Author: editorshqiplajme

  • Aks*dentohet rëndë ish banorja e ‘Big Brother VIP’, në makinë dhe foshnja e saj

    Aks*dentohet rëndë ish banorja e ‘Big Brother VIP’, në makinë dhe foshnja e saj

    Mikela Pupa, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë pak më parë një lajm shqetësues me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka zbuluar se ka pësuar dy aksidente automobilistike gjatë kësaj jave, një prej të cilëve ndodhi teksa udhëtonte me vajzën e saj të vogël.

    Në njoftimin e saj, Mikela tregoi se fatmirësisht, ajo dhe vajza, e cila është vetëm 5 muajshe, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë, ajo nuk e fshehu frikën e madhe që përjetoi në momentin e aksidentit, duke theksuar se më shumë ishte trembur për sigurinë e vajzës së saj sesa për veten.

    “Këtë javë kam bërë dy aksidente me makinë. Jam mirë, vajza është mirë, por normalisht më shumë jam frikësuar për të se për veten time,” – shkruan Mikela.

    Ky episod i vështirë vjen në një periudhë plot ndryshime për ish-konkurrenten e BBVIP. Pas daljes nga spektakli, Mikela është fokusuar tërësisht te familja dhe roli i saj si nënë. Ajo ka qenë më e rezervuar kohët e fundit në daljet publike dhe aktivitetet mediatike, duke ndarë më shumë momente private në Instagram dhe duke treguar një anë më të ndjeshme dhe të përkushtuar ndaj jetës familjare.

    Së fundmi, Mikela ka vijuar të mbajë kontakte të ngushta me fansat e saj në rrjete sociale, ku shpesh ndan reflektime personale mbi sfidat e mëmësisë dhe jetës pas spektaklit. Ajo ka premtuar se në muajt në vijim do të rikthehet më aktive edhe në projekte të reja, duke lënë të kuptohet se mund të ketë surpriza në karrierën e saj si moderatore dhe figurë publike.

    Ky incident tregon edhe një herë anën e brishtë të jetës së personazheve publikë, të cilët përveç famës, përballen çdo ditë me sfida reale që prekin direkt familjet dhe shëndetin e tyre.

    Publiku dhe ndjekësit i kanë dërguar Mikelës dhjetëra mesazhe mbështetjeje dhe urimesh për shëndetin e saj dhe të vogëlushes.

  • Një tjetër shtet goditet nga tërmeti shkatërrues, dalin detajet e dhimbshme

    Një tjetër shtet goditet nga tërmeti shkatërrues, dalin detajet e dhimbshme

    Një tërmet me magnitudë 6.3 shkallë të Rihterit ka tronditur bregun verior të Ekuadorit, duke shkaktuar më shumë se 30 të plagosur dhe dëmtuar rreth 800 ndërtesa, sipas raportimeve të autoriteteve lokale dhe medias ndërkombëtare.

    Esmeraldas, qyteti më i goditur nga tërmeti

    Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 20 km në det nga kontinenti, ndërsa hipoqendra vetëm 2 km në thellësi, gjë që e bëri lëkundjen jashtëzakonisht të fortë. Dëmet më të rënda janë regjistruar në Esmeraldas, një qytet port në veriperëndim të vendit, shkruan ANSA.

    Rafineria e naftës dhe tubacionet pezullojnë operacionet

    Kompania shtetërore e naftës, Petroecuador, njoftoi se kishte pezulluar përkohësisht operacionet në rafinerinë Esmeraldas si dhe në një tubacion aty pranë, për të shmangur rrezikun e ndonjë fatkeqësie industriale, transmeton KosovaPress.

    Presidenti Noboa dërgon ndihma emergjente

    Presidenti i ri i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke dërguar ministra dhe ekipe emergjence në zonat e prekura. Qeveria po punon për krijimin e strehimoreve të përkohshme dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare për të prekurit

  • Ndër profesorët më të mirë shqiptar, ikja e trishtë e Fatmir Memës pranë të birit 14 vjeçar! Vd*kjen e djalit nuk e kapërceu dot kurrë

    Ndër profesorët më të mirë shqiptar, ikja e trishtë e Fatmir Memës pranë të birit 14 vjeçar! Vd*kjen e djalit nuk e kapërceu dot kurrë

    Fatmir Memaj, zëvendësdekan dhe një ndër profesorët më të mirë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja dhe kolegë e miqtë të shumtë që sot janë padyshim zemërthyer për ikjen e Fatmirit.

