Author: admin

  • ‘Palestër nuk bëj, por mëngjesin e nis me…’, Marina Vjollca i çudit të gjithë me sekretin e saj

    Marina Vjollca u shfaq në kopertinën e ‘Revistawho’ ku rrëfeu gjithçka për veten, Getoatin dhe biznesin e ri.

    Po sekretin e fizikut të saj? Nuk mund të mos fliste dhe për këtë temë, ama përgjigja na surprizoi shumë.

    “Përgjigjja ime mbase do të duket shumë klishe, sepse nuk kam një regjim strikt. Palestër nuk bëj. Mendoj se ushqehem shëndetshem dhe ëmbëlsirat nuk i kam të preferuara, përveç bukës me çokokrem në mëngjes”, rrëfeu ajo.

    Me pak fjalë bëni ça bëni, mëngjesin niseni me çokokrem.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Gazetari shqiptar përballet me të papriturën teksa po raportonte ‘live’, turistja s*ksi i del nga mbrapa dhe e lë pa fjalë me veprimin e saj

    Një gazetar shqiptar është përballur dje me një të papritur teksa po raportonte ‘live’ nga plazhi.

    Një turiste e huaj i doli nga mbrapa dhe e përqafoi gazetarinë Report TV.

    Ajo gjithashtu dëgjohet teksa thotë në mikrofon: Hello people (Përshëndetje njerëz)

    Më pas ajo largohet e buzëqeshur duke e lënë pa fjalë gazetarin.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Masat lehtësohen, por Manastirliu paralajmëron: Varianti Delta është identifikuar shumë pranë nesh

    Nga kjo e enjte, masat anti-COVID në vendin tonë u lehtësuan sërish dhe qytetarët do të kenë liridalje deri në orën 00.00. Por për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kjo nuk do të thotë se duhet ulur vigjilenca.

    Ajo bëri thirrje në rrjetet sociale që të gjithë të tregohen të kujdesshëm sepse rrezikohemi nga varianti Delta.

    “Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

    Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.”

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Sa lek arritën të mbledhin? Kamarierët bëjnë gjestin e madh, i dorëzojnë nënës së Musaenit zarfin me bakshishe

    Pas humbjes së jetës së Musaen Zenelit në masakrën e Velipojës, kamerierët e qytetit të Shkodrës vendosën që të gjitha bakshishet e mbledhura bashkë me kolegët t’ja dhurojnë nënës së 19-vjeçarit, i cili humbi jetën në ditën e parë të punës si kamerier.

    Rehyl Toska, kamerieri i cili ndërmori këtë fushatë për mbledhjen e ndihmave për familjen Zeneli ditën e djeshme i dorëzoi nënës së Musaenit zarfin me bakshishet e mbledhura të cilat arritën vlerën mbi 2 milion lekë.

    “Unë bëra atë që na ka takuar ne me aq kontribut që kemi dhënë. Dua të falenderoj të gjithë kolegët e mia, bizneset që janë afruar dhe gjithë shqiptarët që kanë kërkuar llogarinë e familjet. Ne nuk mund të kthejmë gjë pas, por sa do me ia lehtësuar sado pak familjes atë që po kalon. Falenderoj të gjitha mediat që kanë qenë në krah dhe gjithkënd”, tha ai për mediat.

    Kujtojmë se mesnatën e shtunës nga përp lasja me ar më në Velipojë mbetën të vd ekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

    Nga përpl asja me ar më u pla gosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u v ra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Koronavirusi prek qentë dhe macet, çfarë zbuloi studimi i fundit. Ekspertët tregojnë të dhënat e reja

    Sipas studimeve ka rezultuar se Covid-19 transmetohet te qentë dhe macet dhe kjo ndodh shpesh. Tamponët u morën nga 310 kafshë shtëpiake në 196 familje ku një pjesëtar i familjes ishte i infektuar nga koronavirusi.

    BBC raporton se gjashtë mace dhe shtatë qen rezultuan pozitivë, ndërsa 54 kafshë rezultuan pozitive për antitrupa virusi.

    “Nëse keni Covid, duhet të shmangni kontaktin me macen ose qenin tuaj, ashtu si do të vepronit me njerëzit e tjerë”, tha Dr Els Broens, nga Universiteti i Utrechtit.

    “Shqetësimi kryesor nuk është shëndeti i kafshëve, por rreziku i mundshëm që kafshët shtëpiake mund të veprojnë si rezervuar i virusit dhe ta rifutin atë në popullatën njerëzore.”

    Shumica e kafshëve shtëpiake të infektuara kanë tendencë të jenë asimptomatike ose shfaqin simptoma të lehta të Covid-19.

    Studiuesit thonë se rruga më e mundshme e transmetimit të virusit është nga njeriu tek kafsha, sesa e kundërta.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Kishte ardhur për pushime në Durrës, identifikohet personi që humbi jetën dje në plazh

    82-vjeçari, që u mbyt një ditë më parë në Plazhin në Durrës, është shtetas serb.

    Ngjarja fatale ndodhi rreth orës 12:55. Pas verifikimeve të bëra, policia njofton se i ndjeri është shtetasi serb me iniciale N.M. i cili kishte ardhur për pushime në Durrës. 82-vjeçari ka ndërruar jetë në det, për shkaqe natyrale.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Geti gatuan, Marina asiston, çfarë ndodh në shtëpinë e çiftit të njohur, bukuroshja tregon kush është “shefi”

    Martesa e Getit dhe Marinës po shkon për “marshallah”, siç shprehet vetë Marina në një intervistë të fundit. Moderatorja tregon se ata jetojnë si çdo familje shqiptare, me dashuri, me grindje, me njerëz, muzikë e gatime.

