Author: editorshqiplajme

  • Vjen lajmi i mirë për dollarin, ja cpo ndodh me euron

    Vjen lajmi i mirë për dollarin, ja cpo ndodh me euron

    Sot, më 26 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.4 lekë dhe shitet me 87.4 lekë.

    Euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

    Paundi britanik blihet me 114.8 lekë dhe shitet me 116 lekë

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 63.7 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • “Kam frikë mos bëhem si im atë”, Ermal Meta birëson dy vajza në jetimore në Shqipëri, i ndodhi e pabesueshmja

    “Kam frikë mos bëhem si im atë”, Ermal Meta birëson dy vajza në jetimore në Shqipëri, i ndodhi e pabesueshmja

    Këngëtari i njohur ndërkombëtarisht, por me origjinë shqiptare, Ermal Meta, ka rrëfyer një histori emocionuese nga jeta e tij. Në një intervistë për “Vanity Fair”, teksa ka folur për jetën artistike këngëtari ka treguar momentet kur është bërë baba.

    Ai është shprehur se ka birësuar dy vajza në jetimore në Shqipëri, por thekson frikën e tij më të madhe, pasi sipas tij mendonte se do të ishte si i ati i vetë.

    “Për vite me radhë kam menduar se nuk doja fëmijë, sepse kisha frikë se mos bëhesha si im atë. Nuk doja të riprodhoja atë model”, u shpreh këngëtari.

    Gjithashtu, Meta tregon se së bashku me partneren e tij, Chiara, kanë njohur 2 vajza dhe së shpejti ato do t’i bashkohen familjes së tyre në Itali, duke shprehur se i ka njohur ato në moshën 15-vjeçare.

    “Unë dhe Chiara, partnerja ime, për pak kohë do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, që deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I kemi njohur kur ishin 15 vjeçe, por për shkak se nuk jemi të martuar, nuk mund t’i adoptonim. Në qershor mbushin 18 vjeç dhe do të mund të vijnë të jetojnë me ne. Por, po ju them, ato janë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk kam folur kurrë më parë për këtë.

    Një verë, vajzat u larguan për të qëndruar me familje të tjera për disa javë. Kur ikën, unë dhe Chiara mbetëm në një heshtje totale. Bënin një zhurmë të madhe kur ishin aty, dhe papritur gjithçka u bë e heshtur. Fillova të qaj si fëmijë, nuk ndalesha dot. U mbylla në banjë sepse ndieja dhimbje. Njëra nga dy vajzat, ajo më e mbyllura, nuk pranonte kontakt fare. Me Chiaran ishte pak më mirë, me mua – hiç. E kuptova menjëherë çfarë traume kishte. Kur u ndamë, ajo doli nga shtëpia… dhe pastaj u kthye. E pyes: ‘Ke harruar diçka?’. ‘Jo’, tha. ‘Atëherë pse u ktheve?’. Dhe në atë moment, pa thënë asgjë, më vendosi kokën këtu. Aty unë u bëra babai i saj”, ka treguar ai.

    Ndërkohë, artisti me origjinë shqiptare ka rrëfyer se për shkak se ai dhe Chiara nuk janë të martuar ligjërisht, nuk mundet që të adoptohen vajzat kur janë nën 18 vjeç. Gjithashtu, ai tregon dhe momentin kur partnerja e tij ishte shtatëzënë me vajzën e tij biologjike, fëmijët e birësuar e kishin pritur shumë mirë.

    “Kemi ndjekur këshillat e murgeshës që kujdesej për to. Vajzat kanë mbaruar shkollën e mesme në Shqipëri, dhe tani që bëhen madhore, do të mund të jetojnë me ne. Kur u thamë vajzave që Chiara ishte shtatzënë, u panë me njëra-tjetrën… Unë i sigurova menjëherë: “Nuk ndryshon asgjë. Do keni një motër më shumë.

