Author: editorshqiplajme
-
Pamjet TRO*DITÊSE, momenti kur avioni rrëzohet mbi një shtëpi, banesa shpërthen në flakë. Humbin jetën të gjithë personat në bord
Një avion është përplasur në një shtëpi në Minesota, duke bërqë që banesa të përfshihet në flakë. Për pasojë, të gjithë anëtarët e bordit në avion humbën jetën, por nuk dihet numri sa. -
“Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates SH*KON me deklaratën
Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale, si mjekësia dhe arsimi, dhe ndryshimi i madh mund të ndodhë në më pak se 10 vjet.
Gjatë një interviste me Jimmy Fallon në “The Tonight Show”, Gates theksoi se teknologjia AI do të mundësojë realizimin e detyrave që kërkojnë aftësi të specializuara njerëzore, duke bërë të panevojshme ekspertizën e njerëzve në fusha të tilla si mjekësia dhe arsimi.
Ai shtoi se këshillat mjekësore dhe mësimi i shkëlqyer do të bëhen falas në dekadën e ardhshme.
-
E TM*RRSHME! “Përfundova në spital në gjendje të fikti 4 herë”/ Tr*ndit gazetarja pasi konsumoi fileto me salmonelë!
Gazetarja Arestina Skënderi ka rrëfyer si përfundoi për ditë me radhë në spital nga salmonela e pulave që qarkulluan në Shqipëri pavarësisht se ishin evidentuar me bakterin e rrezikshëm.
Skënderi shkruan se kishte pësuar gjendje të fikti më shumë se 4 herë dhe se kishte përfunduar në spital.
“Para 1 muaj, pasi konsumova ushqim në një restorant që në përmbajtje kishte fileto pule, përfundova në gjendje të fikti prej me shumë se 4 herësh. Në analiza rezultoi se isha prekur nga një virus i “familjes së salmonelës”. U desh të shtrohesha në spital me ditë që të stabilizohesha…
Qartazi në Shqipëri, AKU-ja është institucioni më i papërgjegjshëm që ka ky vend. Prej vitesh dëgjoj që në tregjet tona vijojnë të qarkullojnë ushqime që jashtë janë të ndaluara apo kanë përmbajtje që dëmtojnë rëndë shëndetin dhe askund nuk merr masa të repta për të parandaluar situata të rënda.
Ajo që më shqetëson më shumë në këtë çështje është se tek çerdhet apo shkollat që shkojnë fëmijët konsumohet fileto e pulës. Kush na siguron ne që fëmijët tanë nuk kanë konsumuar nga ky produkt me salmonelë? Kush na siguron që ky produkt nuk është shpërndarë më parë në treg?? AKU, je institucioni që duhet të shkrihesh për paaftësinë që tregon prej vitesh”, shkruan Skënderi.
-
“A pe donë me e kqyrë…”, Rozana Radi zhvishet para Gjestit dhe i tregon atij gjithcka(Video)
Shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u “trondit” të shtunën pasdite nga një përplasje e ashpër mes Rozana Radit dhe Gjesti, një debat që eskaloi në një nga momentet më tensionuara të këtij sezoni.
Gjithçka nisi me një diskutim të zjarrtë mes dy banorëve, i cili u përshkallëzua deri në momentin kur Rozana kërkoi të shkonte në banjë për të bërë dush.
Por debati nuk u ndal as aty, pasi Gjesti e ndoqi brenda, duke vazhduar diskutimin dhe duke refuzuar të largohej edhe pas kërkesës së saj.
Në mes të tensionit, Rozana e sfidoi duke e pyetur: “Çfarë do këtu?”, ndërsa ai iu përgjigj: “Po du me të këqyr”.
Për ta ironizuar dhe provokuar më tej situatën, Rozana hoqi robdeshamberin dhe mbeti vetëm me të brendshme para tij, duke e bërë këtë skenë një nga më të komentuarat e natës.
Debati mes tyre vazhdoi për rreth një orë, me akuza, ironi dhe tone të larta, duke sjellë reagime të shumta nga publiku dhe fansat e reality show-t.