    Ah kur vjen puna te gatimi, shefi është Getoari. Marina tregon se ajo nuk ia thotë shumë te kjo pjesë dhe vetëm asiston.

    “Jeta jonë është si në çdo shtëpi shqiptari. Me dashuri, me grindje, me njerëz, me muzikë, me gatim e çdo gjë që e bën jetën tonë. Shtëpia për mua është qetësi e shpirtit. Përpiqem që të mos i humbas kurrë kuptimi “Shtëpi”. I ruaj me fanatizëm parimet e shtëpisë. Simbolika e shtëpisë së bashkuar duket sikur ruan ekuilibrat për një jetë dhe marrëdhënie të shëndetshme. Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh)”, shprehet Marina për “Revista Who”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Muaji korrik vjen me mot me diell dhe ulje të lehtë temperaturash, ja çfarë pritet në vazhdim

    Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

    Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 22°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 27ºC në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 29°C në 38°C.

    Era do të fryjë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.

    Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16°C në 27°C dhe në zonat e ulëta nga 20°C në 35°C.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E mbani mend vajzën e “Makinës së Memories”? Shikoni sesi ka ndryshuar ajo tashmë

    Ajo jeton në Nju Jork, por tashmë është kthyer pas katër vitesh në Shqipëri.

    Në një intervistë tek “Rudina”, Fatjona flet me nostalgji për periudhën kur xhirohej “Makina e Memories”.

    “Xhirimet kanë zgjatur rreth një muaj. Petri Bozo kishte një stil pune, xhironte ndërkohë që ti nuk e dije. Pra, ne futeshim në det, laheshim, xhirimet vazhdonin, ndaj edhe jam pa tualet aty.

    Pra je komplet një femër e re, natyrale, me atë buzëqeshjen dhe ne do interpretonim një këngë dashurie, pra interpretonim një histori dashurie. Atëherë nuk ishte vetëm videoklipi, por ishte edhe një koncert në det”.

    Po Fatjona ka interpretuar edhe tek filmi “Një djalë dhe një vajzë”, si Marisa. Në rol ajo luante vajzën e Margarita Xhepës.

    “Për herë të parë kisha të bëja me artin, disiplinën, interpretimi… isha shumë e re, pa përvojë. Ka qenë katër e mëngjesit kur kemi xhiruar atë skenën që zihem me nënën (Margarita Xhepën). Duhet të bëhesha kapriçoze, po unë jam çik e qetë. Nuk jam tip nevrik, ndaj e kemi kthyer skenën disa herë”,- tha ajo.

    Para këtyre eksperiencave, Fotjana tregoi se ka përfunduar studimet në balet.

    Megjithatë, ajo vendosi që karrierën e saj ta zhvillonte në SHBA bashkë me bashkëshortin e saj, të cilët u larguan në periudhën e viteve 1995-1996.

    “Ishte një mundësi që e kisha. Jam pak aventuriere, e lirë dhe them ‘pse jo?’. Im shoq nga familja janë amerikanë dhe kishim mundësinë dhe përkrahjen. Kur vajta atje aplikova për universitet.

    Jepja mësim baleti gjatë kohës që studioja, si dhe punoja si modele. Por doja të realizoja vizionin tim, se ku do e gjeja veten. Amerika të ndryshon mënyrën e të menduarit dhe mënyrën e të punuarit.

    Asgjë nuk është e pamundur nëse ke dëshirë dhe disiplinë që të punosh, si dhe një vizion”.

    Fatjona tregon edhe arsyen pse zgjodhi një degë tërësisht ndryshe nga bota ku ishte futur tashmë si ajo e baletit apo e aktrimit.

    “Zgjodha neurologjinë sepse pedagogët më kanë shtyrë shumë dhe kam pasur një incident. Bashkëshorti pësoi një aksident dhe mu desh t’i bëja rehabilitimin,”- tha ajo.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ngjarje e rëndë/ Njëri ishte vetëm një muajsh, nëna mbyt tre fëmijët e saj

    Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Los Anxheles, SHBA, ku një nënë 28-vjeçare ka mby tur tre fëmijët e saj, përfshirë një foshnjë të sapolindur dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës. Nga hetimet e zyrës mjeko-ligjore mësohet se fëmijët janë Mia Camila Rodriguez, 4 vjeç dhe dy vëllezërit e saj Mason Mateo Rodriguez, 3 vjeç dhe Milan Mateas Rodriguez, vetëm një mujash.

    Familjarët e 28-vjeçares thanë se ajo kishte rënë në depr esion që pas lindjes së fëmijës së tretë dhe ky mendohet të jetë edhe shkaku kryesor për ngjarjen e kobshme. Fëmijët u gjetën në një dhomë gjumi në shtëpinë e tyre në South Ferris Avenue rreth orës 12.45 të hënën, pasi një anëtar i familjes bëri thirrje për ndihmë, sipas toger Chuck Calderaro.

    Ata nuk merrnin frymë dhe përpjekjet për t’i ringjallur rezultuan të pasuksesshme. Familja e 28-vjeçares Sandra Chico ka nisur një fushatë GoFundMe për të ndihmuar në pagimin e shërbimeve të va rrimit të fëmijëve.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP