E premtja me mot të kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 34°C, ja parashikimi i motit sot
Mot i kthjellët ka përfshirë vendin dhe kështu do të jetë edhe ditën e premte. Vranësira kalimtare parashikohen në mesditë përgjatë zonave malore. Era do të fryjë nga veriperëndimi e verilindja e lehtë dhe mesatare në orët e mesditës kryesisht përgjatë bregdetit duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit në forcën 4, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak….