bëri javën e shkuar. Ajo u shpreh se në “Për’puthen” nuk kishte burra dhe këto fjalë të saj Princi nuk i ka pritur mirë. Për këtë arsye ata janë përballur bashkë për të sqaruar gjithçka.

    “Unë kam qenë në punë, ndërkohë që Aristela ishte në intervistë dhe më kanë marrë pjesëtarë të familjes më kanë thënë të kujtohet një shoqe që ke bërë shumë dhe vazhdon flet keq për ty. Nuk është hera e parë që e diskuton çështjen e burrërisë, ta kam dëgjuar njëherë, dy herë, edhe prandaj jam sot këtu që ta mbyllim njëherë e përgjithmonë”, tha Princi.

    Ndër të tjera, ai shtoi se nëse Aristela e bën për vëmendje dhe followers-a duhet t’i gjej në vende të tjera. Nga ana tjetër, Aristela theksoi dhe shpjegoi se nuk e kishte konkretisht me Princin deklaratën.

    “Unë thashë për të gjithë, nuk e thashë Princi nuk ishte burrë apo duket si burrë po nuk ishte. Thashë për të gjithë çunat që kam dalë unë të paktën. E kam specifikuar, kam thënë që unë flas për pjesën e karakterit dhe konceptit që unë kam. Unë nuk po vë në dyshim, as preferencat seksuale të dikujt”, u shpreh Aristela.

    Më pas Princi u ndal edhe tek një tjetër intervistë e saj, ku ka bërë një deklaratë për dhuratat. Princi pohoi se ajo ishte shprehur se “do marr një qen dhe do ia vë emrin Princ”, ndërkohë Aristela u shpjegua se e ka thënë me shaka duke e ditur sa i do qentë ai.

    Mirëpo Princi tha se këto fjalë i ka marrë si ofendim dhe Aristela u detyrua t’i kërkonte falje për deklaratën.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ngjarja trôndìtëse në Velipojë, Gjykata e Shkodrës jep vendimin për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin

    Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arr est në bu rg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arr estuan si të përfshirë më mas akrën që prodhoi katër të vr arë. Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të pla gosurve.

    Burime bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të dy arr est në bu rg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata. Burime bëjnë me dije se në seancë dy të pla gosur nuk kanë dhënë deklarime.

    Ngajrja e rëndë u regjistrua katër ditë më parë, ndërsa gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por që përfundoi në një mas akër.

    Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ u përp las me ar më me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Vik tim a mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u pla gosën Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është vik tima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.

    Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut, janë të arr estuarit e vetëm për këtë ngjarje, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë./shqiptarja

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP