Author: admin

  • Dhimbje e madhe! Mbyll sytë përgjithomnë në moshë të re aktorja e njohur (Emri+Foto)

    Dhimbje e madhe! Mbyll sytë përgjithomnë në moshë të re aktorja e njohur (Emri+Foto)

    Aktorja e njohur belge, Emilie Dequenne, ka vdekur në moshën 43-vjeçare pasi vuante nga një kancer i rrallë.

    Lajmin e hidhur e dhanë familja dhe menaxheri i saj.

    Ajo zbuloi në tetor 2023 se kishte karcinomë adrenokortikale (kanceri i sistemit endokrin), sëmundje që e kishte mbajtur atë larg xhirimeve të filmit që atëherë.

    “Çfarë lufte e ashpër! Dhe ne nuk mund të zgjedhim…”, ka postuar aktorja në Instagram më 4 shkurt, Ditën Botërore të Kancerit.

    Në dhjetor, ajo i tha TF1 se po luftonte me një sëmundje gjithnjë e më agresive, që do të thoshte se nuk do të jetonte aq gjatë sa pritej.

    Emilie u bë e njohur në moshën 18-vjeçare për rolin e saj të parë në filmin “Rosseta”, i cili i dha asaj çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë në 1999.

    Karriera e saj përfshin rreth 50 filma, duke përfshirë “The Girl on the Train” (2009), “Lose Your Mind” (2012), që i dha asaj një çmim tjetër për aktoren më të mirë në Kanë në seksionin Un Certain Regard, “Not Her Type” (2014) dhe “The Things We Say, The Things We Do”, për të cilin ajo mori çmimin për Aktoren më të mirë 20 në César.

  • LAJM ASPAK I MIRË! Ja çpo ndodh sot me euron dhe dollarin

    LAJM ASPAK I MIRË! Ja çpo ndodh sot me euron dhe dollarin

    Sot, më 17 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë.

    Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.4 lekë, ndërsa në shitje me 103.4 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.3 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.2 lekë, ndërsa në shitje me 65 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • ÇADRAT ME VETE! NDODH E PAPRITURA ME MOTIN SOT

    ÇADRAT ME VETE! NDODH E PAPRITURA ME MOTIN SOT

    Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave.

    Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar.

    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 10 / 14 °C,

    në vendet e ulëta: 6 / 13 °C,

    në vendet malore: 3 / 8 °C.

  • E rëndë! Përmbytja e autobusit, vd*sin 15 persona

    E rëndë! Përmbytja e autobusit, vd*sin 15 persona

    Të paktën 15 persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në jug të Etiopisë, kanë konfirmuar autoritetet lokale.

    Aksidenti ndodhi kur një autobus transporti humbi kontrollin për shkak të mosfunksionimit të frenave dhe u përmbys në një lumë në zonën Wolaita të Shtetit Rajonal të Etiopisë Jugore, duke lënë 15 persona të vdekur, sipas Fana Broadcasting Corporate, e cila citoi zyrtarë lokalë.

    Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe 21 persona dhe lëndime të lehta 6 të tjerë. Zyrtarët lokalë thanë se të plagosurit aktualisht po marrin trajtim mjekësor në objektet shëndetësore aty pranë.

    Megjithëse vendi i Afrikës Lindore ka një nga normat më të ulëta të pronësisë së makinave për frymë në botë, aksidentet vdekjeprurëse të trafikut janë relativisht të zakonshme. Faji shpesh vihet në kushtet e këqija të rrugës, drejtimin e pakujdesshëm, zbatimin e dobët të rregulloreve të sigurisë dhe mangësitë në sistemin e licencës së shoferit.

  • VJEN KTHESA E MADHE E MOTIT! E PABESUESHME ÇFARE NA PRET NGA NESËR

    VJEN KTHESA E MADHE E MOTIT! E PABESUESHME ÇFARE NA PRET NGA NESËR

    Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28 gradë celsius. Parashikimi u dha në “Dita Jonë” nga meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, sipas të cilës nga e diela përmbyset situata.

    “Dita e sotme me vranësira, reshje të pakta e të kufizuara në skajin verior, kthjellime më të dukshme në jug e lindje. Termometri shënon 25 gradë celsius. Nesër e njëjta tablo sinoptike. Rritje me 3-4 gradë e temperaturave. Të shtunën termometri shënon nga 8-28 gradë celsius”.

    Por sipas meteorologes së A2 CNN, nga e diela rikthehet dimri në vend, me reshje shiu dhe rrebeshe. Temperaturat do të ulen me 3-5 gradë ndërsa nga e hëna rikthehen reshjet e borës.

    “Të dielën fuqizim i vranësirave, prezentë të reshjeve rrebeshe kryesisht në zonat perëndimore. Temperaturat zbresin me 3-5 gradë më pak. Nga e hëna deri të mërkurën mot i paqëndrueshëm shi, të hënë të martë rrebeshe kryesisht në veri më pak në pjesën tjetër. Të hëhën pasdite rikthehen e dëborës në veri e verilindje dhe të martën e të mërkurën reshje bore në të gjithë zonat malore. Temperaturat do të jenë nga 2-19 gradë, ndërsa në mesjavë termometri zbret në minus 4 gradë në zonat e thella malore. Nga e premtja e shtuna ditë tipike vere, kalojmë në dimër”. (A2 Televizion)

  • “Një fëmijë kisha, ç’më duhet jeta mua pa djalin?” Prindërit e SHKATËRRUAR para spitaleve të Maqedonisë, i gjejnë fëmijët në morg!

    “Një fëmijë kisha, ç’më duhet jeta mua pa djalin?” Prindërit e SHKATËRRUAR para spitaleve të Maqedonisë, i gjejnë fëmijët në morg!

    Maqedonia e Veriut është gjunjëzuar këtë të diel para lotëve dhe dhimbjes. Tragjedia e orëve të para të mëngjesit ku 59 të rinj humbën jetën pasi flakët përfshinë lokalin e natës ku dhe ata ishin duke festuar, ka lënë “zemërthyer” prindërit e tyre, familjarët, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por jo vetëm.

    Rreth 1500 të rinj ishin mbledhur për të ndjekur performancën e grupit të hip-hopit “DNK”, ku 4 prej tyre artistëve të këtij grupi fatkeqësisht humbën jetën. Ashtu sikurse raportuam dhe më herët në mesin e viktima ishte edhe futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov.

    Sipas mediave vendase një baba “zemërthyer” kërkonte si i “marrë” nëpër spitalet e Shkupit vajzat e tij të cilat ndodheshin në klubin e natës. Fatkeqësisht njërën prej tyre ai e gjeti në morg, ndërsa tjetrën të plagosur në spital, me plagë të shumta të trup të shkaktuara nga djegia.

    Një tjetër prind ka “shpërthyer” para ambienteve të spitalit. Dragi Stojanov humbi djalin e tij 21-vjeçar. I tronditur dhe i shkatërruar ai kërkoi drejtësi për të birin, teksa theksoi se të vetmit që janë përgjegjës në këtë tragjedi ku humbën jetën 59 të rinj e mbetën të plagosur 155 të tjerë janë autoritetet.

    “Për çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, për çfarë më duhet jeta… Një fëmijë kam pasur, vdiq, nuk më duhet jeta mua o njerëz. Një fëmijë kam pasur, vdiq, çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më, edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë. 150 persona në një disko, 500 persona në disko”, tha ai.

  • A do bjerë borë apo shi natën e ndërrimit të viteve? Sinoptikania Tanja Porja jep lajmin e bujshëm: Deri në datën 2 janar..

    A do bjerë borë apo shi natën e ndërrimit të viteve? Sinoptikania Tanja Porja jep lajmin e bujshëm: Deri në datën 2 janar..

    Meteorologia Tanja Porja është shprehur se ditët e fundit të këtij viti, të paktën deri në datën 2 janar të vitit të ardhshëm, nuk do të ketë reshje shiu në vendin tonë.

    Porja tha se ky dhjetor është klasik si dhjetorët e para shumë viteve, pasi ka pasur reshje të mjaftueshme shiu dhe temperatura të ulëta gjatë mbrëmjeve.

    Ajo shtoi gjithashtu se parashikohet që ky dimër të jetë ‘i egër’, pasi sipas saj, muajt më të ftohtë pritet të jenë janari e shkurti, por ndoshta edhe marsi.

    “Dy dhjetorët e kaluar kanë qenë shumë më të ngrohtë se dikur. Kanë patur edhe reshje në dhjetor. Sepse në këtë dekadë 5 vitet e parë kanë kaluar edhe me zero reshje, një gjë e rrallë. Ky dhjetor ka qenë shumë i pasur me reshje.

    31 do të jetë… të paktën deri në datën 2 janar nuk priten reshje. Nëse do të ketë vetëm gjëra të vogla dhe krejt të parëndësishme. Në Tiranë mund të zbresë deri në 0, por jo më poshtë se 0 gradë celcius.

    E kemi thënë edhe në parashikimin tonë mujor se ky dhjetor do të ketë tiparet e një dhjetori klasik, shumë afër motit të dhjetorit që ne mbajmë mend në fëmijërinë tonë. Mesditat kanë bërë ndryshimin, sepse temperaturat kanë qenë 3-4 gradë më të larta se ato mesatare. Dimrin e vërtetë e presim në janar, shkurt, pse jo edhe në mars. Pra është hyrja për në dimër ky dhjetor. Pritet një janar dhe një shkurt i egër”, tha Porja.