-
Pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë çahet toka në Myanmar, shihni pamjet TR*NDITESE(VIDEO)
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Myanmarin është rritur në më shumë se 1000, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura.
Një video e një çarjeje të madhe të tokës në Mandalay është publikuar së fundmi në rrjete sociale
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Myanmarin është rritur në më shumë se 1000, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura.
Një video e një çarjeje të madhe të tokës në Mandalay është publikuar së fundmi në rrjete sociale
Për kujtesë, kreu i ushtrisë së Myanmarit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar që të vijnë të gjithë ata që mund të ndihmojnë.
Bëhet e ditur se OKB-ja është tashmë në kontakt me autoritetet.
Sipas USGS, epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.
Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi zonën.
MASSIVE ground rupture/crack has appeared in Myittha, Mandalay Region, following the powerful M7.7 earthquake in Myanmar
pic.twitter.com/vFlPet0XPH
— Volcaholic
(@volcaholic1) March 28, 2025
-
E FR*KSHME! Shihni si uji i një pishine ‘fshin’ këmbësorët në Kinë, pas tërmetit në Mianmar(VIDEO)
Banorët e një qyteti në provincën jugperëndimore Yunnan në Kinë përjetuan momente tmerri kur uji nga një pishinë e një ndërtese u derdh në rrugë për shkak të tërmetit me magnitudë 7.7 në Mianmar që ka lënë pas mijëra të vdekur.
Videoja e kamerave të sigurisë kapi momentin kur uji nga pishina ra me forcë në rrugë, duke fshirë këdo që ndodhej në vendngjarje si një valë baticë.
Pamje të ngjashme të pishinave të shndërruara në ujëvara nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë u regjistruan dje në Bangkok.
WATCH: People swept away by water from rooftop pool during earthquake in Yunnan, China pic.twitter.com/grH9hb94XV
— BNO News Live (@BNODesk) March 28, 2025
-
Nuk ka fund TM*RRI për popullin e Mianmarit, pas tërmetit shkaterrues i ndodh tjeter TR*NDITJE
Vazhdojnë sulmet ajrore në Mianmar edhe pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë. Këshilli ushtarak ka vazhduar sulmet me dronë, duke përfshirë një në rajonin Sagaing, i cili ka parë dëme të mëdha dhe viktima nga tërmeti.
Sipas Forcave të Mbrojtjes Popullore të Komunës Chaung U, rreth orës 19:40 me orën lokale, fshati Nwe Khway në qytezën Chaung U, Sagaing, u bombardua dy herë.
Dy sulmet e tjera ishin në Ley Wah, në shtetin Kayin, pranë selisë së Unionit Kombëtar Karen dhe në Pyu në rajonin Bago.
Nuk ka ende informacion nëse ka pasur viktima apo të lënduar nga këto sulme.
Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në mbi 1000.
-
“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Porja: Duroni deri ditën e..
Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut.
Edhe pse nje rritje e lehte e temperaturave ditën e neserme, e premtja dhe fundjava priten me mot më te fresket.
Ditën e diel dhe të hëne rikthehet moti i kthjellët. Pas të hënës priten disa ditë me diell..
Megjithate sipas sinoptikanes, 10 ditët e para te prillit priten te jene te freskta dhe me pas pritet nje mot i ngrohte pse jo dhe per plazh..
-
Mbi 1 mijë të vd*kur nga tërmeti 7.7 rihter, por pse u godit aq fuqishëm ajo zonë?
Më shumë se një mijë persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm, 7,7 rihter që goditi Mianmarin.
Tërmeti preku rëndë qytetet Mandalay dhe Naypyitaë, duke dëmtuar spitale, ura dhe rrugë. Në Tajlandën fqinje, tërmeti shkaktoi nëntë viktima dhe shembi një ndërtesë në ndërtim në Bangkok, ku 30 persona mbetën të bllokuar nën rrënoja dhe 49 rezultojnë të zhdukur.
SHBA parashikon se bilanci i viktimave mund të arrijë mbi 10,000. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit ndërkombëtar, përfshirë një grup nga Kina, kanë mbërritur për të ndihmuar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.