    Ato përpiqeshin të tregonin gëzim, por e kuptoj… në jetimore, kur vijnë çifte, vajzat më të mëdha rrinë gjithmonë në një cep, sepse e dinë që askush nuk i zgjedh. Ma kishin thënë vetë: “Të mëdhatë nuk i do askush’” Dhe unë iu përgjigja instinktivisht: “Po unë ju dua”, ka rrëfyer mes emocionesh Ermal Meta.

  • E rende! DH*NOHET br*talisht djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike(foto)

    E rende! DH*NOHET br*talisht djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike(foto)

    Krist Fufi, 19-vjeçari i cili mbeti i plagosur me sende të forta mbrëmjen e sotme pranë një rezidence në zonën e Lundrës në Tiranë, mësohet se është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi

    Fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.

    Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar, derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

    Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë. por nuk ka qëlluar. I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.

    Tiranë/Informacion paraprak.

    Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

    Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

  • Turqia nuk gjen qetesi, tr*nditet nga nje tjeter termet i forte

    Turqia nuk gjen qetesi, tr*nditet nga nje tjeter termet i forte

    Mëngjesin e sotëm në orën 10:20, një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar në veriperëndim të Turqisë, sipas një vlerësimi të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

    Epiqendra e tërmetit ndodhet në afërsi të Kutahya.

    Thellësia fokale vlerësohet në 12 kilometra.

    Deri më tani nuk ka raportime për dëme nga tërmeti.

  • CM*NDURI E MOTIT! Keni bërë plane për fundjavën? Lajda Porja zbulon surprizat e mëdha

    CM*NDURI E MOTIT! Keni bërë plane për fundjavën? Lajda Porja zbulon surprizat e mëdha

    Kjo fundjavë, sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

    “E shtuna do t’i ketë mëshumti vranësira dhe reshjet prezente, parashikohet që të jenë herë pas herë me rrebeshe, kryesisht në zonat veriore, pjesërisht në qendër dhe më pak do të ketë jugu. Ndërkohë dita e dielë do të pakësojë ndjeshëm reshjet duke bërë që pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore të ketë momente të pikave të shiut dhe reshjet e shiut të izolohen kryesisht në veri dhe veri-lindor”, tha ajo.

    Temperaturat do të jenë në kufijtë e 25 gradëve gjatë së shtunës dhe të dielës veçanërisht në zonat bregdetare.

    “Nesër ka një rënie të lehtë, të paktën me 1 apo 2 gradë në shumë zona ku zbret termometri në 23 gradë dhe ngjitet sërish ditën e dielë me 25 gradë”, tha sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja.

    Java e ardhshme pritet të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike dhe rritje graduale të temperaturave nënvizojnë sinoptikanët.

  • TR*NDITET TIRANA! Gruaja hi*dhet nga kati i 8, VD*S NE VEND

    TR*NDITET TIRANA! Gruaja hi*dhet nga kati i 8, VD*S NE VEND

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Don Bosko, Tiranë.

    Një 60-vjeçare me iniciale L.M është hedhur nga kati i 8 i pallati në të cilin banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar vendin dhe kanë mbuluar trupin e viktimës.
    Për momentin nuk dihet asnjë informacion rreth motivit të këtij akti tragjik.
    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak.
    Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.JOQ

  • Futbollistit te njohur i rr*mbejnë gruan dhe djalin e mitur, vete fshihet nen krevat(Foto)

    Futbollistit te njohur i rr*mbejnë gruan dhe djalin e mitur, vete fshihet nen krevat(Foto)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku mbrojtësit të Emelek, Xhekson Rodriguez, i kanë rrëmbyer në shtëpi gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar.

    Rodriguez ishte në shtëpinë e tij në Guajakuil, kur persona të maskuar i kanë hyrë në banesë. Ai është fshehur nën një shtrat teksa i bastisej shtëpia, ndërsa forcat e rendit konfirmuan para mediave se më pas personat e maskuar kishin marrë me vete gruan e tij dhe djalin 5-vjeçar.