    “Me hidhërim të thellë, familja ju njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm u nda nga jeta para kohe Profesor Fatmir Memaj”, thuhet në njoftimin e shkurtër të familjes Memaj.

    Newsbomb.al ka raportuar herët këtë mëngjes se profesor Fatmiri, një profesionist i palodhur dhe ndihmues i studentëve e kolegëve të rinj që i bashkoheshin ekipit të mësimdhënies në FEUT, kishte mbyllur sytë përgjithmonë. Për studentët, ai ishte më shumë se thjesht një profesor, ndaj vdekja e tij i ka tronditur të gjithë.

    Pavarësisht se në çdo moment rrezatonte qetësi e mirësi dhe i buzëqeshte kujtdo, profesori i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit kishte gati një dekadë që jetonte me peshën e madhe të mungesës së djalit, Aleksit 14 vjeçar që u nda papritur dhe padrejtësisht nga jeta.

    Kolegët shprehen se vdekja e Aleksit në vitin 2016 ishte një thikë në zemër që mbeti e ngulur deri në momentin që Zoti i dëgjoi lutjet e përditshme të Fatmirit për ta bashkuar me të birin.

    Ndër profesorët më të mirë të Ekonomikut, ikja e
    Profesor Fatmir Memaj me djalin, Aleksin
    Kushdo e mban mend fushatën e madhe që nisi në vitin 2016 për të shpëtuar djalin e profesor Fatmir Memës. Aleksi 14 vjeçar u diagnostifikua me një sëmundje të rëndë dhe kolegë e studentë të Ekonomikut nisën të shpërndanin ku të mundnin një mesazh ndërgjegjësues për ndihmë.

    Bashkë me bashkëshorten Jola, ata vendosën të nxirrnin në shitje gjithçka për të grumbulluar shumën e madhe të parave (deri në 500 mijë euro) që nevojitej për të nisur Aleksin për kurim në Itali. Fatkeqësisht, vogëlushi nuk ia doli dot ta fitonte betejën për jetën.

  • E bujshme! Pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku rikthehet te “dashuria e parë”

    E bujshme! Pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku rikthehet te “dashuria e parë”

    Që pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku ka tentuar që të vendosë jetën e tij në një normalitet. Prej vitesh ai ka provuar të bëjë pak nga të gjitha, aktrim, muzikë, biznes, duke eksperimentuar në disa fusha.

    Por duket se divorci tronditi jo pak jetën e tij, duke e bërë që të merrte pak kohë nga këto angazhime. Megjithatë, nuk mund të themi se një të mirë e pati e gjitha kjo histori. Pas ndarjes, çmimi për të pasur performancat e tij live u rrit ndjeshëm. Shkak u bënë edhe disa këngë, në dukje si akuza drejtuar ishgruas së tij. Por mesa duket kjo situatë nuk zgjati shumë. Edhe pse solli disa produksione të reja, tregu muzikor duket si një terren plotësues për të, sesa një profesion i mirëfilltë. Ndaj edhe Bes Kallaku ka vendosur t’i rikthehet edhe njëherë aktrimit.

    Aktori, do të rikthehet edhe njëherë në skenën ku edhe u bë i famshëm, në show e humorit. Mesa duket aktrimi është përsëri në planet e tij, duke vendosur që të kthehet edhe njëherë jo vetëm si aktor humori, por edhe me pjesëmarrje nëpër filma dhe produksione që do të mbërrijnë nga vetë ai. Ditët e fundit, aktori ka nisur edhe përgatitjet për rikthimin e tij në kinematografi, duke vendosur kështu të rikthehet sërish tek ‘dashuria’ e tij e parë. Rreth 1 vit nga ndarja me Xhensilën, Besi ka vendosur që të ndërmarrë edhe njëherë rrugën që i dha suksesin, duke lënë pas dështimin në dashuri.