Pse tërmeti në Mianmar ishte kaq i fortë dhe paralajmërimi që kishin dhënë kinezët
Mianmari shtrihet mbi Sagaing Fault, një zonë tejet aktive sizmike, ku pllakat tektonike indiane lëvizin me shpejtësi 49 mm në vit. Kur këto pllaka ngecin dhe më pas çlirojnë energji të grumbulluar, krijohen tërmete të fuqishme si ky i sotmi, shkruan A2 CNN.
Sipas USGS, tërmeti ndodhi në një thellësi prej vetëm 10 km, duke e bërë atë jashtëzakonisht shkatërrues për zonat e banuara. Goditja u ndje edhe në provincën Yunnan të Kinës, ku autoritetet kineze e matën me magnitudë 7.9.
Alarmi u lëshua edhe në Bangkok dhe qytete të tjera të Tajlandës rreth orës 13:30 me orën lokale. Lëkundjet e forta shkaktuan panik, ndërsa ndërtesa dhe infrastruktura u dëmtuan rëndë.
Profesor Bill McGuire nga University College London tha se ky është ndoshta tërmeti më i madh në Mianmar në 75 vitet e fundit. Ai paralajmëroi për rrezikun e pasgoditjeve të shumta, të cilat mund të shembin ndërtesat e dëmtuara dhe të rrezikojnë ekipet e shpëtimit.
Një raport i shkencëtarëve kinezë muaj më parë paralajmëronte se zona qendrore e Sagaing Fault ishte “e bllokuar” për një kohë të gjatë, duke sugjeruar mundësinë e një tërmeti të madh. Fatkeqësisht, paralajmërimet u bënë realitet sot.
Ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë, ekspertët theksojnë se mungesa e sigurisë në ndërtime e ka bërë situatën edhe më të rëndë. (A2 Televizion)
-
TR*NDIT Gert Ferra, zbulon të dashurin sekret të Eglit: Instruktor palestre, quhet..
I ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën dhe situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen. Teksa po diskutonin ata u ndalën edhe tek raporti i Eglit dhe i Gjestit për të cilin aktori u shpreh se:
Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë atë kthesën e madhe që ‘Unë nuk e bëj më për ty sepse kështu e do ti’. Egli ka gjërat e saj për të na thënë, pasi ka dalë jashtë ka kuptuar që Gjesti mund të ketë diçka të vetën.
Ai shtoi më pas se:
Kjo Egli a ka ndonjë gjë për të na thënë neve në fund të fundit apo do të vazhdojë të na tregojë që unë hyra në shtëpi për të pastuar imazhin dhe jam ajo goca.
Çfarë është kjo?! Po shikojmë çudira, kam për të thënë që kjo Egli ka pasur ndonjë lidhje para se të hyte në shtëpi? A ka lënë ndonjë gjë hapur?
Atalanta u shpreh se Egli ka thënë jo dhe që ka dy vite që nuk është e lidhur.
Gerti: Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.
Atalanta: Pra e ka sjellë dikush?
Gerti: Po, po.
Atalanta: Ju e njihni?
Gerti: Jo, atë e shkruan e gjithë dynjaja. Nuk e ka mohuar askush.
Atalanta: Ju e njihni atë djalin?
Gerti: Unë si emër e njoh, jo personalisht. Pse i bie në qafë këtij djalit tjetër, po e masakron këtu kur ti për vete ke skelete nën sirtarin tënd.
Atalanta: Keni një emër?
Gerti: Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër.
Gerti më pas u shpreh se:
Mua më vjen keq sepse po e masakron Gjestin e shkretë, nëse nuk do të kishte qenë ai nuk do dilte ai Xumi në radhë të parë kur nominoi veten dhe Xumin, nuk do ta nominonte kurrë ajo një si Xumi dhe ta nxirrte jashtë vetëm. E kam parë që më ka bërë copë mua dhe çdo banor të shtëpisë dhe nga krahu tjetër arritëm tek pika që thonim: “Do t’i flasësh Gjestit” dhe unë kam arritur deri te pika që kam dëgjuar “Mirë ua bën”.
Sot shikoj që i kthehet atij djalit, që e ka mbajtur në krahë.