    Ata i kishin marrë me vete pasi i kishin pyetur fillimisht nëse lojtarit ishte në banesë. Më pas, Rodriguez kishte parë nga dritarja se si rrëmbyesit kishin futur familjen e tij në një furgon dhe ishin larguar.

    Rrëmbimet e futbollistëve në këmbim të dëmshpërblimit për lirimin e tyre, nuk janë gjë e re në Ekuador. Më i fundit ishte në dhjetor, kur Pedro Perlaza i Kuitos u rrëmbye në qytetin e Esmeraldas. Ai u gjet i gjallë pak ditë më vonë.

    PANORAMASPORT.AL

  • Aksident i rëndë te Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit, dyshohet për VI*TIMA

    Aksident i rëndë te Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit, dyshohet për VI*TIMA

    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në dalje të Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

    Dy makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën në dalje të Tunelit, në afërsi të Kukësit.

    Dyshohet se si shkak i aksidentit, ka viktima.

  • SH*KUESE/ Gjimnazisti VR*T shokun E NGUSHTE dhe pla*gos tre të tjerë

    SH*KUESE/ Gjimnazisti VR*T shokun E NGUSHTE dhe pla*gos tre të tjerë

    Një djalë 15-vjeçar vrau një shok shkolle dhe plagosi tre të tjerë në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në qytetin perëndimor francez të Nantes, thanë autoritetet policore. BFM TV raportoi se studenti që vdiq ishte një vajzë dhe se tre studentët e plagosur ishin djem. Policia nuk konfirmoi moshën apo gjininë e viktimave. Stafi mësimor neutralizoi sulmuesin në shkollën Notre-Dame-de-Toutes-Aides, një shkollë private katolike, para se të mbërrinin forcat e rendit, tha një zëdhënëse e policisë.

    Ajo tha se nuk kishte asnjë të dhënë që të tregonte për një motiv terrorist. Studentët u mbajtën brenda shkollës pas sulmit të mesditës, por u lejuan të largoheshin në orët e pasdites nën mbrojtjen e policisë. Dhjetëra prindër pritën jashtë shkollës.

    “Po presim të mund t’i mbajmë në duar… për t’i ndihmuar ata të përballen me stresin që do të ketë shkaktuar kjo,” tha një prind i shkollës, Nicolas.

    Një shok i klasës së djalit tha për gazetarët se sulmuesi kishte shprehur simpati për Nazizmin.

  • MAS*KËR në Itali! Fqinji “i çmendur” VR*T çiftin e ri dhe më pas veten

    MAS*KËR në Itali! Fqinji “i çmendur” VR*T çiftin e ri dhe më pas veten

    Një ngjarje tronditëse ka trullosur qytetin e qetë të Volverës, rreth 25 kilometra nga Torino, ku një mosmarrëveshje për çështje bashkëpronësie përfundoi me tre viktima. Andrea Longo, 34 vjeç, shofer kamioni me precedentë penalë, vrau dy fqinjët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

    Sipas të dhënave të para, Longo shkoi në orët e para të mëngjesit në banesën e fqinjëve të tij në Via XXIV Maggio. Aty ndodheshin Chiara Spatola, 28 vjeçe, dhe i dashuri i saj, Simone Sorrentino, 23 vjeç. Pas një debati të ashpër, Longo nxori një thikë zhytjeje dhe i goditi disa herë të dy të rinjtë. Ata tentuan të shpëtonin duke dalë në oborr, por Longo i ndoqi dhe i vrau atje.

    Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të karabinierëve të Pinerolos dhe ekipeve të emergjencës 118, të tre personat u gjetën pa shenja jete në vendngjarje.

    Hetimet janë ende në fazat e para. Dëshmitë paraprake flasin për konflikte të vazhdueshme mes fqinjëve, si dhe për vendimin e çiftit të ri për t’u zhvendosur në një zonë tjetër, konkretisht në Rivalta Torinese.

    Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo ngjarje tragjike, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë mbledhjen e provave për të sqaruar plotësisht motivet e këtij akti makabër.