Author: admin

  • Tani erdhi DIMRI I VËRTETË! Temperatura minus dhe reshje dëbore, ja si pritet të jetë moti këtë javë

    Tani erdhi DIMRI I VËRTETË! Temperatura minus dhe reshje dëbore, ja si pritet të jetë moti këtë javë

    Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata.

    Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit për disa ditë të një qendre të presionit të ulët kryesisht mbi rajonin e Ballkanit.

    Megjithatë për ditën e nesërme (e Hënë) pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

    Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

    Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.

    Më pas duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.

    Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

  • Jepet paralajmërimi i FORTË/ Ministria e Mbrojtjes: Merrni masa për..

    Jepet paralajmërimi i FORTË/ Ministria e Mbrojtjes: Merrni masa për..

    Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.

    Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

    “Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

    Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.

  • Luks marramëndës! Plot ngjyra dhe dekor, zbulohet shtëpia e “Big Brother Vip 4” (PAMJET)

    Luks marramëndës! Plot ngjyra dhe dekor, zbulohet shtëpia e “Big Brother Vip 4” (PAMJET)

    Moderatori Ledion Liço e ka nisur me prezantimin e shtëpisë ku do të qëndrojnë për disa muaj “VIP”-at banorë.

    Ajo që bie në sy është se këtë sezon shtëpia vjen plot ngjyra, gjallëri, dekor që imiton natyrën dhe mesa duket luks i pamunguar.

    Nuk ka munguar as ambienti i jashtëm i pishinës, këtë herë edhe me një “Beach Bar”.

  • Shkundet sërish vendi me mijêra shqiptarë, ja epiqendra e tërmetit

    Shkundet sërish vendi me mijêra shqiptarë, ja epiqendra e tërmetit

    Një tërmet i fortë ka goditur pasditen e sotme Greqinë, teksa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Agrino.

    Mediat greke raportojnë se si pasojë e lëkundjeve, ka pasur shkëputje të masiveve shkëmbore në zonën malore që lidh Thermon me Nafpaktosin.

    Pas këtij tërmeti janë shënuar edhe pasgoditje, por më të vogla, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

  • E bujshme! Parashqevi Simaku rikthehet në skenë, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme

    E bujshme! Parashqevi Simaku rikthehet në skenë, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme

    Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare, që ditët e fundit u kthye edhe në ikonë rrjeti me lajmet e bujshme, sonte do të rikthehet në skenën e Festivalit të Këngës.

    Nata e tretë e këtij festivali është një mbrëmje nostalgjike, dedikuar këngëve dhe autorëve që kanë lënë gjurmë në festivale ndër vite.

    Nata e Nostalgjisë u dedikohet këngëve që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite. Sonte, ato do të interpretohen në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63.

    Rikthimi i Simakut në festival ka ngjallur shumë interes në publik, pasi ajo kishte kohë që ishte larguar nga jeta publike dhe muzikore.

  • Tërmeti i fuqishëm trondit vendin me mijera shqiptarë, ja epiqendra

    Tërmeti i fuqishëm trondit vendin me mijera shqiptarë, ja epiqendra

    Një tërmet i fortë është regjistruar pak minuta më parë të Patra të Greqisë.

    Sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë midis 4.9 dhe 5.1 i i shkallës Rihter.

    Tërmeti është regjistruar vetëm 32 kilometra larg qytetit të Patrës dhe në një thellësi prej 13 kilometrash.

    Paraprakisht nuk ka informacione për dëme apo persona të lënduar.

  • Tragjedi në Durrës/ Kamioni përplaset me makinën, vd*s 22-vjeçari

    Tragjedi në Durrës/ Kamioni përplaset me makinën, vd*s 22-vjeçari

    Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e ish-kënetës në Durrës.

    Një automjet tip Volkswagen me targa angleze FT6IMSV, është përplasur me një SCANIA me targa AA445HX, ku ky mjet ka qenë i ndaluar.

    Sipas informacioneve, personi që ndodhej në automjetin Volkswagen ka humbur jetën.

    Viktima është identifikuar si Denis Hoxha, 22-vjeç.

    Durrës/Informacion paraprak

    “Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22-vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.

    Si pasojë shtetasi Denis Hoxha, ka humbur jetën në vendngjarje.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

  • ERDHI DIMRI! Temperaturat zbresin frikshem, ja çfarë pritet

    ERDHI DIMRI! Temperaturat zbresin frikshem, ja çfarë pritet

    Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë.

    Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Në relievet malore në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

    Permirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për diten e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.

    Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.

  • Elton Ilirjani e ka mbajtur P*ENG? TRO*NDIT Nipi, zbulon çfarë i tha Parashqevia kur e takoi (Video)

    Elton Ilirjani e ka mbajtur P*ENG? TRO*NDIT Nipi, zbulon çfarë i tha Parashqevia kur e takoi (Video)

    Ditën e sotme, Ani Simaku, nipi i Parashqevi Simakut, ka arritur të takohet me këngëtaren pas gjithë bujës në rrjet ditët e fundit.

    Këtë e bëri të ditur Elton Ilirjani përmes disa postimeve në Instagram.

    Si fillim Ilirjani postoi një foto ku shihej Ani krah Parashqevisë e më pas disa video ku flet për takimin me këngëtaren dhe gjendjen e saj.

    Pjesë nga biseda:

    Elton Ilirjani: Ani, si je? Unë jam Elton Ilirjani. U takuam së bashku në New York. Si e gjete Parashqevinë?

    Ani: Parashqevinë e gjeta në gjendje shumë të mirë.

    Elton Ilirjani: Je i kënaqur me punën që kemi bërë unë dhe Elvira?

    Ani: Jam shumë i kënaqur. Ju falenderoj jashtë mase.

    Elton Ilirjani: Ku po qëndron Parashqevia?

    Ani: Unë jam bashkë me Parashqevinë. Gëzohem që halla është bërë më mirë.

    Elton Ilirjani: Çfarë do bëjmë sot?

    Ani: Sot do hamë në një restorant shumë të famshëm.

    Elton Ilirjani: Pra, ti e gjete mirë hallën, nuk është se është marrë peng nga unë dhe Elvira?

    Ani: Jo, jo, fare. Ju falenderojmë shumë.

    Elton Ilirjani: Domethënë, ti flet në emër të gjithë familjes Simaku?

    Ani: Po, po.

    Elton Ilirjani: Çfarë do tu thuash këtyre çunave që më ofendojnë mua dhe Elvirën?

    Ani: E bëjnë nga zilia. Janë xhelozë.

    Elton Ilirjani: Domethënë ti thua janë xhelozë që Parashqevia është ndër shoqet e mia më të mira tani.

    Ani: Normale

    Elton Ilirjani: Ju që flisni keq, Parashqevia është me nipin e saj, është shumë mirë, prandaj mos harxhoni frymën kot [të ofendoni].

  • Tro*ditet Gjermania/ Makina përplasi turmën në tregun e Krishtlindjeve: 11 të vr*rë, mbi 60 të pl*gosur

    Tro*ditet Gjermania/ Makina përplasi turmën në tregun e Krishtlindjeve: 11 të vr*rë, mbi 60 të pl*gosur

    Rritet bilanci i viktimave nga tragjedia në Gjermani, ku një makinë hyri përmes turmës duke përplasur dhjetëra qytetarë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg.

    Mediat gjermane raportojnë për 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, deri në 80.

    Ndërkohë që policia deri më tani ka konfirmuar vetëm një të vdekur.

    Lajm në përditësim…