    Për herë të parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka folur pak kohë më parë për ndarjen nga bashkëshorti, aktori Bes Kallaku. Xhensila tregoi se përse e mori vendimin për t’u ndarë. Xhensila thotë se raporti me Besin kishte vite që ishte në krizë edhe në mënyrë që fëmijët e saj të kishin qetësi në të ardhmen, vendosi që të kërkojë divorcin.

    “Ka disa vite që ishim përpjekur të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos i dhënë fund. Por kriza ka gjithmonë në çift. Ne nuk e kishim ndarë akoma nëse donim të ishim ndarë apo bashkë. Por mendoj se në çdo marrëdhënie kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur në marrëdhënie ka debate, bëhet toksike. Bëhet e dëmshme për mua, fëmijët, edhe për të. Kështu unë mora vendimin për t’u ndarë. Në çift duhet bashkëpunim, duhet punë nga dy partnerët. Kam kuptuar që nuk duhet të luftojë veç njëra palë, por nga të dyja. Ishte një vendim i marrë nga unë. Më duhej mua ta bëja si hap pasi nuk shihja asnjë mundësi tjetër. Nuk është i lehtë divorci. Disa hapa sado të vështirë të jenë, duhet gjetur guximi për t’i marrë. Unë e gjeta forcën te fëmijët e mi, sepse doja që në të ardhmen fëmijët të kishin qetësi. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot botën, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre”, thotë Xhensila.

    Ishte Besi i pari që konfirmoi se mes tij dhe Xhensilës gjërat kishin përfunduar. Në programin “Ferma Vip”, ku Besi është edhe një nga moderatorët, ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar. Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Në zërin e tij dallohet një vuajtje nga ky divorc, ndërsa thotë se është mërzitur.

    “Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë, sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

  • Lajm ii KOBSHÊM, arsimi në zi! Mbyll sytë përgjithomë profesori i njohur ndër breza.

    Lajm ii KOBSHÊM, arsimi në zi! Mbyll sytë përgjithomë profesori i njohur ndër breza.

    Profesori i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë,

    Fatmir Mema nuk jeton më. Lajmi i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të shtune, duke lënë të pikëlluar familjen, kolegët dhe studentët e pafund që kishin mësuar prej tij.

    “Një lajm i trishtueshëm për familjen, miqtë, kolegët dhe studentët: ndërroi jetë miku ynë i jashtëzakonshëm, Prof. Dr. Fatmir Mema. Për mua ishte vëlla. U njohëm në vitin 1982 si bashkëstudentë të Ekonomikut dhe mbetëm miq të pandashëm për 42 vjet”, shkruan ish-ministri Arben Malaj.

    Edhe vetë profesr në këtë fakultet, Malaj thotë se Fatmir Mema ishte i palodhur për të ndihmuar studentët, por jeta e kishte përballur me pak sfida, siç ishte ajo e vdekjes së djalit 14 vjeçar pas diagnostifikimit me shëmundje të rëndë.

    “I palodhur për të ndihmuar çdo student dhe kolege të ri. Mbështetës i studentëve dhe kolegëve nga Kosova dhe Maqedonia. Fatmiri pati jo pak sfida në jetën e tij. Vdekja e Aleksit ishte një thikë në zemër që mbeti e ngulur deri në momentin që Zoti i dëgjoi lutjet e përditshme për t’u bashkuar.

    Prehu në paqe, i dashur mik i vyer i mijëra studentëve dhe kolegëve! Ngushëllime familjes! Do të jesh i paharruar për dashamirësinë, pozitivitetin dhe përkushtimin në shërbim të cdo studenti dhe kolegu”, përmbyll Arben Malaj.Biografi e shkurtër – Fatmir Mema

    Prof. Fatmir Memaj (1962) është profesor i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës që nga viti 2007. Ai ka qenë dhe aktualisht ishte Zëvendës Dekan (2003-2016 dhe 2020-) duke mbuluar menaxhimin ndërkombëtar të projekteve, Standardet dhe Sigurimin e Cilësisë. Është diplomuar për Bachelor në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, (1985), PhD (nëntor 1996).

    Interesi i tij kërkimor përfshinte: statistikat, demografinë, metodat dhe teknikat e kërkimit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin socio-ekonomik të fokusuar në vendet e Ballkanit. Ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Think Tank Shqiptar Social Ekonomik.

    Prof. Memaj është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Studime të Pyetësorëve – IASS (2000), anëtar i Shoqatës së Statisticienëve të Ballkanit (2000) dhe anëtar i Shoqatës Evropiane të Arsimit Ndërkombëtar – EAIE, (2011).

    Gjatë periudhës 1992-1993 ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes, duke mbuluar probleme ekonomike dhe gjithashtu, ka qenë dhe aktualisht po kontribuon si konsulent i disa kompanive ndërkombëtare dhe vendase, agjencive të administratës publike shqiptare dhe këshilltar me kohë të pjesshme në disa ministri shqiptare.

    Ai ka mbi 35 vjet përvojë në institucionet e arsimit të lartë dhe është autor dhe bashkëautor në 6 monografi, 5 përkthime librash, më shumë se 60 artikuj, më shumë se 100 punime konferencash dhe mbi 100 projekte kërkimore, duke qenë studiues, partner dhe koordinator i ekipit lokal.

  • E dh*nuan me shkop bejsbolli dje në Lundër, zbulohet arsyeja pse u rr*h djali i ish deputetit te PD

    E dh*nuan me shkop bejsbolli dje në Lundër, zbulohet arsyeja pse u rr*h djali i ish deputetit te PD

    Kristi Fufi, djali 19 vjeçar i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi është dhunuar brutalisht mbrëmjen e djeshme në zonën e Lundrës. Sherri ka ndodhur në një prej lagjeve më luksoze të periferisë së Tiranës, në “Long Hill Residence”, dhe Policia ka nisur hetimet.

    Mësohet se persona deri tani të paidentifikuar, kanë zbarkuar në lagjen e VIP-ave dhe kanë kërkuar Kristi Fufin. Pas kërkimeve dhe pyetjes së personave të pranishëm aty, ata kanë mundur të gjejnë Kristi Fufin dhe menjëherë kanë nisur ta dhunojnë.

    E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Djali i ish-deputetit është rrahur me shkopinj bejsbolli nga disa persona dhe ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe trup.

    Për pasojë, Kristi Fufi ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, ndërkohë që deri tani nuk ka një njoftim.

    Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një konflikt mes të rinjve ku është përfshirë Kristi Fufi dhe nuk ka lidhje me detyrën që ka mbajtur dikur babai i tij. Megjithatë, do të jenë hetuesit ata që do të zbardhin dinamikën dhe shkaqet e sherrit, pasi të pyetet dhe vetë 19 vjeçari.

    Dyshimet janë se djali i ish-deputetit Mhill Fufi i njeh personat që e kanë dhunuar dhe nga dëshmia e tij pritet të zbardhen dhe emrat e personave që e qëlluan me shkopa bejsbolli.

    “Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, njoftoi dje Policia e Tiranës.

  • Një falënderim i përjetshëm, Xheneta bën dicka që asnjë nuse sja ka bërë njerkës

    Një falënderim i përjetshëm, Xheneta bën dicka që asnjë nuse sja ka bërë njerkës

    Ish banorja e Big Brother Kosova, Xheneta Fetahu, gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ajo ka ndarë shpesh histori emocionale për jetën e saj dhe ka treguar respekt të veçantë për njerkën, Sabrijen, e cila ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e saj.

    Për të shprehur falënderimin dhe admirimin e thellë për të, Xheneta ka vendosur të bëjë një tatuazh të veçantë – emrin “Sabrije” të gdhendur në lëkurën e saj. Ky gjest simbolik tregon lidhjen e fortë emocionale dhe mirënjohjen e përjetshme që Xheneta ndien për gruan që ka qenë një figurë mbështetëse në jetën e saj.

    Me anë të këtij veprimi, Xheneta ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për publikun: familja nuk është gjithmonë vetëm ajo që na lidh gjaku, por mbi të gjitha ajo që na qëndron pranë me dashuri, përkrahje dhe sakrificë. /Prive By Liberta Spahiu

  • Vjen lajmi i keq për fundjavën, Lajda Porja flet për kthesën drastike të motit, ja cfarë pritet të ndodh

    Vjen lajmi i keq për fundjavën, Lajda Porja flet për kthesën drastike të motit, ja cfarë pritet të ndodh

    Kjo fundjavë, sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

    “E shtuna do t’i ketë mëshumti vranësira dhe reshjet prezente, parashikohet që të jenë herë pas herë me rrebeshe, kryesisht në zonat veriore, pjesërisht në qendër dhe më pak do të ketë jugu.