  • Çmendet rrjeti! Vis MARTINAJ në Big Brother VIP? Ngjashmëria e FRIKSHME e banorit me ‘Mbretin e zhdukur të BASTEVE’!

    Çmendet rrjeti! Vis MARTINAJ në Big Brother VIP? Ngjashmëria e FRIKSHME e banorit me ‘Mbretin e zhdukur të BASTEVE’!

    Banori i Big Brother VIP, G-Bani, është artisti i njohur i zhanrit hip-hop dhe e ka përshkruar veten si një “legjendë” në industrinë e muzikës

    G Bani është i njohur për stilin e tij unik dhe për kontributin e tij të madh në skenën muzikore shqiptare.

    Rrjeti ka shpërthyer për ngjashmërinë e frikshme të G-Banit me biznesmenin e zhdukur, Ervis Martinaj.

    Aq sa qytetarët kanë shpërthyer në rrjetet sociale me komente, duke e quajtur: Luani u kthye, Ervis Martinaj është gjallë, ishin disa prej komenteve.

    G-Bani është 43 vjeç, me origjinë nga Puka por që në moshën 12-vjeçare jeton prej disa vitesh në Greqi, më pas në Suedi dhe që nga viti 2015 jeton në Angli.

    Ai ka pasur edhe momente të vështira, pasi kur ishte i vogël i ka shpërthyer një kapsulë dinamiti në sy.

    Në Shqipëri nuk kishte asnjë trajtim, kështu që familjarisht shkuan në Greqi, duke ecur në mal.

    Duke jetuar në Greqi, ai filloi krijimet e tij të para muzikore sepse i pëlqente shumë shkrimi dhe muzika hip hop.

    Që në pjesëmarrjen e tij të parë në “Top Fest 1” ai vazhdoi me disa këngë të tjera, por gjatë viteve që jetoi në Suedi e më pas në Angli, u nda tërësisht nga muzika sepse donte që fillimisht të rregullonte veten dhe familjen me dokumente angleze.

    Ai thotë se është legjendë dhe do të rikthehet sërish në botën e muzikës përmes “Big Brother Vip”.

  • Tërmeti i fortë ‘tr*ndit ’ këtë vend, ja epiqendra

    Tërmeti i fortë ‘tr*ndit ’ këtë vend, ja epiqendra

    Thellësia fokale është vlerësuar në 11 kilometra…

    Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 24 dhjetor, në orën 20:22, në zonën detare pranë Qipros.

    Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 31 kilometra në perëndim të Paphos.

    Ndërsa thellësia fokale llogaritet në 11 kilometra.

  • Kishte vite që nuk ndodhte diçka e tillë! Meteorologia zbulon se si do të jetë moti në natën e ndërrimit të viteve

    Kishte vite që nuk ndodhte diçka e tillë! Meteorologia zbulon se si do të jetë moti në natën e ndërrimit të viteve

    Meteorologia e njohur Tanja Porja, është shprehur se ditët e fundit të këtij viti, të paktën deri në datën 2 janar të vitit të ardhshëm, nuk do të ketë reshje shiu në vendin tonë.

    Porja tha se ky dhjetor është klasik si dhjetorët e para shumë viteve, pasi ka pasur reshje të mjaftueshme shiu dhe temperatura të ulëta gjatë mbrëmjeve.

    Gjithashtu, ajo shtoi se parashikohet që ky dimër të jetë ‘i egër’, pasi sipas saj, muajt më të ftohtë pritet të jenë janari e shkurti, por ndoshta edhe marsi.

    “Dy dhjetorët e kaluar kanë qenë shumë më të ngrohtë se dikur. Kanë patur edhe reshje në dhjetor. Sepse në këtë dekadë 5 vitet e parë kanë kaluar edhe me zero reshje, një gjë e rrallë. Ky dhjetor ka qenë shumë i pasur me reshje.

    31 do të jetë… të paktën deri në datën 2 janar nuk priten reshje. Nëse do të ketë vetëm gjëra të vogla dhe krejt të parëndësishme. Në Tiranë mund të zbresë deri në 0, por jo më poshtë se 0 gradë celcius.

    E kemi thënë edhe në parashikimin tonë mujor se ky dhjetor do të ketë tiparet e një dhjetori klasik, shumë afër motit të dhjetorit që ne mbajmë mend në fëmijërinë tonë. Mesditat kanë bërë ndryshimin, sepse temperaturat kanë qenë 3-4 gradë më të larta se ato mesatare. Dimrin e vërtetë e presim në janar, shkurt, pse jo edhe në mars. Pra është hyrja për në dimër ky dhjetor. Pritet një janar dhe një shkurt i egër”, tha Porja.