    Ndërkohë dita e dielë do të pakësojë ndjeshëm reshjet duke bërë që pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore të ketë momente të pikave të shiut dhe reshjet e shiut të izolohen kryesisht në veri dhe veri-lindor”, tha ajo.

    Temperaturat do të jenë në kufijtë e 25 gradëve gjatë së shtunës dhe të dielës veçanërisht në zonat bregdetare.

    “Nesër ka një rënie të lehtë, të paktën me 1 apo 2 gradë në shumë zona ku zbret termometri në 23 gradë dhe ngjitet sërish ditën e dielë me 25 gradë”, tha sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja.

    Java e ardhshme pritet të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike dhe rritje graduale të temperaturave nënvizojnë sinoptikanët.

  • Mos harroni çadrat me vete/ Nami sot, ja cfare pritet

    Mos harroni çadrat me vete/ Nami sot, ja cfare pritet

    Parashikohet rënie e lehtë e Vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të vranësirave dhe shirave.

    Më të theksuara shirat do të jenë në skajin Verior-Verilindor duke bërë që reshjet të jenë në formë rrebeshi, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit.

    Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, por me intensitet të ulët, përjashtuar zonat Juglindore të cilat do të mbeten me rrebeshe afat-shkurtra shiu si edhe mini-stuhi breshëri.

    Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Kuçovës.

    Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

  • Nena lindi femije me sindr*me d*wn dhe e braktis. Burri e divorcon dhe e rrit vete femijen

    Nena lindi femije me sindr*me d*wn dhe e braktis. Burri e divorcon dhe e rrit vete femijen

    Ky është Evgeny.

    Jeton në Rusi.

    Ai është i martuar, e do partneren më shumë se çdo gjë dhe kjo dashuri është gati të trefishohet sepse ajo është shtatzënë.

    Evgeny pret me ankth të mbajë djalin e tij në krahë.

    Në ditën e madhe hyn në sallën e lindjes, merr dorën e gruas, gjithçka shkon mirë.

    Misha lindi në kohën e duhur.

    Mjekët, megjithatë, u vjen keq, ai ka sindromën Down, fatkeqësisht nuk u shfaq gjatë kontrolleve.

    Gruaja fillon të qajë.

    Nuk pranon ta mbajë të voglin në krahë, nuk ia del dot, nuk e ka dëshirë ta jetojë atë jetë.

    “Të lutem, le ta japim për birësim” janë fjalët e saj.

    Evgeny është i dërrmuar. Ai përballet me një zgjedhje të tmerrshme.

    Të qëndrojë pranë gruas që dashuron, ndoshta të përpiqet të krijojë një familje përsëri, ose të kthejë përmbys ekzistencën e tij dhe ta rrisë atë fëmijë vetëm.

    Djali i tij, mishi i mishit të tij.

    Evgeny e përqafon të voglin në gjoks.

    Ai ndjen vetëm dashuri.

    Papritur gjithçka është e qartë. Nuk ka zgjedhje për të bërë.

    Nuk ka pasur kurrë.

    Ai divorcohet, pastaj merr Mishën e tij dhe e çon në shtëpi. Ai nuk ndjen zemërim apo inat. Ai vetëm dëshiron që djali i tij të rritet i dashur, i përkëdhelur, i lumtur, i përkushtohet me shpirt dhe trup atij.

    Ai studion, merr kurse për Trisominë 21, shpik një mijë lojëra për të stimuluar dhe argëtuar të voglin e tij.

    Ndonjëherë ai ka frikë të mos jetë në gjendje. Miqtë e tij, megjithatë, nuk heqin dorë për asnjë moment prej tij, i japin gjithçka që i nevojitet, me radhë janë me Mishën.

    Edhe gjyshja e do.

    Shtëpia e Evgeny është gjithmonë plot me njerëz, të qeshura dhe dashuri.

    Ata janë familjar.

    Evgeny ndihet si babai më me fat në botë.

    Misha nuk është barrë, as ndëshkim.

    Dhe një fëmijë. Është djali i tij. Dhe është një dhuratë!